Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viktoria Xhako:METASTAZAT E KUJTIMEVE

Shko poshtë

Viktoria Xhako:METASTAZAT E KUJTIMEVE    Empty Viktoria Xhako:METASTAZAT E KUJTIMEVE

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 05, 2012 11:22 am

Viktoria Xhako:METASTAZAT E KUJTIMEVE    274781_100000525636701_1660095843_n

Viktoria Xhako:METASTAZAT E KUJTIMEVE
Nga vëllimi poetik “JETË”

Të dikurshmet rrugë, të gjitha, të takimeve,
I preka me sytë e gjakosur të zemrës.
Buzë tyre eca përhumbur mendimesh,
Gremisur në tokë si të vyshkurat gjethe pemësh.

Flokët, me vetëtima ia lidha erës,
Trurin zhvesha kokës, e flaka në hon.
Rrënjët e kujtimeve nuk m’i shkulen zemrës,
Korbat, pa mëshirë, rrëmojnë në kafkën bosh.

E dallgët lozonjare, të egra, gënjeshtare,
Të thyera, të thërrmuara qetësohen në breg,
Por thellësive të skëterrshme, të zeza,
Tajfunet vrundullojnë të frikshëm, të pabesë.

Metastazat e kujtimeve gërryejnë jetë.

E premte 13 korrik 2012 ora 11:45
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

Viktoria Xhako:METASTAZAT E KUJTIMEVE    564746_502949756399208_1218685770_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi