Surroi: Jahjaga të dorëhiqet e të kërkojë votën si kandidate e PDK-së
Surroi: Jahjaga të dorëhiqet e të kërkojë votën si kandidate e PDK-së
Surroi: Jahjaga të dorëhiqet e të kërkojë votën si kandidate e PDK-së
Tiranë, 5 shtator – Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, do të bënte mirë nëse do të jepte dorëheqjen dhe të deklarohej si kandidate presidenciale e Partisë Demokratike të Kosovës. Kështu ka thënë publicisti kosovar, Veton Surroi, të martën mbrëma, në një intervistë për TV Orta News, në Tiranë.
Surroi, si mysafir në emisionin “Tonight” të gazetares Ilva Tare, ka folur për shkëmbimin e tij me ish-ambasadorin amerikan në Kosovë, Christopher Dell, për qëndrimin e tij për zgjedhjen president të Behgjet Pacollit, ndërsa ka dhënë edhe vlerësim për kryeministrin Thaçi dhe deklarimet e tij në lidhje me kredibilitetin që buron nga zgjedhjet, duke thënë se Thaçi “ka pak kredibilitet moral për të folur për zgjedhjet, sepse ai është në krye të një organizate, e cila është marrë me vjedhje industriale të votës”.
Surroi po ashtu ka folur për veriun e Kosovës, për dialogun me Serbinë, për disfatën zgjedhore të partisë së tij të dikurshme ORA, për opozitën e tanishme kosovare, si dhe ka dhënë vlerësimet e tij për situatën dhe lidershipin aktual në Shqipëri.
I pyetur, ndër të tjera, se çfarë i kishte shkruar z. Dell në emailin e 11 shkurtit, kur ia propozuat termin president konsensual, Surroi u përgjigj: Unë nuk e kam fshehur që kam qenë kundërshtar i zgjedhjes së z. Pacolli si kryetar i vendit. Mendoj se ka qenë i dëmshëm për Kosovën. Ai mund të jetë i mirë për veprimtari të tjera, por nuk është i mirë për përfaqësimin e Kosovës. Ka një emër të keq dhe mendoja se nëse partitë politike për shkak të rezultateve kanë mundur të largonin çështjen e presidentit nga pazarllëqet politike, pra të krijojnë një figurë konsensuale kushdo që të ishte ai, atëherë do të hiqej nga rendi i ditës edhe çështja e shantazhit, të cilin e bënte z. Pacolli me votat e fituara nga ai.
Ndërkaq nëse në fakt dëshironte të bëhej vetë president i Kosovës dhe ai ia shprehu këtë ambicie z. Dell, Surroi sqaroi se ftesa e z. Dell ka qenë përderisa isha në Qerret, këtu në Shqipëri. Ai më thirri në telefon, më tha se kam një ide, të lutem eja në Kosovë të bisedojmë, të organizojmë një darkë etj. Kjo ishte e gjitha.
Ideja ishte e ambasadorit. Në momentin kur do të dua të bëhem president, do të kandidohem ose do të më kandidojnë, dhe nëse kjo ndodh, atëherë ju premtoj se ju do të jeni televizioni i parë në Shqipëri që do ta merrni vesh.
Surroi po ashtu ishte i qartë nëse presidentja Jahjaga duhet të japë dorëheqje. “Mandati i zonjës Jahjaga ka qenë që të rrinte në atë post derisa të krijohej baza e ndryshimeve të reja kushtetuese. Drafti është gati dhe ai mund të hyjë në fuqi në momentin kur fillimisht zonja Jahjaga jep dorëheqjen dhe pastaj partitë politike e votojnë këtë proces dhe e hapin çështjen e presidentit për votë popullore. E mira e së mirës ka qenë që në një proces, për shembull sot, zonja Jahjaga meqenëse ka përkrahjen e PDK-së, ta tërhiqte këmbën e hairit dhe t’u thoshte që unë po jap dorëheqjen dhe po bëhem kandidate e PDK-së” (botohet e plotë në rubrikën ‘Intervista’ të portalit Koha.net).
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Presidentja Jahjaga nuk do të dorëhiqet
» Dorëhiqet Gordana Jankullovska
» Dorëhiqet shumica e Kryesisë së PDK-së në Lipjan
» Sahatqija: Vetëvendosje ka shfrytëzuar votën tonë
» Azem Syla dorëhiqet nga komisioni i UÇK-së
» Dorëhiqet Gordana Jankullovska
» Dorëhiqet shumica e Kryesisë së PDK-së në Lipjan
» Sahatqija: Vetëvendosje ka shfrytëzuar votën tonë
» Azem Syla dorëhiqet nga komisioni i UÇK-së
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi