Mirëdon Fusha:Nana jeme shembullore...Nana jeme hyjnore-Një vit!
Faqja 1 e 1
Mirëdon Fusha:Nana jeme shembullore...Nana jeme hyjnore-Një vit!
Nana jeme shembullore...Nana jeme hyjnore,
Një vit!
Një vit plot mërzi, huti, mospajtim, zbrastësi..., prej se të humba nga kjo jetë. Por, mbi të gjitha, krenari e pafund për mua që të pata Ty Nanë.
Nanë të keqe s'ka! Edhe nëse ka, të pakta janë ato, mirëpo, Nanë si Ti definitivisht s'ka. Ishe, je dhe do t'mbetesh Nana jeme ma e mira në krejt botën. T'i ceki arsyet pse, është e tepërt dhe s'më takon mua ta bëj atë. Prezenca Jote, në çdo vend la prapa nga një krua të pashterrshëm ku njerëzit që i deshe shumë, pa bërë asnjë dallim në ta, mund ta shuajnë etjen dashuri dhe njerëzi sa herë që kujtimi Yt në ta lind. Për këtë u bind edhe Mimoza në ditën kur u kurorëzuam. Në një zyrë zëri i Bashkim Brecës jehonte deri në kupë të qiellit se ç'farë Nane të mirë kam dhe se si kujtimi i tortës që ia përgatite për darsmën e tij, 26 vjet më vonë i dukej sikur po atë ditë. Sa më vinte turp nga modestia ndaj njerëzve të shumtë për rreth miliona herë më shumë e ndieja veten krenar në mbrendi. Në tjetrën zyrë poashtu, zonja Lepaja, e mahnitur nga prezenca e gjakut Tënd edhe pse Ti oqeane e oqeane larg saj, e mahnitë atë. Ajo, kur kupton pse jemi atu, e luan rolin e mbrojtësit tim. Me çdo kusht u mundua t'mos e përfundonte ceremoninë e kurorëzim-nënshkrimeve. Një herë Mimozës "A e din ti kë do ta kesh vjehërr?" tjetrën herë "Jo ti je shtetas i Zelandës nuk mundesh të kurorëzohesh këtu" dhe njëjtë disa herë me radhë derisa vërtet u bind se ne të dy vërtet ishim të vendosur të jemi burrë e grua. Asnjë pengesë më tej dhe pa kufi urime të sinqerta pasandej.
Prandaj...edhe them, Nana jeme e mira, se krua krijove kudo që lëshove këmbë. U ktheve te Zoti yt, faqebardhë dhe pa fjalë të keqe nga askush, madje as nga armiqtë e afërt, të largët dhe ata me maska natyrisht. E lumja Ti për veti Nana jeme. Melaqe e vërtetë ishe pasha Zotin, prandaj edhe mungon shumë. Sytë tanë sonte të mbështjellur me nga NJË ZOT e di sa rrathë lotë që mezi s'presin të shpërthejnë, veshtë tanë të shurdhuar pa më të ëmbëlën-muzikë zë Tëndin, mendja jonë e mbushur detaje e një viti më parë për çastet e para kur kuptuam se u ktheve te Zoti, jeta jonë veq e vështirë me mungesën Tënde thuajse dikujt nuk po i mjafton! I paska mbet jo-gjakut Tënd t'diskutojë se a ke vdek Ti apo jo ; se Ti paske vdekë të mërkurën siq thotë jo-gjaku Yt e jo të enjten! Ncncncncncnc! Kjo është ekspertiza e shpifësve. Tjetrin vit, hiç më larg, varrimin Tënd të ditës së madhe, Xhymasë, që e festove tërë jetën Tënde, nuk më çudit nëse jo-gjaku Yt e interpreton si ditë të martë. E se iu bashkove Zotit në Festë Bajrami, e thuhet që vetëm të zgjedhurit 'vdesin' në Ditë Bajrami, do ta shëndrrojnë në ditë bozh-hiçi të shkijeve. E krejt këto Nana jeme në fund më vërteton e ma thotë atë që e bërtiti Bashkim Breca, zonja Lepaja, ai, ajo, ata e ato pa kufi.
Gërshërët e vogla - lisin e madh munden vetëm ta rrisin edhe më lartë duke ia prerë fletët dhe degët e holla e të pa vlerë duke menduar se po bëjnë dëm.
Prandaj, e lumja Nana jeme Ti për veti e na që të patëm.
Një shfaqje disa-sekondëshe e melaqes dikujt, e mban atë forcë e krenari për sa t'jetojë. Po për ne, që ishe Melaqe gjatë tërë jetës?! Ç'farë force, ç'farë krenarie jep ai fakt dhe ç'farë dhimbjeje gjithashtu falë që s'të kemi më fizikisht??
Por, megjithatë, Nana jeme e mira, ngushëllimi im i kësaj radhe është : Kjo jetë është veç ëndërr!!! Dhe ëndërra, jetë në veti është! Apo jo? Mbrenda saj gëzohemi e hidhërohemi, pajtohemi e vallëzojmë, katrrithemi malit përpjet e rrëshqasim poshtë etj. Mbrenda po kësaj ëndërre të patëm edhe TY. Derisa ne ende vazhdojmë të ëndërrojmë Ti veq je zgjuar! Prandaj, sa jam i mërzitur aq jam i mençur të mos e teprojë!!! E di, do t'vie koha kur do t'zgjohem nga ëndërra, jeta e rrejshme, me zërin Tënd muzikë-të-ëmbël duke më thënë "Qu evladi i Nanës", pastaj, s'do t'ketë ëndërr më kurrë por veq jetë të pafund me Ty, Nucika e Jahja FUSHËN, e gjithë të dashurit e mi të shumtë të zgjuar tek Bota e Zotit të tyre, për t'mos ëndërruar më kurrë! E kush i do ëndërrat? Ato janë të rrejshme, zhgënjyese si për t'keq si për t'mirë. Gjithmonë zhgënjyese....
NANA JEME TË DUE SHUMË. Prezencën Tënde e ndiej kudo, si kurrë më parë. Para syve e mbrenda koke të kam, gati gjatë gjithë kohës. Kjo më knaq, kjo më mban të fortë e Ti si gjithmonë më fal vetëm Dashuri, Njerëzi, Hartë Zoti t'i gjej t'mirat më të mirat e mundshme. Nana jeme e mirë...kom përjetu shumë por që t'jetoj pa Ty e në anën tjetër të të ndiej pothuajse në secilin çast këtë nuk do ta kisha besuar. Po qaj, me sy te mbyllur e mbeshtetur ne Ty duke e ndegjuar nje prej kengeve tona (Shkurte Fejza "Kenge per Haxhi Zeken) por jam i kenaqur se me ben krenar qe pata dhe kam Nane si...vet Ti...Nana jeme ma e mira ne bote.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi