Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga Zonja e Zezë tek gishti i Erion Velisë, doracak i shkurtër si po përmbytet Edvini nga gabimet trashanike

Shko poshtë

Nga Zonja e Zezë tek gishti i Erion Velisë, doracak i shkurtër si po përmbytet Edvini nga gabimet trashanike Empty Nga Zonja e Zezë tek gishti i Erion Velisë, doracak i shkurtër si po përmbytet Edvini nga gabimet trashanike

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 21, 2009 2:33 am

OPINION


Nga Zonja e Zezë tek gishti i Erion Velisë, doracak i shkurtër si po përmbytet Edvini nga gabimet trashanike

21-04-2009 / Nga Kostaq Xoxa
Para se të hyj në temë, më duhet të pasqyroj, si nëntemë të këtij shkrimi, atë që mund të titullohet “Gënjeshtrat që mbeten, të majtizmit tonë”. Po rreshtoj menjëherë nja dhjetë prej tyre: Taksë votimi, studentët xhepshpuar, Trebicka dhe vrasësi, Gërdeci dhe zjarrvënësit, Dështimi zgjedhor i 28 qershorit, Zogu i vodhi florinjtë para se të ikte, Burgu i Nexhmijes si burgjet e Enverit, “Patriotizmi” i E.H. ndaj Kosovës, Edi Rama dhe karamelet e Berishës, Edi Rama dhe lulëzimi i Tiranës”.
Nëpër kafenetë, majtistë pa kulturë, gjer afër analfabetizmit, po na shesin politikë, me gënjeshtra të tilla. Prandaj më duhet të sqaroj këto mashtrime, që kanë zënë vend në trurin e fanatikëve, me bindjen se ata më pak të robotizuarit në tru, mund të kuptojnë se ndodhen para mashtrimesh.
1.Taksë votimi është dukshëm një çorientim që u bëhet njerëzve tanë. Është kosto dokumentesh tepër të rëndësishme, pavarësisht se ato janë të domosdoshme për një votim të ndershëm. Ato dokumente janë relativisht me çmime simbolike.
2. Sudentët s’kanë 200 lekë, për t’i zotëruar. Le të shihen kafet plot e përplot me studentë. Edhe mituraket shihen me celularë rrugës. 200 lekë janë sa 1/5-ta e kartës së celularit.
3. Tebicka u vra, nuk u aksidentua. Të gjithë e pamë atë fushë të madhe, ku ndodhi aksidenti i tij. Atentatori do të ishte menjëherë i zbulueshëm. Akt-ekspertiza amerikane i dha fund këtij mashtrimi.
4. Gërdeci. U bënë të gjithë trushkulurit gjykatës e prokurorë! Sikur të ishte e mundur fshirja nga defteri i kësaj fatkeqësie, më të dëshpëruarit do të ishin majtistët që kërkojnë të përfitojnë nga fatkeqësia, për interes zgjedhor. Më të gëzuarit do të ishin ata që u bënë viktimë e kësaj ngjarjeje. Në radhe të parë z. Fatmir Mediu. Ngritëm një supozim, për të kuptuar problemin. Mos të na shkojë mendja se po të ishte në fuqi e majta, do të ishte e pamundur ngjarja. Është fakt se ngjarje të tilla kanë ndodhur shumë, në kohën e tetëvjeçarit (Qafë-Shtama, etj.). Pavarësisht nga numri i atyre që humbën jetën. Është pra, një mashtrim që mbetet, ndër ata që e kanë bërë lajtmotiv: “Gërdeci, Gërdeci”. Madje është edhe mësymje kundër personave që duan t’i diskreditojnë: Ua vënë mbiemrin “Gërdeci”. Gati-gati sa s’thonë, se ajo që ndodhi, “u bë me dashje” (!). Pa e vrarë mendjen: Kujt i shërbeu?
5.Dështimi i zgjedhjeve të 28 qershorit. Edhe kjo thënie ka mbetur, në dashakëqijtë. Duhet korrigjuar në: “Manovrimet për dështimin e 28 qershorit” (Në vend që të paguajnë thërrimen, duhet të paguajnë qimet e kokës, për taksë gjelbërimi!).
6. Vjedhja e florinjve nga Zogu I është, po ashtu, një mashtrim. Mbreti mori vetëm paret e tij. Kjo është vërtetuar me prova. Më gjatë le t’i drejtohen historianit dhe arkivistit K. Dervishi, që t’ua vërtetojë sesi qëndron e vërteta. Mbretëresha Geraldinë shiti stolitë e saj, që kishte prurë nga Hungaria, kur ishte në mërgim. Nxirrni përfundimin...
7. Burgu i Neshmijes është parajsë, në krahasim me burgjet e E.H. Le të shihen dëshmitë e Ali Çenos, të bashkëshortes së tij, si edhe të Irinës ruse, bashkëshortes së Xhavit Sollakut me të dy binjaket e saj, që të vëreni ngjarje që të lënë pa frymë. Një njeri me thërrimen e ndërgjegjes nuk do të guxonte që të bënte paralelizma të tilla. Por Nexhmija mbetet gjithnjë në rol të propagandistes së indoktrinuar dhe indoktrinuese. Lexoni “Zonjën e Zezë”, ose “Gruan e djallit”, që po shëtit botën dhe po nderohet me çmime.
8. Enveri dhe Kosova. Lexoni librat mbi Alçide de Gasperin për të parë sesi statisti i madh italian i mbrojti Triesten, Venecia Xhulian dhe Polën, nga kthetrat e Titos, në Konferencën e Paqes. Enveri ia la fjalën përfaqësuesit jugosllav, për të folur për të drejtat tona! Njihet faktikisht kërkesa e këtij antishqiptarit tonë, për ta bërë Titon Sekretar të Parë të K.Q. të PK ....shqiptare! S’ka nevojë për më tepër, për t’u bindur se cili ka qenë E.H.!
9. A ju kujtohen ato karamelet e Berishës? Prapë, një mashtrim i radhës. Është fjala për “plumbat” në dritaren e Edvin Ramës. Qëllimi: që të merrte veturë të blinduar, si njeri i rrezikuar, që në hapat e parë të karrierës së tij bashkiake!
10. Lulëzimi i Tiranës. Me rrugët që bëhen liqen, me shiun e parë. Me sahatin qorr dhe me gropat në sheshin Skënderbej, ku thyhen amortizatorët e makinave! Me ndotjen që e kanë llogaritur me instrumente specialistë të paanshëm, një nga më të shpifurat në Europë e më tej. Me kazanët e plehrave pa kapakë mbwrthyes, ku të mbyt era e kalbjes në një rreze për më shumë se njëzet metrash! Me betonimin pa planrregullues dhe me pallatet ngjitur, jashtë kritereve urbanistike, ku rrugët ngushtohen aq shumë, sa nuk kalon dot makina zjarrfikëse, në rast zjarri! Vetëm një narcis si ai, mund të mburret me këtë gjendje...

Mashtrimi për përgojimin e vajzës së F. Balliut - Vajza e Balliut nuk është në moshë që të mos ketë të drejtë vote, si ato që merr E. Rama nëpër autobusë dhe i politizon (jashtë ligjit), duke bërë shoqatë zgjedhore nëpër të gjitha cepat e këndet e vendit, para se të fillonte fushata.
Duke qenë në moshë madhore, ajo i ka të gjitha të drejtat ligjore edhe për aktivitet privat.
Aktiviteti i parë i saj qe efemer (me jetësí punë ditësh). Pavarësisht se me cilën kompani, këtu e rëndësishme është se aktiviteti i saj financiar u mbyll pa asnjë veprimtari. Kjo gjë është e vërtetueshme.
Si pasojë, është abuzim keqdashës ajo e Erion Veliajt, që – në ballafaqim televiziv me të atin e kësaj vajze, - ngre para kamerës, sikur ka zbuluar levën e Arkimedit, një dokument që e konfirmon thënien e Balliut se ai i ashtuquajtur dokument ishte dokument nën thonjëza, domethënë një letër që s’gjeti zbatim.
Por ky fakt shpërfillej qëllimisht nga Erioni, i cili ia drejtonte objektivit të inçizimit, me gishtin te vula! Dhe regjistruesi nuk na la ta shihnim mirë debatin, se ra edhe ai, kameramani, në kllapinë sugjestionuese duke e ngurtësuar objektivin tek një copë letre, me vulë vërtet, por që ishte shndërruar në një copë letër, për shkak se askush nuk mund të thotë se sa u përfitua nga ky “biznes”, ç’jetëgjatësi pati kjo veprimtari, cilat ishin zyrat e këtij të ashtuquajturi biznes, etj.
Pra, le të themi se kemi të bëjmë me një të biznes të paqenë!
Kështu, ai gishti i Veliajt te vula, i mbajtur me një durim stoik gjatë të gjithë kohës që fliste Balliu, i bëri mjaft shikues të qeshnin në një mënyrë paksa ironike. Një mysafiri im, që kisha në shtëpi në atë çast, lëshoi edhe një batutë popullore. “U mbars mali dhe polli një mi!”. E kuptuan shumë mirë shikuesit demokratë se kërkohej që një çështje thuajse inekzistente kërkohej të bëhej si “Affaire Dreifus” e Emil Zolasë.
Sepse Erioni mbase ushqente iluzionin se e shpëtoi Ed Ramën nga sikleti i aferave të shumta me Delijorgjin, me licencat që përfitonte (jo pa kompensim, kuptohet) dhe synimi ishte: - Ja, u lamë! Por do të ishte një krahasim grotesk. Se atij do t’i duhet t’i përgjigjet edhe Topallit për denoncimin e takimit në Kretë!
Vajza e Balliut e bën gjumin e qetë për një veprim privat që u mbyll sa pa filluar. Por a thua se edhe Edvini bën gjumin e engjëjve, kur çështja e Delijorgjit është në hetim dhe hetuesit pa dyshim do të kërkojnë të dinë, përveç të tjerave, edhe si qëndron ai takimi i Kretës?
Të bësh të krahasueshme dhe të gjesh përngjasime në dy episode të tilla, kjo hyn në ato mashtrimet e radhës që përmendëm në fillim të këtij shkrimi. Hyn në gënjeshtrat që mbeten, - siç thamë që në fillim. Por mbeten, ama, në ata që nuk kanë arsyen e shëndoshë të kuptojnë mashtrimet që bien erë nga që janë fare të papërpunuara. Mashtrime të trasha, më shkurt.
Për fat të mirë, ata që bien në grackën e këtyre djallëzive, janë shumë të pakët.

Gazeta 55
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi