Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një letër e cila mi derdhi lotët si shiu!Letër nga Zelanda e Re-MirëDon Fusha:Fort i nderuari z. Agim GASHI,

Shko poshtë

Një letër e cila mi derdhi lotët si shiu!Letër nga Zelanda e Re-MirëDon Fusha:Fort i nderuari z. Agim GASHI,  Empty Një letër e cila mi derdhi lotët si shiu!Letër nga Zelanda e Re-MirëDon Fusha:Fort i nderuari z. Agim GASHI,

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 01, 2012 7:09 pm

Një letër e cila mi derdhi lotët si shiu!Letër nga Zelanda e Re-MirëDon Fusha:Fort i nderuari z. Agim GASHI,


Një letër e cila mi derdhi lotët si shiu!Letër nga Zelanda e Re-MirëDon Fusha:Fort i nderuari z. Agim GASHI,  555697_392819117454694_426563527_n

Fort i nderuari z. Agim GASHI,

Mbrëmë këtu në Zelandë të Re, e kisha përvjetorin e parë që Nana më kishte ndërruar jetë. Gjatë gjithë ditës i kisha mbledhur lotët dhe pa ndalje i qortoja sytë të mos më tradhtonin para më të dashurëve të mi, kështu që fill pasi u sigurova se gruaja dhe vajza ishin në gjumë, hyra në dhomën e kompjuterit dhe librin e ëmbël (kujtimet mbrenda kokës time) që më mbeti nga Nana nisa ta shfletoj me këngët e saj e të mia më të dashura. Shiu s'kishte të ndalur nga sytë e mi e as bubullima e herë-pas-hershme nga goja ime. Pas diku 20 këngëve, papritmas, hyn gruaja në dhomë dhe më zbulon përkundër përpjekjeve të mia, se isha duke qarë. Dashuria ndaj saj, dëshira mos t'ia lëshoj edhe asaj qeshmen e lotëve ma ndal qeshmen time të lotëve. Pothuajse, automatikisht, i lë këngët mbrapa dhe Facebook-ut tim ia hapi dollapin Home! E para gjë që e gjej është lajmi yt. E dyta gjë që më ndodh pasandej është kujtesa e dy poezive zemër-prodhuara tuaja. E treta, si për sherr, rreshtat "Atdheu im, ma fal një varr". Shiqohemi me gruan, dhe e vërejmë njëri-tjetrin të shtangur nga lajmi dhe parandjenjat e rreme që i krijon frika. Shpejt ta jap komentin tim "Do të lutemi për Ty - Zoti i madh të të ndihmojë. Sukses, vetëm sukses dhe jetë të gjatë e të lumtur ishalla." dhe lutjet për Ty ma shëruan dhimbjen për Nanën dhe me lutje të kesh suksesin që ta dëshiron vajza juaj e gjithë dashamirët tjerë më mori gjumi, pasha Zotin. E disa prej mendimeve në atë ndërkohë ishin "O Agim GASHI, Kosova s'mund të të fal varr Ty. Je i pavdekshëm o burrë NJERI...po çka tu dha me thanë atë fjalë bre...ishalla s'ke ndjell kurgju me ata rreshta."

Sot, Facebook-u kontrollohej jo sa 'like' apo 'message' i kam por enkas të marr vesh lajme të mira për Ty. Dhe, pas shumë orëve të gjata, ai lajm erdhi, ani pse s'të është ndërruar mëlqia! Herr-i gjerman, të cilit s'po ia kujtoj emrin por vepra e të cilit do t'më shërbejë si shembull i mirë e human, mendoj, se ishte përgjigja e lutjes të gjithë dashamirëve Tuaj!!! Shumë lehtë ai Herr do t'mund t'ishte HORR i cili falë tërrpisë që kanë mjekët të eksperimentojnë sa më shumë apo falë sadizmit të njeriut të keq, do t'mund të ndodhte e kundërta - e me shnetë lojë nuk ka "Po e provojmë këtë mëlqi, t'baftë mirë...mos t'baftë çka me ba...shnosh". Por ja që deshti Zoti i madh, dhe nuk ndodhi lojë e tillë por e vërtetë e pa mohueshme se njeriun e mirë Zoti e ka nën mbikqyrje gjatë gjithë kohës.

Gëzohem, që na u ktheve përsëri dhe lutjet tona të të kemi sa më shëndoshë, sa më jetë-gjatë, do t'jenë gjithmonë të sinqerta e me plot zemër. Prandaj të lutem konsidero ta ndërrosh mendimin "Jamë i shqetsuar dhe tejet i revoltuar me veten dhe fatin tim. Në momente kyçe të jetës sime gjithmonë fati më ka tradhëtuar." sepse shqetësimet s'i takojnë njerëzve si Ti. Ti je një shpirt me vlerë të lartë, në gjuhën e Rumit, një laps i shtrenjtë e shumë i çmuar në dorën e të madhit Zot!!! E po ndodhi që nuk tu kujtua thënia e Rumit, po ta rikujtoj unë! "Aq sa din lapsi im se çka do të shkruaj, aq di unë..." Prandaj, të jesh i bindur se je me shumë fat, gjithmonë e në çdo kohë!!! Jo gjithkush mund të jetë Agim GASHI! E veç kush ka qenë, është dhe do t'jetë Agim GASHI?!



Të përqafon duke t'i dëshiruar t'mirat e ma të mirave
Mirëdoni



Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Sat Sep 01, 2012 7:39 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një letër e cila mi derdhi lotët si shiu!Letër nga Zelanda e Re-MirëDon Fusha:Fort i nderuari z. Agim GASHI,  Empty Re: Një letër e cila mi derdhi lotët si shiu!Letër nga Zelanda e Re-MirëDon Fusha:Fort i nderuari z. Agim GASHI,

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 01, 2012 7:11 pm

Kjo letër e ardhur nga Zelana e Re më ka emocionuar aq shumë saqë lotël e mi nuk kishin të ndalur nga emocionet e miku te rrespektuar Mirëdonit.

Ju falemnderit vlla i dashur Mirëdon.
Qofshi me bekimin e Zotit e të atdheut Ti dhe familja e Juaj bujare.
Me shumë përqafime për Ju Agimi!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një letër e cila mi derdhi lotët si shiu!Letër nga Zelanda e Re-MirëDon Fusha:Fort i nderuari z. Agim GASHI,  Empty Re: Një letër e cila mi derdhi lotët si shiu!Letër nga Zelanda e Re-MirëDon Fusha:Fort i nderuari z. Agim GASHI,

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 01, 2012 7:12 pm

Një letër e cila mi derdhi lotët si shiu!Letër nga Zelanda e Re-MirëDon Fusha:Fort i nderuari z. Agim GASHI,  418827_395526537183952_1651449263_n

Qofshi me kujtimin e përjetshëm të nës miku im!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një letër e cila mi derdhi lotët si shiu!Letër nga Zelanda e Re-MirëDon Fusha:Fort i nderuari z. Agim GASHI,  Empty Komente

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 01, 2012 8:10 pm

Një letër e cila mi derdhi lotët si shiu!Letër nga Zelanda e Re-MirëDon Fusha:Fort i nderuari z. Agim GASHI,  157714_100000718234208_1068204212_q

Dardan Alberti
Sinqeritetin une e vleresoj . Edhe nata e mbremshme ishte shuume e gjate per mua dhe familjen time ( sepse kuptuan nga une se Agim vllai u nise per ne salle te op.) , dhe mengjezi erdhe me nje frike se qpo ndegjojme apo qfare lajmi po marr
im . Mendja spo te shkon kah e mira o vlla . Kur e lexova letren e Agim vllait menjihere komenti im ishte se KJO ESHTE MJEKESI ... KY AKT QUHET BETIMI I HIPOKRATIT ... I lumte stafit mjekesor qe kan marre ate vendim ( qe ndoshta tek ne do te experimentonin ) . Qofsha i gabuar ... E pershendes Mikun e Mikut tim ,,, Suksese dhe fat paq Agim vllai ,,,
Një letër e cila mi derdhi lotët si shiu!Letër nga Zelanda e Re-MirëDon Fusha:Fort i nderuari z. Agim GASHI,  370584_1616051669_26638203_q
Albert B Karaxha .Mes gezimit te madh qe mora kete lajm te mire per ty z.Agim i nderuar dhe mik i mir per ne, perzemersisht nga Tirana te uroj sherim sa me te shpejt e shendet te plote. Miqesisht Alberti.
Një letër e cila mi derdhi lotët si shiu!Letër nga Zelanda e Re-MirëDon Fusha:Fort i nderuari z. Agim GASHI,  273267_100001032013630_3854118_q

Zhanberta Gjergji ‎........*Një letër e cila mi derdhi lotët si shiu!Letër nga Zelanda e Re-e derguar nga MirëDon Fusha**.....Eshte krejt e vertete ajo qe te shkruan ne letren e tij... Miku yt, ...dhe edhe une e bashkoj, mendimin tim me të dhe e perforcoj se : " Të jesh i bindur se je me shumë fat,.. gjithmonë e në çdo kohë!!! ....Jo gjithkush mund të jetë Agim GASHI! E veç kush ka qenë, është dhe do t'jetë Agim GASHI?! !!!

Një letër e cila mi derdhi lotët si shiu!Letër nga Zelanda e Re-MirëDon Fusha:Fort i nderuari z. Agim GASHI,  UlIqmHJn-SK

Besnik Goqi i nderuari dhe i dashuri i yne Z.Agim , me vije mire qe keni bere me mire dhe operacioni i juaj u kry me sukses , dhe keshtu qe te deshiroj rikthim te shpejt ne artin e juaj , me respekt te madh ndaj jush , i juaji Besniku ...

Një letër e cila mi derdhi lotët si shiu!Letër nga Zelanda e Re-MirëDon Fusha:Fort i nderuari z. Agim GASHI,  41429_644509076_101230151_q

Agim Gashi Besnik i dashur, nuk u krye fare operimi.Nga tavolina e operimit më hoqen për ndonjëherë tjeter!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një letër e cila mi derdhi lotët si shiu!Letër nga Zelanda e Re-MirëDon Fusha:Fort i nderuari z. Agim GASHI,  Empty Re: Një letër e cila mi derdhi lotët si shiu!Letër nga Zelanda e Re-MirëDon Fusha:Fort i nderuari z. Agim GASHI,

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 01, 2012 8:22 pm

Një letër e cila mi derdhi lotët si shiu!Letër nga Zelanda e Re-MirëDon Fusha:Fort i nderuari z. Agim GASHI,  260831_100000576103608_1785406786_q


Qazim Krasniqi · I nderuar baca agim ,duke lexuar shkrimin tuaj edhe une qe nuk ju njoh fare por kam ndegjuar emrin Agim Gashi fillova te dridhem e te rrenqethem per ate pershkrim qe e kishit bere,e kesaj i thon fat i hidhur i jetes,mirpo nje po ju them se ju qenekeni nje trim i madhe ,e trimat nuk dorezohen se edhe per trima zoti gjen sherimin.Mirpo edhe me fisnike pom duket sjellja e atyre mjekeve dhe motrave per at pune qe e po e bejen per sherimin tuaj .........Baca agim paramendoj gjanat po ju te ishit shtrir ne spitalet e Kosoves tone martire .... Tash ju uroj vetem fat e shendeti te ju vjen me fatin....
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një letër e cila mi derdhi lotët si shiu!Letër nga Zelanda e Re-MirëDon Fusha:Fort i nderuari z. Agim GASHI,  Empty Re: Një letër e cila mi derdhi lotët si shiu!Letër nga Zelanda e Re-MirëDon Fusha:Fort i nderuari z. Agim GASHI,

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi