Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faik KRASNIQI:Një komb, një pasaportë!

Shko poshtë

Faik KRASNIQI:Një komb, një pasaportë! Empty Faik KRASNIQI:Një komb, një pasaportë!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 06, 2012 10:17 am

Faik KRASNIQI:Një komb, një pasaportë!
Faik KRASNIQI:Një komb, një pasaportë! FAIKUtrhyrt

Një komb, një pasaportë, është deviza më e bukur e kësaj demokracie që deri tani ka qenë një karikaturë, por tani po merr trajta të vërteta demokracia moderne, sepse patriotizmi i jep aromën lirisë e demokracisë, i jep kuptim jetës së qytetarëve, i bën ata tamam njerëz modernë dhe të përgjegjshëm për fatin e shoqërisë, kombit dhe atdheut ku jetojnë. Kjo është tamam moto e kulturës moderne perëndimore.[/b]

Në të kundërt një demokraci pa patriotizëm, nuk është gjë tjetër veçse një skllavëri shpirtërore kundrejt ndjenjave më të përçudnuara të njeriut që janë të njëjta me qenin, pasi vetëm qeni nuk ka respekt për atdheun e tij dhe leh për atë që i hedh një kockë, mjafton që qeni të jetojë mirë, por s’ka rëndësi se ku jeton. Qeni, si kafshë që është nuk ndjen detyrime për vendin e tij. Ai ndjen detyrime vetëm për atë që i hedh kockën… Këtë mentalitet kafshëror, kjo klasë politike e mbushur me kaurrë, spiunë të ndyrë të grekut e serbit, kërkon të injektojë tek populli ynë. Por e ka kot. Ndaj dhe kjo klasë politike është kundër Aleancës Kuq e Zi. Sepse thjeshtë janë spiunë dhe mundohen të gjejnë justifikime të tilla të fëlliqura kundër kësaj që thotë Kreshniku që e fyejnë popullin tonë dhe çdo popull që e dëgjon këtë lloj teorie të tyre për progresin dhe modernizmin… por pa patriotizëm. Këta kaurrët kanë shumë të meta, por e meta më e madhe e tyre është se gënjejnë sikur janë në klasë të parë. Të fyejnë intelektin nga mënyra se si mundohen të gënjejnë këta palaço që e mbajnë një dorë në bakllava dhe një në revani.

Një komb shqiptar, një pasaportë shqiptare!

Një komb shqiptar, një pasaportë shqiptare duhet të jetë motoja e qeverisë shqiptare tani e tutje. Qeveria shqiptare duhet urgjentisht t'u japi pasaporta shqiptare të gjithë shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Kosova Lindore (Preshevë, Bujanovc, Medvegjë), Çamëri dhe Diasporë. Ambasadat shqiptare në Kosovë, Maqedoni, Kosovën Lindore dhe Mal të Zi të hapin nga një zyrë ku të regjistrojnë gjithë shqiptarët sipas vendeve përkatëse dhe t'i pajisin me pasaportë shqiptare. Po e bëri këtë Sali Berisha, do ngelet në jetë të jetëve njeriu më i madh i shqiptarëve. Madje, ju duhet dhënë pasaporta shqiptare edhe shqiptarëve në Greqi. Ambasada shqiptare në Greqi duhet të kontaktojë me Organizatën e Arvanitasve me qendër në Athinë dhe ata pastaj do i orientojnë se kujt t'i jepet pasaporta shqiptare. Në Greqi është edhe një komunitet shqiptar që e quajnë vetën tamam shqiptarë. Ata janë me origjinë të largët nga Kolonja dhe njëri prej tyre është stërnip i Fan Nolit. Këta shqiptarë jetojnë në Arvano dhe janë të betuar pro shqiptarë. Janë videot në you tube për ta, ku ata thonë pa frikë se janë shqiptarë. Pastaj konsullata shqiptare në Janinë duhet të kontaktojë me çamët ortodoksë në zonën e Çamërisë, se edhe ata e konsiderojnë vetën shqiptarë.

Ndaj t'u jepet pasaporta shqiptare edhe atyre, se janë vëllezërit tanë. Në gjithë botën, nëse ke një rrënjë në shtetin amë, merr shtetësinë e atij shteti. Të gjithë pa përjashtim, dhe do të përmend disa shembuj: Argjentinasit me rrënjë në Itali, marrin shtetësi italiane. Gjithë ata që kanë rrënjë gjermane (stërgjysh ose çdo gjë), marrin shtetësi gjermane. Izraeli e njëjta gj. Sllavomaqedonasit marrin shtetësi bullgare. Sllavomaqedonasit nga Maliqi marrin shtetësi maqedonase. Greqia bën të njëjtën gjë. Franca, Anglia, gjithë sllavët – mjafton të tregosh një farë rrënje. Të gjithë ata që mund të vërtetojnë rrënjë shqiptare kudo në botë, duhet automatikisht të marrin shtetësinë sepse është turp dhe antikombëtare të lihet ashtu si është tani. Kjo s’ka lidhje në sa shtete janë shqiptarët, ka lidhje me rrënjët në shtetin amë. Është jologjike gjendja e tanishme. Të gjithë për një, një për të gjithë. Një komb shqiptar, një pasaportë shqiptare! Sa më shpejt është më mirë. Gjithë shqiptarët e trojeve etnike shqiptare duhet të shkojnë në Tiranë, të protestojnë para qeverisë shqiptare dhe të kërkojnë pasaporta shqiptare. Në këtë mënyrë edhe bëhemi një komb, por edhe shqiptarët do lëvizin lirisht nëpër Evropë.

PS; Në fund do thosha një përshëndetje vëllazërore Kreshnikut. Bravo Kreshnik. Të lumtë. Me veprimet inteligjente patriotike (sidomos për nismën një komb, një pasaportë) të Kreshnik Spahiut dhe Aleancës Kuq e zi, spiunët e grekut dhe serbit po ngordhin si insekte të pështira. Ata janë në grahmat e fundit dhe e shikojnë plot tmerr pajisjen me pasaportë të të gjithë shqiptarëve, sepse në këtë mënyrë ata ngelën pakica e pakicës dhe merr fund njëherë e mirë ëndrra e tyre e fëlliqur pro ndyrësirës Greqi.

Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të ''ALEANCA KUQ E ZI''
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi