Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halil Xani:S`ËSHTË KOHA PËR PËRRALLA

Shko poshtë

Halil Xani:S`ËSHTË KOHA PËR PËRRALLA Empty Halil Xani:S`ËSHTË KOHA PËR PËRRALLA

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 05, 2012 11:54 am


Halil Xani:S`ËSHTË KOHA PËR PËRRALLA 422586_435296899850020_1778910584_n

Halil Xani
S`ËSHTË KOHA
PËR PËRRALLA



Gjyshi thoshte kur ishte i ri
Turp të mbahet në prehër djali
Tash nipërit i hipin në shpinë
Dhe i bërtasin hajt di, di, kali.

Nipër e mbesa kinse në lojë
Gjyshit ia heqin edhe plisin
Besa shpesh në prehër e pshurrin
Nuk mërziten abdesin që ia prishin.

Gjyshi për odën ka nostalgji
Ku rrinin burra e pleqnarë
E jo si tash në dhoma grash
Fëmijët ta bëjnë kalë e gomar.

Në këtë kohë të internetit
Tha një plak nga Rezalla
Gjyshe e gjyshe s`janë për muze
Edhe pse s`është kohë për përalla.


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi