Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tekste këngësh të vjetra

Shko poshtë

Tekste këngësh të vjetra Empty Tekste këngësh të vjetra

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 17, 2008 1:23 am

Tekste kengesh te vjetra I




Permblodhi: Agim Gashi


 


UNË TY MOJ TË KAM DASHTË


 


Unë ty moj të kam dashtë-ije,
Prej së vogli der`  n´pleqni.
S´të vjen keq-e, ije,
me më lanë aman,
e të marrish hajde tjetër njeri.


 


Syt e mi moj kjajnë, lotojn-e, ije,
kjajnë e rrjedhin si peri.
Ah moj zemër-ije,
shum durove aman,
digju, digju hajde bre shpirti im.


 


2
ME LULE T`BUKRA


 


Me lule t´bukra
Dua me t´punue
Vashë nji kunorë.


Por s´ja di kangës
Me ja fillue
Sikur ma parë.


 


Janë vyshkun lulet
Për mu s´kann erë
N´ma t´bukren stinë.


Ajo që vinte
Sikur hera tjera
Fushë e lëndinë.


 


As karanfili
As drandofili
Për mu s´kan erë.


Ajo që m´gzonte
Sikur hera tjera
Ma sáshtë në jetë.



3
ME PAKË BEJTE


 


Me pak bejte moj du me t´than-e,
E nji k´shtu du me fillz´.


Oh ! prej merakut moj qi m´ka zan-e,
M´dridhet moj zemra tuj t´shiku-e.



Zemrën tande moj unë ta njofta,
M´paske dashtë me politik´-e.
Oh ! kur mi çojshe do letra t´ftofta,
anë për anë ç´ma ke ngul nji thik-e.


 


Po i kaloj malet tuj kja-e,
emnin tand moj tuj ta thirr-e.
Oh! Zani jem shkon moj për hava-e,
N´zemër tande moj tu baftë bir´-e.


 


Droju pak moj nam´ve  t´mija,
se t´birojnë anë për anë.
Oh! Të nam vetja moj t´namin f´mija.
Që i le pa t´zezën nanë.


 


4
PËRMJEDIS PAZARIT DURRSIT


 


Për mjedis t´pazarit t´Durrsit,
Mos ma hudhë dorën serbez.
Gocë e vogël ma nep besën,
se për ty moj do të vdes.


 


Dallandyshe për hava,
Sa m´ka marrë malli me t´pa.



Dallëndyshe te përpjetë,
Ke me m´lypë e s´ke me m´gjetë.


Ja sáman o bir i Bumqit,
mos mi m´lo vetllat me fes.



Gocë e vogël ma nep besën,
se për ty moj do të vdes.


Dallëndyshe vaj,vaj,vaj,
Sa m´ka marrë malli me t´pa.



Dallëndyshe hej,hej,hej,
Ke me m´lypë e ske me m´gjetë.


 


5
BASH N`LEZETIN E MUHABETIT


 


Bash n´lezetin e muhabetit,
M´prune kafen o për me pi.
Aman buza mu dridh prej kijametit,
Filgjani në dorë mu ngri.


 


Du´rt mi kishe si hakiku,
gishtat e tu moj qelibar.
Aman shum hallet që na i ka  ashiku,
Kur mendon o se del n´behar.



Flok´t  mi kishe moj krela, krela
E me ty m´shkoj mundi o kot.
O zot në të ardhsha moj ma kah dera
Zot në shpi mos vafsha shnosh.


 


6
NA LEU DIELLI


Na leu dielli n´at  buzë mali,
gjithë dynjan e ka shëndrit.
Ku po i qojshin ije,
me du´r  lidhun, aman,
Në hapsane t´Shkodrës me i mbyll në dry.
Vaj,vaj,,sharroj goca hajde e dogj kalan;
Hej,hej,pijmë raki e hajde moj mos u dej.


 


Qysh prej Durrsit, deri n´Sh´jak.
Çojnë syrgynat,n´syrgitar.
Moj hapsane ije,
Ty t´kall´t  zjarmi,aman.
Qysh na i more hajde k´ta dhejm të ri.
Vaj,vaj,sharroj goca hajde moj dogj kalan.
Hej,hej,pijmë raki e hajde moj mos u dej.


 


7
NË AT FUSHË T`MEJDANIT


 


Oh! Në at´ fushë t´mejdanit,
Shkon e vjen dynjaja.
Ktheva syt prej hallit,
Ç´u  dogj fukaraja.


 


Oh! Mori shtat Selvije,
Shikjo ne qitap-e.
Fol me gojë Nurie,
se ke shum sevap-e.


 


Oh! Shka po thot jot´ nan-e,
di´e nëpër di-e.
Ven dallfes me njan-e,
n´daç me n´zanë arshik-e.


 


8
Ç`ËSHTË AJO QË PO ZBRET NGA MALI


O ç´është ajo që po zbret nga mali,
Me të zeza veshun-o, nga mal´sia jonë po zbret, ore.
Hej zum paria-ri-ra-ra-ra.
Hej zum paria-ri-ra-ra-ra.


 


Flokët e saja shpatllat e argjenta,
Drandofili kuq e zi, për kujtim të dashunis, ore.
Hej zum paria-ri-ra-ra-ra.
Hej zum paria-ri-ra-ra-ra.


 


O edhe në vdeksha ska kush për me m´kja e,
Nji qiri mbi vrrin-e, ska kush të ma ndezi mu,ore.
Hej zum paria-ri-ra-ra-ra.
Hej zum paria-ri-ra-ra-ra.


 


9
BASH N`ZEMANIN E DJELMËNIS


 


Bash n´zemanin e djelmnis-e,
ç´mu fillu nji koll-o i lehtë.
Ku e mora zot iletin
Mos me rr´nu as njizet vjet.


 


Gajret bana e u mundova,
mos me i shti vetit idhnim.
Deri n´Triesht´ me shokun shkova,
Dhe për mu s´u  gjet heqim.


 


I pa pasun me shum halle,
kur kam le e kur jam rritë.
Kur filloi kjo dergje e madhe,
me marumun sod n´këtë ditë.


 


Kur të bjen kumona madhe,
delni shokë se unë kam vdekë.
Tash vjen nana mi kjan hallet,
ajo e din se sa kam hjekë.


 


Arkivol me shirit tárit,
Rreth e rreth lule mavi.
Ti u shofsh moj fushë e Rrmajit,
që na i kalbe djemt e ri.


 


10
O PRIZREN


 


O Prizeren, Prizereni jonë,
ty t´kam dashtun përgjithmonë.
Në ty u linda u burrnova,
shum idhnimet i shijova.


 


Posa dola jasht qytetit,
Me mall pashë ashikun tem.
Pak ma nalt kalan e vjetër,
Përzeren o ç´ma hupe jetën.


 


Nana jeme po pëvet,
ç´asht o bir ky koll i lehtë.
Veremin unë e mora,
se n´gocën time u dashunova.


 


Syni gocës si thikë m´pret,
zemres time i ngul shigjet.
Unë e luta mos me m´shikjue,
se n´tjetër ken asht dashunu-e.


 


11
A DEL PËR MU PRANVERA


A del për mu pranvera
A zbardh për mu kjo ditë,
a gzon kjo zemër mjera
që po rri kot tuj të pritë.


 


E lypa kot te shtëpia
Se lash kerkend pa pëvet,
m´ka lodhë m´ka këput vetmia
por nana ku do t´jetë.



O vjeshtë, vjeshtë e shëmtueme
Si m´thave n´ditë ma t´mira.
Që m´fike at dritë t´bekueme
Dhe mi more syt e mi.


Nji kunorë dikush e vuni
Sa m´fali e m´dha qëndresë,
sa zemrën n´vend ma pruni


kur m´tha gjithkush do t´vdes.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tekste këngësh të vjetra Empty Re: Tekste këngësh të vjetra

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 17, 2008 1:29 am

12
KUR HANA DEL


Kur hana del mbi dhe ndriçon,
dy zemra na i bashkon.
O shpirt o dritë sa fort të du,
Me gjithë se m´ke harru.


Atë që deshta unë ma shum,
Iku më la në gjumë.
O shpirt o dritë sa fort të du,
Me gjithë se m´ke harru.


Zemra ime kjan´,kjan´ e vajton,
Për atë që dashuron.
I mjeri unë sa fort të du,
Me gjithë se s´je me mu.


13
ME SY M`SHIKON


Me sy m´shikon me gojë s´më flet-e,
Pse zemrën time moj goce, ma pëlcet-e.
Hajde ta valona, ta valona,
me vajza t´bukra jetën ta kalona.


Rrugës mbretnore kur kalove,
i ktheve syt e s´më shikove.
Hajde ta valona, ta valona,
Me vajza t´bukra jetën ta kalona.
14
KAM DYZET VJET


Kam dyzet vjet, kam dyzet vjet
E rri në burg.
As njeri nuk vjen me m´pamun,
As njeri prej prind´ve  t´mi.


As nanë as babë, as nanë as babë
As motër, vëlla.
Përveç se e dasht´nja ime,
që më vjen ngajherë me m´pa.


Ajo më thotë, ajo më thotë
-Ma jep shaminë!
Unë shaminë ty po ta napi
Të ma lajsh me lot e tu.


15
KAPITEN I RI


Kapiten i ri-e,
m´difto se kah po vjen?
Ti që ke qenë núshtri-e,
a e ke pa burrin tem?


-Burrin tand unë e kam pa,
bashk me te kam luftu.
Burri yt ka ndrru jet´-e
E ti ke me m´marrë mu.


-Kapiten i ri-e,
por si bora në mal.
Unë nuk ndrroj dashni-e
As për nji gjeneral.


O moj ti vejush-e,
por si molla n´gem.
Të puthi n´faqe e n´gush´-e
Se burri yt unë jam.


16
MOS MA PI RAKIN


Mos ma pi rakin konjak,
se ma plase moj zemrën n´bark.
Të du, të du, të du të rrijsh
Me mu, me mu.


Mos ma pi rakin mastikë,
paske mendjen po don me m´fikë.
Të du, të du, të du të rrijsh
Me mu, me mu.


Kush të tha se unë s´të du,
Dogje veten e m´fike mu.
Të du, të du, të du të rrijsh
Me mu, me mu.


17


VEMI O VEMI
Vemi, o vemi ! Në mes të pyllit të thellë
Atje ku bota dhe dielli nuk na sheh.
Atje të shkojmë jetën,
Me kangë e dashuni.
Se janë të meta,
Të gjitha përmbi dhe.


Vemi, o vemi ! Në mes të pyllit o vemi,
Ku nuk hyn dielli, dhe bota nuk na sheh.
Atje zogjët mëshefin,
Folen dhe dashurinë.
Atje shtëpinë,
ta ngrehim edhe ne.


Njemë, o njemë! Njemö sa fort guxova,
Të dashurova por si nji fëmijë.
Dhe vetë nuk e desha,
por zemra s´u  urdhënoka.
Kur dashuroka,
s´din nam as dituni.


18


FLOKËT E GOCËS


Flokët e gocës kunor, kunor,
O, si s´ja preka nji herë me dorë.


Jam jabanxhi, jam vetëm o,
I mjeri si ta çoj jetën o.


Jam jabanxhi, jam pa njeri,
Si shkojka jeta pa dashuri.


19
KAM TRE VJET NË SPITAL


Kam tre vjet në spital-e,
kam tre vjet e o bo bo,
në spital-e moj nan-o.


Dhe në vdeksha në Tiranë,
dhe në vdeksha o bo bo,
në Tiranë moj nan-o.


 


Të më shpien në Erzenë,
të me shpien o bo bo,
në Erzenë moj nan-o.


Një të dashur që e kish,
një të dashur o bo bo,
që e kish moj nan-o.


Është lark e gjer në Korçë,
është lark o bo bo,
gjer në Korçë moj nan-o.


Telegrafat s´ven as vinë,
Telegrafat o bo bo,
s´ven as vinë moj nan-o.


Skam vëlla të më kërkoj,
s´kam vëlla-e o bo bo,
të m´kërkoje moj nan-o.
20
DOLI LIZA NË DRITARE


Doli Liza, Liza në dritare,
tuj mendu, tuj kujtu.
Ah ! Moj Lizë të raftë pika,
Me shokë unë erdha këngën ta qita.
     Unë me ty-e, ti me mu-e,
     unë me tye, ti me mu-e,
     unë me ty-e, ti me mu-e,
     na të dy kem´ me u bashku.


Doli Liza, Liza në ballkon-e,
tuj mendu, tuj kujtu.
Ah ! Moj Lizë të raftë pika,
Me shokë unë erdha kangën ta qita.


     Unë me ty-e, e ti me mu-e,…..


Doli Liza, Liza në oborr-e,
tuj mendu, tuj kujtu.
Ah ! Moj Lizë të raftë pika,
Me shokë unë erdha kangën ta qita.


     Unë me ty-e, ti me mu-e,….


21
JAM,JAM E MIRË


Jam, jam e mir´-e,
s´jam, s´jam e mir´-e,
Jam, jam e mir´-e,
Jam për veten time


Pula, gjeli bajshin rro-ko-ko....


22
TE DYQANI STASIT


Banëm zonjë dhëndërr-e,
se jam djal i ambël-e,
as pi venë as pi raki,
me nji tra e mbaj shtëpinë ore.
      Po mban zemra tik e tak si sahat.
      Çfarë xhevapi do ti nap, do ti nap.
      Ty të vraftë i madhi zot,
      që s´më len´ nji herë rahat.


N´at penxhere syza, syza,
Kur ma qet synin e zi,
a ma vesh nji boshqe t´kuqe,
ti m´tranon me bukuri ore.
      Te dyqani Stasit-e, Stasit-e,
      karshi mitropolit-e.
      Dalin vashat me shetit,
      Nga sevdaja bukurisë.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tekste këngësh të vjetra Empty Re: Tekste këngësh të vjetra

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 17, 2008 1:32 am

23
DY LULE TË BARDHA


Dy lule të bardha moj,
dalin nga xheneti.
      Ta marr moj nan-e,
       ta marr mos ta marr.
       Merre bijë e nanës-o,
       djalin mos e nga.



Si s´të erdhi keq moj bije,
kur u bane nuse.
       Ta marr moj nae-e,.....


Të kërkonte nana bijo,
mahallë, me mahallë.
       Ta marr moj nan-e,......


24
O MOJ NANË


O moj nanë, o moj naë e zeza nan-e.
Sa vjet zi, sa vjet zi do t´mban për mu ?
Sa t´bashkohet, sa t´bashkohet mal me mal,
Aq vjet zi, aq vjet zi do t´mbajë për ty.


O moj motër, o moj motër zeza motër,
Sa vjet zi, sa vjet zi do t´mban për mu ?
Der´ sa t´zbardhen, der´ sa t´zbardhen pen´t e korbit,
Aq vjet zi, aq vjet zi do t´´mbajë për ty.


O moj gru´e, o moj gru´e zeza grue,
Sa vjet zi, sa vjet zi do t´mban për mu ?
Sa t´mar knatën, sa t´marr knatën t´shkoj në krue,
Aq vjet zi, aq vjet zi do t´mbaë për ty.


25
E VIJKA DETI


E vijka deti mi lale,
o tallaz, tallaz-e.
O se m´ka zon o mi shpirt-o,
sevdaja me gaz-e.
Jarana, jarnanina,
më don e të due.
Jarana, jarnanina,
ti qenke për mue.


E vijka deti mi lale,
o me kruma, kruma.
O kush të don o mi goc-e,
o ma fort se un-a.
Jarana, jarnanina,
më don e të due.
Jarana, jarnanina,
ti qenke për mue.
E kjo sevdaja mi goce,
që m´ka zon me ty-e.
O do ta puth vetllën lala
Hajde me gjith´ sy-e.
Jarana, jarnanina,
më don e të due.
Jarana, jarnanina,
ti qenke për mue.


26
PUNËN TIME DO TA SHES


Punën time do ta shes,
Për të ngranë e për të pi.
Do të ulem me gojë s´flas,
Sa me mallë po rri me ty.
      Ulu me mu sevda, ulu me mu sevda,
      ulu me mu sevda, se me ty kam sevda.
Edhe pini ju moj goca,
për t´huj mos më lini.
Hani pini, g´zoni,
për dashurinë që keni.


Kur më shkon sokakut tim,
si nji e re me shum halle.
Mori gocë moj turtulleshë,
ndal njiherë të puth´ në faqe.
       Ulu me mu sevda…..
Edhe pini ju moj goca…….


27
O TI DET


O ti det o ujë i njelmt-e,
ti gjithmon u gjete plot.
Aman-e.
Shum kerkuan fundi s´tu gjet,
Ku do t´jet mbarimi jot.


Sa vapore, sa xhemije,
Mbi ty shkojnë e bajnë zullum.
Aman-e.
Ti ke hyqëm me i përbi-e,
por je i gjanë e duron shum.


Kapiten-o djal i ri-e,
merr dylbin e ban sejra.
Don me m´lujtun ment e kres,
Kur e shoh tallasin tand.


Det i madh-e, det i zi-e,
ka shum gjana që kushtojnë.
Aman-e.
Gjenden peshqit mbrenda n´te,
ska kandar që i peshon.


28
SI VJEN DEVRI VJEN ZEMANI


Si vjen devri vjen zemani,
me u nda njeri për së gjallë.
Shum hallet që ka insani,
të lutem t´mi bajsh hallall.


Rrnoftë, rrnoftë, rrnoftë v´llazëria,
rrnoftë, rrnoftë, rrnoftë shoqëria.


Nát kafaz të kann´  zaptue
Si bylbylin në pranverë.
A ke krah me fluturue
Me ti pamun syt´ nji herë.


Rrnoftë, rrnoftë, rrnoftë v´llazëria,
rrnoftë, rrnoftë, rrnoftë shoqëria.


N´andërr kesh´ në gjumë të parë
F´tyra jote m´ra ndër mend.
Kur filloj gjumi me m´dalë
Çela syt e s´pashë kërkend.


Rrnoftë, rrnoftë, rrnoftë v´llazëria,
rrnoftë, rrnoftë, rrnoftë shoqëria.


Ç´po t´çuditem moj Hyrije
Që s´të merr malli me m´pa.
Na shkoi ymri në shkreti-e,
shum gjynahet i paskem ba.


Rrnoftë, rrnoftë, rrnoftë v´llazëria,
Rrnoftë, rrnoftë, rrnoftë shoqëria.


29
VAJ SI KENKA BA DYNJAJA


Vaj si kenka ba dynjaja,
Mos me t´u  ba me ken gjallë.
Un´ o i mjeri fukaraja,
paskam ndodhun´ o pa igball.


Gjithë prej hallit, prej sikletit,
m´u  ba borxh me dal me tretë.
Mora rrugën e gyrbetit,
selametin o për me gjetë.


Rrugën mbar´ me lot e lava
Der´ sa mbrrina jabanxhi.
Zemra m´thot gjithmonë se kjava,
Qysh se i vogël e der´ n´pleqni.


30
KUSH MA I PARI BANI


Kush ma i pari bani,
more djal gyrbetin.
Mos ja dhashtë allahi
Jo kurrë selametin.


Tri ditë ymer kena,
në këtë tok´ fallgjore.
Edhe kto të mjerat,
në gyrbet na i more.


Kur ma s´pari dola,
pa buk´ më shkoi dita.
Jabangji qillova,
kuj me i lypë nuk dita.


Ulurojshin malet,
Ujqt e zi untue.
Zemra gjith´ mu dridhtr,
se kann´ me m´coptue.


Borë e shi tuj ramun,
n´fushë me zuni nata.
Pa kurgja m´u mlu´mun,
jastek guri pata.


Kryet asht´ tuj m´dhimtun,
Kush ma freskon ballin.
Ethet më kan´ zanun,
kush s´ma dinte hallin.


Vishin Pasht´t e Kshnellat,
m´gjejshin gjithë idhnue.
Medet gyrbetçari,
s´paska ditë me u g´zue.


31
KARANFILI E ZAMBAKU


O, karanfili e zambaku
Ishin mbledhë e po kuvendojnë.


O, m´ka ra qefi i duhanit,
bjerma shkrepsën se du me dhezë.


O, moj shkrepsa e Venedikut,
mirë po dhizesh si barut.


O, njeva çun se t´ka ra lija,
sun u ngjita nji herë me t´pa.


O, se mu mjeshtri m´ka qortue,
andej pari o mos me ra.


32
TURTULLESHË


Dridhet rrezja nepër male,
ushton kanga der´ n´kala-e.
Këndon djali ndezun flak-e,
shpejt del vajza n´derë me pa-e.


Turtulleshë, turtulleshë,
ç´ma ke çu, shpirtin pesh-e.
Pasha syt e ballit-e,
aman, se ç´mu dogj zemra prej mallit.


Falma syrin gjeraqin-e,
Ta shof ballin tand sy yll-e.
Falma gojën si kuti-e,
ta ndëgjoj zanin bylbyl-e.


Turtulleshë,turtulleshë,….


Qe tre vjet dashni kem pas-e,
fjal as letër s´më ke çu-e.
Syt e mi janë mbushë me vaj-e,
i randë malli m´ka kaplu-e.


Turtulleshë, turtulleshë,….


33
SI DUKATI I VOGËL JE


Si dukati i vogël je,
hajde shpirt-o rri me ne.
Na ka dal´ nji gonxhë e re,
era karajfil po i vje.


Hajde cakrroma gotën,
mos më le si të vorfën,
hajde.


Kur ma lujshe shtatin,
ma shtojshe merakin.
Shkojke nata dilke dita,
se k´çyrshim sahatin.


Hajde cakrroma gotën,….


Letrat kur mi çojshe,
me thojshe se m´dojshe.
Pa mu jetën sún e qojshe,
drandofile e vogël-e.


Hajde cakrroma gotën,…


Hajde t´pimë raki-e,
mos pi shum se u pin-e,
hajde.


 



34
BALLI YT PRANVERA


Balli yt pranvera, çil moj drandofile,
kur më del te dera moj, syt e mi mi çile.
Ato letra tuja moj, në xhep do ti ruj-e,
Ato letra tuja moj, s´ja kallxoj kërkuj-e.


Vaj medet për mue, për hallet e mija,
kush u ba sebep, o moj me na u shtu dashnija.
Ato letra tuja në xhep do ti mbaj-e,
ato letra tuja moj, me lot do ti kjaj-e.


Flok´t  e gjata t´holla, s´po mi zen shamija,
fryni era malit-o, mi murr´ met e mija.
Ato letrat tua…….


Vet më ke pëlqye, more fesligen-e,
vetullën mbi sy o moj, si lisi me gem-e.
Ato letrat tua…….


Fjal´ ti më ke que ma ta mbajtun besën,
po m´rren ditë për ditë, po vij sot o nesër.


Ato letrat tua……


35
METELIKUN TA KAM FALË


Metelikun ta kam falë,
bej aman, aman.Aman.
Ti hala se ke harxhu.
Aman, aman-e.
Blej kalem e mereqep-e,
sy e vet´lla me ti shkrue,
sa e bukur je.


Të kam thirrë nji natë me bujtun,
bej aman,aman.Aman.
Ma don hatri për me márdhë.
Aman,aman-e.
Ti kujton se du me lujtun,
Maraku me ty m´ka zanë,
Sa e bukur je.


N´at´ dakik qe t´dali hana,
bej aman, aman. Aman.
Dalim bashkë e rrimë në fresk.
Aman, aman-e.
Dro´ qyqe m´dikton nana,
t´baj me dijt me i guralec-e,
sa e bukur je.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tekste këngësh të vjetra Empty Re: Tekste këngësh të vjetra

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 17, 2008 1:34 am

36



PASHA SYT E MI



Pasha syt e mi-e,

që i kam në ballë.

Jam tuj vujt gjithnji-e,

deri sa t´jem gjallë.



Dal e rri te dera,

me hjek´ pak merzi.

Jam jetim e mjera,

Hallin kush s´ma di.



Këndo kumri e mjera,

Pse rri në vetmi.

K´ndo se rdh pranvera,

në kafaz ç´je ndry.



Zanin kur ta ndjeva,

që bajshe gu-gu.

Qysh na kaloj jeta,

djal o pa u martu.


37



DY TRI PIKA MI KE NË FAQE



Dy tri pika mi ke në faqe,

ty t´ka baca moj pulpulaqe.

Kjaj more bylbyl, lulet çelin zymbyl,

kjani mos pushoni për mu.



Hajde t´shkona n´Elbasan-e,

ta blen baca nji fustan-e.

Kjaj more bylbyl….



Une fustanin moj nuk e du-e,

S´jam e vogë o me u mashtrue.

Kjaj more bylbyl…



Hajde t´shkona o në Berat-e,

ta blen baca nji sahat-e.

Kjaj more bylbyl….



Une sahatin nuk ta due,

S´jam´ e vogël o me u mashtrue.

Kjaj more bylbyl….



Hajde t´shkona n´Përzeren-e,

ta blen baca moj nji serem-e,

Kjaj more bylbyl….



Une seremin o nuk e due,

s´jam´ e vogël me u mashtru-e.

Kjaj more bylbyl…


38



BISHTALECAT PALË,PALË



Bishtalecat palë, palë,

Ç´mi ke l´shu-e.

Ç´mi ke l´shu për ballë,aman o bër ballë,

aman o për ballë,amane, amn o për ballë,

hajde moj gjyle qofsh e bardhë,

hajde moj gjyle qofsh e bardhë.



Gjyla mi ka sy e faqe oh për bukuri,

gjyla mi ka sy e faqe oh për bukuri,

o aman,aman i ha, ha, o për bukuri,

aman, aman i ha,ha opër bukuri,

aman, aman.


39



SHKOJ E VI FLUT`RIM SI ZOGU



Shkoj e vi flutrim si zogu,

tuj mendu.

Ndalem në dritare vasho,

me t´shikju.



O shpirt sa të du,

Ndal nji herë e fol me mu.

Se mbas teje jeta ime,

Ka mbaru.



Ti kujton se i kam harrumun ,

Syt e zi.

Andrrat, shpresat nuk harrohen,

n´dashuni.



Dhimbja shpirtin ma kaplon,

dhe nuk mundem me duru.

Se mbas teje jeta ime,

Ka mbaru.


40



SA MOJ E PA BESË



Sa moj e pa besë,

qi m´ke dalë ti mu.

Me shtine ngatrresë,

dhe në burg m´ke qu.



Kur vjen dita e diele,

dëshiroj me t´pa.

Zoti e baftë mirë,

se në burg kam ra.



Djal mos u dëshpro,

robi t´ka dënu.

Prap ti ke me dalë,

dhe do t´jesh me mu.


41



ME GJERGJEF



Me gjergjef lule tuj qëndisë,

danë se je bija efendisë.



Ku m´je rritun lulja me er-e,

bukuro ndal e fol´ nji her-e.



Me shami xhamadan te kuq-e,

Dishe moj vajz´ se po t´bijka ngusht-e.



Ku m´je rritun lulja me er-e,

bukuro ndal e fol´ nji her-e.



Besa besë, besën ta ka dhan-e,

për liri jetën du me dhan-e.


42







A S`A VONË O MOJ BAKUSHE



A s´a vonë o moj Bakushe,

Ku m´je nis´ moj me shku?



Ku m´je nis´ o moj me shku,

N´Elbasan o du me shku.

Taksirati moj bakushe,

Ty t´ka zan´ me mu.



Of, aman, aman, aman,

Of, aman o moj medet

Dhe në vdeksha moj Bakushe,

Ti më k´non rahmet.



A s´a vonë o moj Bakushe,

Ku m´je nisë moj me ik?



Ku m´je nis´ o moj me ik,

N´Elbasan o du me ik.

More verën moj Bakushe,

Ti po don me m´fik.



Of, aman, aman, aman,

Of, aman o moj medet,

Dhe në vdeksha moj Bakushe,

Ti më k´non rahmet.


43



KUR MË DEL NË DERË



Kur më del në derë,

Shtatin si qemer.

Of, medet jalla.



Ani mora, mora moj briskin-o,

Ani për me premun-o mollën-o,

Ani më shpëtoj, preva dorën-o,

Dorën edhe gishtin-o,

Oh! Ç´ma ke k´putun o shpirtin-o.

Oh! N´daç më duj more n´daç mos më duj,

Jam jabanxhi o në der´ të huj,

Oh! Nji sahat më duket nji muj.



Kur më del në shkallë,

Dukatin në ballë.

Of! Medet jalla.



Ani mora, mora…….

Kur më del n´çardak,

Shtatin si bajrak,

Of! Medet jalla.



Ani mora, mora……….



Kur më del n´oborr,

Pse ma ban me dor´,

Of! Medet jalla.



Ani mora, mora……


44



DOLA ME SHETITË NË BAHÇE



Dola me shetit´ në bahçe,

pash´ nji pëllumb të shkrum.

Sa m´ka marrë malli për zotnin tande,

hajde të rrish´ me mu.



Bahçja mbush´ me drandofile,

Vend për tu dashunu.

Ndigjo sa bukur këndojnë bilbilat,

Hajde të rrish´ me mu.



Rreth e rreth bahçes ju solla,

ulem me pushu.

Oh, sa fort u dogja e u treta,

hajde të rrish me mu.


45



MATANË BREGUT, MATANË DETIT



Matanë bregut, matanë detit,

Kish fillu hana me dal´,

Ish nji djal´ por si bir mbretit,

Me nji vajz´ rrishin tuj kja.



Vajza I thot´ Na kan´ diktue,

Tash na duhet per m´u nda.

Djali thot moj zemra ime,

Ti martohesh un´ beqar.



N´at´ sahat qi t´bahesh nuse,

Dil´ n´dritare vash´ me t´pa.

Syt e zi faqet e kuqe,

Më bajnë vash´ o për me kja.



N´fund të detit asht laiku,

Aty kush nuk na dikton.

Sa i mbarun-e k´to dy fjalë,

Mbrenda ranë të dy bashk.


46



JAM I LUMTUN



Jam i lumtun o se ja mbrrina

Në pranverën e k´tij behari.

Çelin vjollcat o jaseminat,

mu në bashqen e këtij beqari.



Jasemini lul´ e bukur

I çel gonxhet nji nga nji-e.

Janë të mbushun o me zymbyla,

vend i bukur për dashuni-e.


47



VIJNË VAPORAT



O vijnë vaporat moj nane,

bregut detit.

O ata i çojnë o moj nane,

askert e mbretit.



O disa qajshin moj nane,

disa knojshin.

O ka nji letër moj nane,

N´Vilaq e qojshin.



O ka nji letër moj nane,

e çojnë n´vilaq-e.

O për shtat vjet o moj nane,

të na i presin grat-e.



O e mos pritshin moj nane,

për shtat vjet-e.

O le ti marrin moj nane,

burrat pleq-e.



O burrat pleq o moj nane,

burra t´vjetër.

O ishalla vjen o moj nane,

nji devër tjetër.






48



QITMA MOJ NAZE BALLIN



Qitma moj Naze ballin-o,

Ballin o prej dritares-o.

Balli teleisun,

Për dukat ujdisun.



Qitma moj Naze qafën-o,

Qafën prej dritares-o.

Qafa teleisun,

Për gjerdan ujdisun.



Qitma moj Naze belin-o,

Belin prej dritares-o.

Beli teleisun,

Për kollan ujdisun.



Qitma moj Naze gishtin-o,

Gishtin prej dritares-o.

Gishti teleisun,

Për unaz´ ujdisun.


49



HYPA VAPORIT



Hypa vaporit, se ç´po m´çon javash.

Tuj mendue tuj kujtue lulen kuj ja lash.



Lulen ja kam lanë, nanës amanet.

Le ta ruj e le ta kqyr-e si dy syt e vet.



Lulen ja kam lane, babës amanet.

Le ta ruj e le ta kqyr-e si dy syt e vet.


50



ODA ME TAVAN



Oda me tavan mori lale,

Oda me tavan.

Du me t´zan jaran mori lale,

Syn´ i bacës o.



Oda me minder mori lale,

Oda me minder

Du me z´zan dylber mori lale,

Syn´ i bacës o.



Oda n´kapi-xhik mori lale,

Oda nkapixhik.

Du me t´zan ashik mori lale,

Syn´ i bacës o.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tekste këngësh të vjetra Empty Re: Tekste këngësh të vjetra

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 17, 2008 1:36 am

51



HYPI HOXHA NË MINARE



Hypi hoxha në minare,

na diftoj se kush ka vdekë.

Paska vdekë nji vajzë me halle,

ajo vajzë që m´ka deshtë mu.



Bjermi nanë teshat e zeza,

bjermi nanë se du me i veshë.

Du me i veshë me dal te dera,

e me u ul njat gur të shkretë.



Ç´po mur´muron ç´po bubullon,

paska mendjen me ra shi.

Pash njat zog që fluturon-e,

Kërkush hallin s´po ma di.


52



O KANDIL, KANDIL GARIPI



O kandil, kandil garipi

Ç´ka ke ti që s´po m´ban dritë.

O, shum sefan-e do ta bajmë ne sonte,

sa t´na çel e bardha dritë.



O jorgan, jorgan i shkurtë,

Gjith´ vija, vija.

Oh! Qysh s´mi mb´love lalo sa ke nata,

shpatllat e mija.



N´at penxhere lalo syza, syza,

F´tyra jote sh´ndrit si hanë.

O ty t´rujt zoti lal´ o qi t´ka fal-e,

Fol me gojë se s´ke ku m´çon.


52



ZARE MOJ QITMA FESIN

Zare moj qitma fesin.

Arshikat po t´presin moj Zare,

Zare, bukra je aman, aman,

Zare, bukra je.



Zare moj dil te vija.

Po të pret shoqnija moj Zare,

Zare, bukra je aman, aman,

Zare, bukra je.



Zare moj dil te mani.

Po të pret jarani moj zare,

Zare, bukra je aman, aman,

Zare kujna je.


53



NËN NJI MAL



Nën nji mal e ndër dy ara.

Mbjell e korr´ nji vash-e bardha.



Aty pari shkon nji plak-e.

Puna mbar, moj syzez´ vash-e.

A t´vij vashë e t´ndihmoj pak-e?

Ndihma jote u laftë me gjak-e.



Kapërcej nji djal i ri-e.

Puna mbar moj vajzë sy-zezë.

A t´vij vashë e t´ndihmoj pak-e ?

Ty t´ndihmoftë i madhi zot-e.



O ti djal a je martue?

S´jam martue, as s´jam fejue.



A ta jap nji teme motër.

Që ta baj kërcun në votër.

Or ti dja, a po m´merr mu-e.

Të lumtë goja, mirë po thue.


54





MOJ E MIRA SYLARUSHE



Moj e mira moj sylarushe.

Ah! Ta vrafsha moj qenin pushk-e.



Cilin qen o qenin e zi-e,

Erdha mbramë o s´më la me hi-e.



Shyqyr shpirt o qi t´kam kojshi-e,

Kur t´merzitna moj vij e rri-e.





Nuk rri shum o deri n´jaci-e,

Tuj pi venë e tuj pi raki-e.



Tuj pi venë e tuj pi raki-e,

Mish të dashit o në çini-e.


55



XHEMIXHI O XHEMIXHI



Xhemixhi o xhemixhi,

Biro ndal xhemin se po bjen shi.



Ndal xhemin se po bjen shi,

Biro mos t´na lagen djemt e ri.



Mos t´na lagen djemt e ri,

Biro që po i qojnë në surgi.



Që po i qojnë në surgi,

Biro po i kjan nana djemt e ri.



O Halil i nanës-o,

Biro faqja jote kadife.



Faqja jote kadife,

Biro ku ma le nusen e re.


56



KA NJI VJET E DISA MUJ



Ka nji vjet e disa muj-e,

kemi pas dashnin e rand-e.

Tash do ti kallxoj gjithkuj-e,

vet ke ik se unë s´t´kam lan-e.



Me pa dijt se ke ndoj tjetër,

pak marrallë të kisha ardhë.

Me harru dashnin e vjetër,

pa m´marrë ngrykë s´ta baj hallal-e.



Fija e flokut t´ra në ball-e,

ishte ken e zezë për mue.

Ma mirë shpirt mos tíshim njoftë,

se me u dasht´ e me u harrue.


57


SHABAN AGA



Shaban aga, dul´ o në kodër,

Sheh Selvijen lal´ o kah k´cen me lodër.



Shaban aga, dul´ o në der-e,

Sheh Selvijen lal´ o kah po vjen-e.



Moj Selvije e kuja je?

Jam e nanës, babës ku jam le.



Ç´ka kalaja që po dridhet,

Shaban aga, lalo gjallë s´po lidhet.



Ç´ka kalaja që gjëmon-e,

Shaban aga, lalo po lufton-e.


58



MU KE SHTYLLA



O mu ke shtylla moj lal-e,

te hajati.

O po vjen goca moj lal-e,

si dukati.



O mu ke shtylla moj lal-e,

me gëlqere.

O po vjen goca moj lal-e,

boj´ esmere.



O ma nadalë moj goce,

mos u ngut-e.

Se në zemër moj goce,

mu ke fut-e.


59



KU M`JE NISË



Ku m´je nis´ ku m´je tuj shkue?

Tri e traj na ne.

N`Elbasan po kam nji pun-e,

Tri e traj na ne.



Ruju vash´-e mos u ngut-e,

Tri e traj na ne.

Se atje ka beqar shum-e,

Tri e traj na ne.

Beqar shum e beqaresha,

Tri e traj na ne.

Sikur rrushi nëpër vneshta,

Tri e traj na ne.


60



VAJTA N`ELBASAN



Vajta n´Elbasan,

me ble nji fustan.

Ishte krizë e madhe goce,

Veresi s´ma dhan.



Fol e mos fol-e,

fol se t´kam sevda, hopa,

belin e holl´,

hajde mashalla.



Syni yt o i zi,

vetullat gajtan.

Shpirtin se ç´ma dogje goc-e,

pse s´më ban derman?



Fol e mos fol,

fol se t´kam sevda, hopa,

belin e hollë,

hajde mashalla.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tekste këngësh të vjetra Empty Re: Tekste këngësh të vjetra

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 17, 2008 1:38 am

61



JARE MOS MË SHTI MOJ ME T`BA BE



Jare, hej, hej,

Mos me shti moj me t´ba be,

Kur e din sa fort të du,

Ooo…Zemrën time mirë ma di.

Se mu kush s´më ka shterngu,

Eee, Ehe.- Hajde lule pra.

Hajde pra se m´ka marrë malli,

Na u ba shumë që s´jemi pa

___Do t´flutroj sikur zog mali,

N´prehen tandin du me ra.



Jare, hej, hej,

Mos me shtje moj me t´ba be,

Mbasi m´shef me lot t´u kja

Ooo…Paske qenë pa besë pa fe.

Pse prej meje don me u nda

Eee,hej.-Hajde lule pra.

Hajde pra moj lule e allit

Mos më le gjithmonë t´u kja,

___Se kam pasë ma shumë kujtime

Kurr prej teje s´kam me u nda!


62



KALAJA E DURRSIT



Oho, jalla u shterrsh-o moj lale,

Ehe, Kalaja e Durrsit,

O vishin gocat moj lale,

O kah gryka e pusit.

Ani vishin gocat moj lale,

Kah gryka e pusit.



Kjava, kjava, qyqja kesh tuj plas-e,

Mu mbush zemra lale plot maraz-e.

Tjar-na-ni-na, ik moj budallaqe,

Tjar-na-ni-na, eh ma shum´ gushë se faqe!



Oho, fush´ e madhe moj lale,

Ehe,mbushë qerepi,

O na u plak goca moj lale,

E q´naj dul lezeti.

Ani ç´na u plak goca moj lal-e

E ç´naj dul lezeti.



Un çoban do t´bahem, do ta ruj bagëtinë,

Me qumshtin e dhenve, do ti mbaj fëminë,

Tjar-na-ni-na,ik moj budallaqe,

Tjar-na-ni-na, eh ma shumë gushë se faqe!



Ani kesh n´Tiranë, u bana pishmanë,

Se ma plase lale zemren mu në bark-e,

Tjar-na-ni-na, ik moj budallaqe,

Tjar-na-ni-na, eh ma shumë gushë se faqe!


63



TË DESHTA ME HAKIKAT



Të deshta me hakikat-e,

Të çmova si shumë të shtrejtë,

Mirëpo paskam qenë pa fat-hej aman,

Ma punove pa të drejtë.



Nji kujtim që ma ke dhanë,

Po e ruj me dashuni,

Do ta kujtojsh fukaran-hej aman,

Megjithëse m´ke marrë mëni.



Me gjitë zemër unë të deshta

Si njeri me mirësi,

Disa herë unë të buzqesha-hej aman,

Me mallin e djalit t´ri.


64



BUBULLIMË TE SHKAMBI I KAVASË



Bubullimë te shkambi i Kavasë,

Ju dogj shpija –hajde fukarasë.



O ti bre bej-o mu prej Shijakut,

Hajde dil aty-e bash ku derdhet gjaku!



Dil aty o bej mu në fushë,

O ti puqim hutat-hajde gush-o për gushë.



O shkoni e merrnje huten e Lales,

Ta vranë beun te shkambi Kavasë.



O djal i ri o mu të keqen nana,

Vrave beun aty mu ke thana.



S´më vjen keq që u vrave vet,

Se vrave vezirin o me dyzet vet.


65



POTPURI KËNGËSH



M´agoj dita rranzë nji prroni

Ka nisë dielli me rrezu,

Eni shokë e ju t´shikjoni

Qingjat fushes tuj blegru.



M´qeli drita rreth nji prroni

A smë shifni ju bari,

Merrni fyellat e i mshoni,

Nji shok t´juejin me kujtu.



II

Moj Mahmudi,

Sa e mirë je ti,

Të ka rritun nana, si mollën në gji,

Moj Mahmudi.



Moj Mahmudi,

T´presin shoqet Ty,

Përafoje nanën, edhe babën ti,

Moj Mahmudi.



III



Nji vajzë t´bukur unë e njof,

Emnin Mojza ajo e ka,

Emnin Mojza ajo e ka.



O more fat o fat i zi,

Pse më le mu në vetmi,

Pse më le mu në vetmi.



Me ty s´bashku kam me rrnu,

Jetën kemi me kali,

Jetën kemi me kalu.



O mor fat o fat i zi,

Pse më le mu në vetmi,

Pse më le mu në vetmi.



IV

Hidhet vallja, vallja e parë, vallja e parë,

Kush vallzon u mbloftë me ar´,

U mbloftë me ar´.



Hidhet vallja, vallja e dytë, vallja e dytë,

Kush vallzon u gëzoftë në shpirtë,

U gëzoftë në shpirtë.



Hidhet vallja, vallja e tretë, vallja e tretë,

Kush vallzon u gëzoftë në jetë,

U gëzoftë në jetë.



Hidhet vallja, vallja e katër, vallja e katër,

Me ke dashtë moj vajzë me hater,

Vajzë me hater.


66





DAL E DAL PO VJEN BEHARI



O dal e dal o po vjen behari,

Lum kush asht o arshik

O me lule o nau mbushka djali,

Me lule o jeshile.



O kur vnon gjyla hije t´bardha,

E gjezdis neper pazar,

Arshik mi ki o sy e vetulla
Arshik o more djal.



O Mehmet Aga o çka t´kam ba

Që m´ke marrë mëni,

Do të tres e do ti marr malet,

Për me i kja hallet.


67



KUR E PËRCOLLA YLBERIN



Kur e përcolla Ylberin, ktheva hina n´odë,

Kur ja pashë alltin vjerrë, ja lava me lot,

Mos e laj me lot, oj zane, mos e laj me lot,

Se shkon viti parë, oj zane, por si dita sot.



Kur e përcolla Ylberin, ktheva hina nódë,

Kur ja pash sahatin nárk-o, ja lava me lot.#

Mos e laj me lot, oj zane, mos e laj me lot,

Se shkojnë vitet e kurbetit, por si dita sit.



Mora hargjet dola n´bashqe, çorapin me shtru,

prej merzie, mbi çorapë, plasa tuj lotu,

O Ylberi dades-o, a thu m´ke harru,

Vitet e kurbetit, Ylber, qofshin te mallku.


68





ERDHI E BARDHA VERË



Erdhi,erdhi e bardha verë,

Edhe lisat o kanë lulzu,

Kjo syzeza shkon me shtjerra

Në livadhe po tuj këndu.



Syt e zezë faqet e kuqe,

Edhe gushën bardhë si borë,

Ma e bardhë gusha se kmisha,

Lum kush ka o me t´prekë me dorë.


69



NE PRAGUN E DERËS SATE



Në pragun e derës sate

Paska ra nji flet e bardhë,

Merre mos e le të vyeshket

Shih e para kush ka ardhë.Aman,aman.



Qohu Mirvete e shif e para

Dil e kqyre kush ka ardhë,

Paska ardhë nji fletë e bukur

Se me ty kam shumë sevda.Aman,amn.



Njizet e shtatë ngjyra t´malit

Kësaj pranvere ja dhurojj,

Asnji ngjyrë nuk ma don zemra

Emnin tandë kur e kujtoj.Aman,aman.



Qohu Mirvete e shif e para

Dil´ e kqyre kush ka ardhë,

Paska ardhë nji fletë e bukur

Se me ty ka shumë sevda.Aman, aman.


70



NISET, NISET VALLJA



Niset, nist vallja,

Po valon bajraku;

Bjen daullja e parë.

Dasmorët i përcjell plaku

Gëzon votra e konaku,

Po vonojnë dasmorët , nanë

Oho, pse nuk vijnë mem marrë oj nanë?



Nist, niset dasma,

Po valon bajraku

Bjen daullja e dytë;

Dashuninë ma paskan mbytë

Diellin ma morrën nga sytë,

Nana ime ti mos vuej,

Oho, se nuk bahem nuse e huej!



Le të hidhet vallja,

Le t´gëzojnë të tjerët

Bjen daullja e tretë;

Edhe unë ndërrova jetë

Dashuninëshkova me gjetë

Nanë moj ma ban hallall,

Oho, unë për Ty po shkoj me mallë.
71



Ç`KE MOJ FITI



Ç´ke moj fiti që po kan?

-Ovrava kamben në dyçan.

Dyçangji të plaqin sytë,

Vrave Fitin vet oj dytë,aman,aman,

Vrave Fitin,

O vrave Fitin vet oj dytë.



Vet oj dytë o vet oj tretë!

-Vallahi nuk deshta vetë.

-Vallahi nuk deshta vetë,

Më shpëtoj allti e shkretë, aman, aman,

Me shpëtoj,

O më shpëtoj allti e shkretë.



Kur del Fiti te Maroku,

Për me marrë nji dorë duhan,

Nga meraku i dridhet floku,

O unë prej teje nuk kam të ndamë,aman,aman,

Unë prej teje,

O unë prej teje nuk kam tö ndamë.


72



ERDHI PRANVERA



Erdhi pranvera moj,qel qershia,moj,

Unë rri tue vajtu,

Kush mi kjan hallet e mia

Ajo që e deshta shumë.



Shkoj në çeshmo moj,

Me mbushë ujë moj,

Aty t´pres unë Ty,

Ktheva kryet e shikjova,

I pashë veq lot e mi.



Kam gjithë ditën moj,

Që po t´pres moj,

Du me t´pa me sy,

Nana jote moj edhe baba,

T´paskan mbyllë me dry.


73





M`KA MARRË MALLI



M`ka marrë malli për nanën time,

O shokë të mi.

Më ka rritë me shumë mundime

Besa s´shof me sy.

Qaj zemër, qaj,

Qaj e mos pusho.



Fytyren tande me ta pa,

Malli më ka marrë,

Me më thirrë ku je o bir,

Me t´thanë e lumja nanë.

Qaj zemër,qaj,

Qaj e mos pusho.



Qe sa vjet nuk të kam pa,

Oj nana ime,

Gjithë të am unë para sysh

Dhe në zemrën time.

Qaj zemër, qaj,

Qaj e mos pusho


74





PSE PO M`RRIN KAQ I PRARUN



Pse po m´rrin kaq i prarun,

Sikur me ra shi,

Lis me lis e dru me dru

Qaj për syt e zi.



O kandil, kandil Garipi,

Çka ke qi s´ban dritë,

Mos kallxo se ç´u ba sonte

Sa ç´el e lumja dritë.



O jorgan, jorgan i ngushtë,

Gjithë vija, vija,

E qysh s´mi mlove sa ke nata

Shpatllat e mia.


75



M`LINDI DJAL



M´lindi djal e u gëzova shumë

Zemra ime m´ashtë gjallnu,

Mal e fush kan lulëzu.



Shumë kam pritë me pas nji djal,

E me ditë çka ashtë evladi,

Diell´ e Hanë rreze kanë lëshu.



Tash unë lindjen ja uroj

U rritsh bir me faqe t´bardhë,

Ty të njofshin bota mbarë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tekste këngësh të vjetra Empty Re: Tekste këngësh të vjetra

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi