Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët

Shko poshtë

Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët Empty Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 21, 2009 10:56 am

Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët
Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët U1_GezuarPashket
Besimtarët ortodoksë edhe në Shqipëri po festojnë sot (dje) pashkën, ditën simbol që sipas tyre konverton me ditën e ringjalljes së Krishtit. Për vite me radhë gjatë regjimit të E. Hoxhës kjo festë kuptimplote ishte e ndaluar dhe besimtarët ishin të detyruar ta festonin atë fshehurazi. Edhe vezët e kuqe me këtë rast bëheshin vetëm duke e ditur rrethi i ngushtë e familjes.
Ka shumë hamendje mbi vitin e vdekjes së Jezusit. Festa e Pashkëve të krishtera është e lëvizshme, vendoset çdo vit të dielën pasuese, të parën hënë të plotë pas baraznatës (ekuinoksit) të pranverës (21 marsi). Pashka është e djela që vjen 14 ditë të Hënës që arrin këtë më 21 mars ose menjëherë pas kësaj date. Ky është rregulli i caktuar në Kuvendin (koncilin) e Nicée, në 325, që përcakton datën e Pashkëve, si në kalendarin ortodoks ashtu edhe në kalendarin e krishterë perendimor. Pashkët janë në të djelën e parë që ndjek Hënën e plotë të pranverës. Data e Pashkëve të ortodoksëve llogaritet me kalendarin Julian, ndërsa kalendari perendimor është kalendari Gregorian. Kalendari Julian u imponua nga Jul Qezari në vitin 708 të Romës, pra në vitin 45 para Jezu Krishtit. Kalendari i vjetër civil ndërkombëtar i sotëm është kalendari gregorian, në bazë të emrit të Papës Gregori i XIII që dekretoi shpalljen e tij në botën katolike në 1582. Pastaj ai u zbatua në vende të tjera duke u nisur nga data të ndryshme. Kalendari Julian është afro tre ditë më i vonshëm çdo katër shekuj në raport me Diellin.
Pra data e Pashkëve është përfshirë mes 22 marsit dhe 25 prillit. Në vitin 2010 të dy Pashkët përkojnë në të njëjtën datë.
Pashkët paraprihen nga një kohë parpërgatitore e agjërimit dhe përkorimit, që zgjat 40 ditë, që quhen Kreshme që fillon nga e "Mërkura e Përhimtë" dhe mbaron të Dielën e Palmave (e fundmja para Pashkëve) që përkujton 40 ditët e kaluara në shkretëtirë të Jezusit në lutje e agjërim dhe që sprovohet nga Djalli.
Pashkët e krishtera janë në lidhje të ngushtë me ato hebraiket, në të cilat festohet çlirimi i hebrejve nga Egjipti prej Moisiut. Fjala Pashkë në të vërtetë do të thotë kalim: për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e Re të Amshuar.
Festimet për Pashkët ortodokse nisën të premten në Tiranë me procesionin e së Premtes së Zezë, që njihet si dita e kryqëzimit të Krishtit, për t'u ringjallur pas tre ditësh. Pashkë do të thotë flijim dhe kjo festë e ka zanafillën në vitin 1513 p.e.s kur populli i Izraelit u çlirua nga skllavëria egjiptiane dhe kaloi detin e kuq me anë të një mrekullie nga Zoti, siç tregohet nga Bibla.
Për hir të kësaj mrekullie, Perëndia i urdhëroi të festonin 14 nisanin, si dita kur u larguan nga Egjipti më një dorë të fuqishme që kjo ditë të kujtohej brez pas brezi. Izraelitët atë ditë hanin bukë pa maja dhe pinin verë e bënin flijime. Zakonet e vezëve dhe të lepujve janë pagane.
Përshtatur për Zemrën Shqiptare nga A. Dalini

19 prill 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi