Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pritet akuzë e re ndaj Fatmir Limës

Shko poshtë

Pritet akuzë e re ndaj Fatmir Limës Empty Pritet akuzë e re ndaj Fatmir Limës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 05, 2012 7:56 pm

Pritet akuzë e re ndaj Fatmir Limës


Pritet akuzë e re ndaj Fatmir Limës Largea_fatmir_limaj1346837718
Një akuzë e re ndaj deputetit të PDK-së Fatmir Limaj, kësaj radhe për shkak të dyshimeve për korrupsion gjatë mandatit të tij si ministër i transportit, pritet t’i dorëzohet gjykatës kah fundi i muajit shtator ose në fillim të tetorit.

Burime të Gazetës Jeta në Kosovë në prokurorinë e vendit thonë se rasti i ish-ministrit të transportit dhe nënkryetarit të PDK-së, Fatmir Limaj, është në përfundim e sipër dhe pritet që të finalizohet kah fundi i shtatorit apo fillimit të tetorit.

Sipas tyre, rasti kundër Limajt do të përfshijë atë, ish-drejtorin e prokurimit në MTPT, Nexhat Krasniqi, dhe shtatë persona tjerë.

Misioni europian në Kosovë për sundim të ligjit, EULEX, në kuadër të hetimeve ka marrë disa mostra të asfaltit të shtruara gjatë kohës kur Limaj ishte ministër i Transportit.

Limaj, tash deputet në Kuvendin e Kosovës, kishte nisur të hetohet për veprën penale të korrupsionit në prill të vitit 2010. Në këtë muaj ai edhe ishte marrë në pyetje për herë të fundit nga hetuesit e EULEX-it. Hetimet kishin mbaruar në prill të këtij viti.

Më 27 prill 2010 ishte bastisur MTPT-ja, vendbanimet e Limajt por edhe zyra të kompanive private që janë marrë me shtrimin e rrugëve si dhe banesa vendbanimi e ish-shefit të prokurimit të Ministrisë, Nexhat Krasniqit.

Në maj të këtij viti, Limaj ishte shpallur i pafajshëm në të gjitha pikat e një akuze tjetër - për krime lufte, për shkak të mungesës së provave.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi