AAK: Kushtet e punës për Policinë duhet të përmirësohen

Sot janë bërë 13 vjet prej kur është themeluar Policia e Kosovës, një prej institucioneve më të rëndësishme të vendit tonë.
Si grup parlamentar, urojmë të gjithë zyrtarët e Policisë së Kosovës për këtë ditë të shënuar, duke u shprehur mbështetjen tonë të plotë për rrugën drejt profesionalizimit të mëtejshëm dhe zhvillimit të Policisë.
Në këtë ditë, kujtojmë me nderim Policët e rënë në detyrë gjatë gjithë këtyre viteve prej themelimit, ndërsa ritheksojmë se familjeve të tyre shteti i Kosovë i ka boxh që t’i qëndrojë afër,bën të ditur komunikata.
Ne jemi të bindur dhe jemi të lumtur me Policinë e Kosovës, këtë organizatë që tashmë është rritur, është stabilizuar në përgjithësi dhe tashmë është një prej mekanizmave me të cilët identifikohet Kosova.
Duke qenë të vetëdijshëm për detyrën specifike që ka secili zyrtar i Policisë së Kosovës, jemi të vetëdijshëm edhe për shumë e shumë probleme me të cilat përballen.
Nuk janë të paktë në numër zyrtarët policorë që kërkojnë ndryshimet e nevojshme për të mundësuar kushte më të mira të punës, si domosdoshmëri për zhvillimin e mëtejshëm të Policisë.
AAK-ja është e pakënaqur me qasjen që institucionet e vendit i kanë dhënë deri më tash Policisë së Kosovës, pas pavarësimit të vendit.
Qeveria e Kosovës po vazhdon të mos-zbatojë Ligjin mbi Policinë, i cili përcakton në mënyrë të qartë se cili duhet të jetë trajtimi për zyrtarët e Policisë, jo vetëm sa i përket pagave, por edhe për çështjet shëndetërsore e të ngjashme.
Duke lënë kushtet e punës zyrtarëve të Policisë në nivel të ulët, ne jemi të bindur se Qeveria e Kosovës po dëmton mundësitë e motivimit më të madh të tyre për luftën e rëndësishme kundër krimit të organizuar dhe detyrës për vendosjen e rendit dhe ligjit.
Qasja e duhur nënkupton përkushtimin për ta zhvilluar Policinë e Kosovës në të gjitha aspektet, sidomos aspektin profesional, teknik, atë financiar dhe mirëqenien e oficerëve policorë.
Pos pagës themelore, AAK është gjithnjë e interesuar që për pjesëtarët e Policisë së Kosovës do të realizohet edhe:
o shpenzimet mjekësore dhe shëndetësore,
o shpenzimet për trajnimet profesionale dhe teknike,
o shpenzimet jetësore për transferim të përkohshëm,
o pushimet me pagesë,
o kompensimet në rastet e vdekjes,
o stazhin e benificuar, dhe
o beneficionet e pensionit.
Po ashtu, duhet të ketë kujdesje në formë të veçantë për familjet e pjesëtarëve të Policisë të rënë në detyrë.
Pa dashur të flas për temat tjera që janë pajisjet teknike, trajnimet e veçanta apo speciale dhe çështjet organizative, ne si Aleancë jemi të bindur në nevojën për një reformë strukturore të kujdesshme në Policinë e Kosovës, në mënyrë që të kemi një Polici më funksionale, më të fuqishme dhe më efikase.
Ndër këto reforma, shkurtimisht dua të përmend se të domosdoshme janë:
- Komunikimi ndërmjet Departamenteve
- Vënia e Drejtorisë së Inteligjencës dhe Analizës në shërbim të tërë Policisë
- Shtrirja e Njësisë anti-Terrorizëm në të gjitha rajonet
- Rritja e numrit të Njësisë së vetme speciale FIT
- Ristrukturimi i Njësive ROSU dhe përdorimi i duhur i tyre
- Policimi në Komunitet, etj.
Duke ju uruar për 13 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, shprehim bindjen tonë të plotë se shteti i Kosovës mund të arrijë nivel të kënaqshëm të zhvillimit vetëm në periudhën kur ekziston trajtim i kënaqshëm institucional për Policinë e Kosovës.BS

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi