Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përmbajtja e letrës së Jahjagës për zgjatjen e mandatit të EULEX-it

Shko poshtë

Përmbajtja e letrës së Jahjagës për zgjatjen e mandatit të EULEX-it Empty Përmbajtja e letrës së Jahjagës për zgjatjen e mandatit të EULEX-it

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 04, 2012 4:53 pm

Përmbajtja e letrës së Jahjagës për zgjatjen e mandatit të EULEX-it




Përmbajtja e letrës së Jahjagës për zgjatjen e mandatit të EULEX-it Largea_jahjaga-presidente-deri1346716154
Radio Televizioni i Kosovës e ka siguruar letërkëmbimin ndërmjet presidentes Jahjaga dhe baroneshës Catherine Ashton, lidhur me mandatin shtesë të EULEX në Kosovë pas përfudimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.

Në letrën e presidentes Jahjaga, theksohet nevoja që ka Kosova për praninë e mëtutjeshme të EULEX-it gjatë periudhës së ardhshme 2 vjeçare. Gjithashtu presidentja e ftoi misionin e EULEX-it duke u bazuar në ligjet e aplikueshme të shtetit sipas kushtetutës dhe jo sipas rezolutës 1244.

EULEX-it në Kosovë, njëherësh edhe përfaqësuesit special të BE-së, u jepet statusi, privilegji dhe imuniteti i barasvlershëm me përcaktimin nga Konventa e Vjenës, thuhet mes tjrash në letrën e presidentes Jahjaga.

Ndërsa në letrën e baronshës Ashton që do t’i dërgohet nesër presidentes Jahjaga, të cilën e ka siguruar RTK-ja, ndër të tjera thuhet se e pranon ftesën për vazhdimin e përmbushjes së mandatit të EULEX-it në Kosovës në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Në vazhdim janë përmbajtjet e plota të letërave të Jahjagës dhe Ashtonit:

E nderuara Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian per Punë të Jashtme dhe Politika te Sigurisë, Baronesha Ashton,

Dëshiroj t’ju shpreh juve falënderimet tona më të sinqerta për kontributin e vazhduar të Bashkimit Evropian për stabilitetin dhe prosperitetin e Kosovës.

Në përputhje me nenet 17(I), 18(I) dhe 20(1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe duke e pasur parasysh përfundimin e mbikeqyrjes së pavarësisë së Kosovës të paraparë në Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, ne e mirëpresim praninë e Misionit të Bashkimit Evropian per Sundimin e Ligjit në Kosovë (”EULEX KOSOVO”).

Ne vazhdojmë ta mbeshtesim plotësisht mandatin e tij sipas përcaktimit nga Veprimi i Përbashkët 2008/124/PPJS, të miratuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian, me 4 shkurt 2008, të ndryshuar ne Aneksin IX, neni 2.3 i Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës dhe letrat e këmbyera te datës 17 shkurt 2008 dhe 8 gusht 2008.

Duke marrë parasysh qëllimin tonë për të fuqizuar edhe me tej sundimin e ligjit në Kosovë, ne e mirëpresim mbështetjen e vazhdueshme të EULEX.-it në Kosovë për të zhvilluar autoritetet tona, dhe në veçanti sistemin tonë gjyqësor. Mbi këtë bazë, unë i bëjë thirrje Shkëlqesisë Suaj, përmes kësaj letre dhe sipas autoritetit nga neni 19 dhe 20 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që të përgjigjeni duke e shprehur gatishmërinë e BE-së që të vazhdojë të ofrojë prokurorë, gjyqtarë dhe policë me përvojë dhe dije që të shërbejnë në Misionin EULEX në Kosovë.

Gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX.-it të cilët shërbejnë në kuadër të tij nga data e kësaj letre janë emëruar në bazë të Aneksit IX, neni 2.3 i Propozimit Gjithëperfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës. Unë i konfirmoj këto emërime. Gjithashtu, pas

përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë, EULEX-i mund ë emërojë gjyqtarë dhe prokurorë të tij, të cilët do t''''i zëvendësojnë ata të cilëve u skadon mandati. Këto emërime kryhen sipas mënyres së përshkruar në vijim:

Sipas nenit 84 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, unë kam fuqinë të emëroj dhe shkarkoj prokurorët dhe gjyqtarët sipas propozimit të trupave nominues. Neni 20 i Kushtetutes së Republikës së Kosovës i lejon Republikës që t''''ia bëjë delegimin e

kompetencave të caktuara organizatave ndërkombëtare për disa çështje specifike. Si Presidente, e kam për detyrë të siguroj që këto delegime të kenë një renditje të qartë.

Prandaj, unë konfirmoj se, në bazë të nenit 20 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës EULEX-it në Kosovë do t''''i delegohen kompetencat në vijim:

(a) për propozimin dhe emërimin e gjyqtarëve sipas nenit 108 respektivisht 84 të Kushtetutës, pas njoftimit që i bëhet Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe zyrës time me emrat dhe përvojat profesionale të këtyre, gjyqtarëve dhe

(b) të propozimit dhe emërimit të prokurorëve sipas nenit 110 respektivisht 84 të Kushtetutës, pas njoftimit që i bëhet Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe zyrës time me emrat dhe pojat profesional e këtyre prokurorëve.

Këta gjyqtarë dhe prokurorë të EULEX-it do të autorizohen sipas përshkrimit të dhënë në nenin 104 respektivisht 109 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve tjera përkatese.

Po ashtu, policët e EULEX-it do ta kenë autoritetin, pas njoftimit me emrat e tyre që i bëhet Ministrit për Punë të Brendshme për të punuar në nivel qendror (duke përfshirë edhe nivelin e ministrisë), rajonal dhe atë lokal. Sipas nevojës, stafi i EULEX-it autorizohet që të mbajë armë. Ndërmjet Misionit dhe Ministrisë për Punë të Brendshme do të arrihet një marrveshje lidhur me sistemin e regjistrimit të armëve të cilat i mbajnë një numer i kufizuar i stafit të misionit, duke e pasur parasysh nevojën e balancimit të kërkesave për transparencë për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe për mbrojtjen e një numri të caktuar të pjesëtareve të stafit për shkak të funksioneve të tyre.

Gjyqtarët, prokurorët dhe policët e EULEX-it do të vazhdojnë të shërbejnë në pajtim me ligjet e Kosovës, si është kërkuar edhe më herët në Aneksin IX, neni 2.3 i Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës. Kjo ftesë do ta mbështesë EULEX- in në mandatin aktual deri me 15 qershor 2014.

Varësisht nga vlerësimi i përbashket, kjo do të duhej të ishte data e pritshme e përfundimit të misionit EULEX në Kosovë.

Me anë të kësaj konfirmoj se TFHS me prokurorë dhe staf mbështetës nga EULEX-i do ta vazhdojë punën deri në njoftimin e Kosovës nga Këshilli i Bashkimit Evropian për përmbylljen e hetimeve ose të procedurave që janë si rrjedhojë e tyre.

EULEX-it në Kosovë, zyrave dhe personelit të tij (duke i përfshirë ekspertët në mision), njëherësh edhe Përfaqësuesit Special të BE-së (PSBE), zyrave dhe personelit i tij (duke i përfshirë edhe ekspertët në mision), u jepen statusi, privilegjet dhe imuniteti i barasvlershëm me përcaktimet nga Konventa e Vjenës, e dates 18 prill 1961, e zbatuar me anë të Ligjit Nr. 03/L-033 plr Statusin, Imunitetin dhe Prvilegjet e Misioneve

Diplomatike e Konsullore dhe të Personelit të tyre dhe të Prezencës Ushtarake Ndërkombltare dhe të Personelit tyre në Kosovë.

Me pranimin tuaj të ftesës së përmbajtur këtu, ne do te marrim përsipër, sipas nenit 18 dhe dispozitave tjera relevante të Kushtetutës dhe Ligjit të aplikueshem në Kosovë, dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë dhe/ose me PSBE, përmes Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit (BPBSL), çfarëdo përkushtimi shtesë ose modaliteti të nevojshëm për ta lehtësuar funksionimin efektiv të misionit EULEX në Kosovë.

Dëshiroj edhe njëherë që ta përsëris përkushtimin tonë të plotë për sundimin e ligjit për të gjithë qytetarët tonë. Unë ju falënderoj për kontributin tuaj të vazhdueshëm për paqe dhe stabilitet në Kosovës dhe e mirëpres vazhdimin e bashkëpunimit tonë të ngushtë duke kontribuar për një Kosovë shumetnike, demokratike dhe të begatshme, si dhe ta sjellim Kosovën sa më afër integrimit të plotë nëBashkimin Evropian.

Presidentja e Republikës së Kosovës

Letra e Baroneshës Ashton

E nderura zonja Presidente,

Me anë të kësaj po ju njoftoj për pranimin e letrës suaj në të cilën ju e keni ritheksuar përkushtimin tuaj të vazhdueshëm për bashkëpunim të plotë me misionin EULEX në Kosovë. Unë e pranoj ftesën tuaj të përmbajtur aty për vazhdimin e përmbushjes së mandatit të misionit EULEX në Kosovë në frymën bashkepunimit të

ndërsjellë.

Për hirë të qartësisë ju kam bashkangjitur një kopje të letrës suaj.

Dëshiroj ta shfrytëzoj këtë rast që t''''ju shpreh falënderimin tim të sinqertë për përkushtimin tuaj për t''''ia ofruar tërë ndihmën e nevojshme misionit EULEX- KOSOVË në kryerjen detyrave të tij në mënyre efikase dhe efektive në tërë Kosovën.

EULEX-i do t''''i kryejë detyrat e veta ashtu siç janë përcaktuar në veprimin e përbashkët 2008/124/CFSP per Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX KOSOVË i miratuar dhe ndryshuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian me 4 shkurt 2008.

EULEX-i do t''''i ndihmojë institucionet, autoritetet gjyqësore dhe agjencitë per zbatimin e ligjit në Kosovë në forcimin e mëtejmë të një sistemi gjyqësor të pavarur dhe shumetnik, si dhe të një shërbimi shumetnik policor dhe doganor në rrugën e tyre drejt përmbushjes së standardeve evropiane në fushat e tyre përkatese.

Kosova ka perspektivë evropiane sikurse i tërë rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Gjatë përmbushjes se mandatit të tij, EULEX-i do të kontribuoj në lehtësimin e përparimit të Kosovës drejt integrimeve të mëtejme në BE.

Në fund, pres që bashkëpunimi ynë i ngushtë të vazhdojë duke kontribuar kështu në forcimin e stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi