Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ruçi: 100-vjetori i pavarësisë e gjen vendin në udhëkryq

Shko poshtë

Ruçi: 100-vjetori i pavarësisë e gjen vendin në udhëkryq Empty Ruçi: 100-vjetori i pavarësisë e gjen vendin në udhëkryq

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 03, 2012 2:14 pm


Ruçi: 100-vjetori i pavarësisë e gjen vendin në udhëkryq



Ruçi: 100-vjetori i pavarësisë e gjen vendin në udhëkryq Largea_gramoz-ruci1346667848

Kryetari i grupit parlamentar i PS-së Gramoz Ruçi ka deklaruar sot se 100-vjetori i pavarësisë e gjen Shqipërinë në udhëkryq. Duke folur në seancën e Kuvendit, Ruçi theksoi se ky sesion parlamentar e gjen vendin me një president të zgjedhur në mënyrë të njëanshme.

"Sot çelin sesionin e ri parlamentar, sesion që përkon me 100-vjetorin e pavarësisë. Në virgjilje të 100-vjetorit sigurisht qytetarët që na kanë zgjedhur duan të dinë dhe të dëgjojnë nga ne se cilat janë arritjet. Arritja e parë është se na gjen me një president të ri, të zgjedhur në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca e cila sipas nesh nuk ishte një zgjidhje por një zgjedhje pasi ju e zgjodhët duke dhënë një mesazh aspak të mirë për shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Pa kaluar një muaj nga marrja e detyrës presidenti hodhi firmat e para. Presidenti nuk mori nishan kur në krye të KLD-së zgjodhi një militant partie, ku në SHISH vendosi një drejtues me një të kaluar të zezë që të kujton kohën e SHIK-ut të 92-97” tha Ruçi.

Gjithashtu, kreu i grupit të PS-së ripërsëriti edhe njëherë paketën e dorëzuar nga opozita për ndryshimet kushtetuese duke shprehur edhe njëherë qëndrimin e PS-së për kufizimin e imunitetit. “Ne i kemi paraqitur Kuvendit të Shqipërisë një paketë amendamentesh kushtetuese që kanë të bëjnë me një reformë thelbësore të sistemit të drejtësisë. Kemi propozuar që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë të zgjidhen me 3/5 e votave të parlamentit. Pra, të marrë fund zgjedhja nga një parti e vetme e gjyqtarëve. Gjithashtu kemi propozuar që edhe Prokurori i Përgjithshëm të votohet nga 3/5-at e deputetëve. Kemi propozuar po ashtu, që ministrat dhe deputetët të hetohen e gjykohen ashtu siç hetohen e gjykohen gjithë qytetarët e zakonshëm të këtij vendi – pra çdo politikan e sidomos pushtetar të gjykohet në gjykatat e zakonshme dhe jo nga gjyqtarët që i kanë emëruar vetë për të marrë pastaj shërbimet e tyre, siç ka ndodhur në disa raste flagrante korrupsioni në Gjykatën e Lartë me ministra të kësaj qeverie. Ndaj kush do barazinë para ligjit për qytetarin dhe pushtetarin në këtë vend, duhet ta votojë këtë ndryshim thelbësor” tha Ruçi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi