Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eleonora N. Qeparoi:Ali Podrimes

Shko poshtë

Eleonora N. Qeparoi:Ali Podrimes Empty Eleonora N. Qeparoi:Ali Podrimes

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 07, 2012 6:15 pm

Eleonora N. Qeparoi:Ali Podrimes 369623_100000542382813_756608448_q

Eleonora N. Qeparoi:Ali Podrimes


Elegji
Eleonora N. Qeparoi:Ali Podrimes 311586_10150973845501099_853580894_n
Veshtire te gjejme fjale per ngushellim; do ja themi me poezi,
Ashtu si i pelqente poetit te rralle, mikut te Jonit baces Ali !
©Elko

Ku iku larg poeti yne, mos e thirren ne takim?
Dasem bejne Perendite, dhender behet Lumi,
Buze lumit doli i biri, beri ze valle mos e thirri,
Baba pas gjurmeve i shkoi, me mall e perqafoi…

Ziente ne gjoks tallazi, ngrihej vale shkumezuar,
Kur shperthen uragani e ben oqeanin te trazuar!
Sa me ngut iku poeti, gjeti Lumin kerkon detin…
Mbushi syte kaltersia u zhyt mbase shoi dertin!

Here te lumi, here te deti, iku nuk tha kuvend,
Ishte shpesh ne levizje, brenda dhe jashte vendit.
Ishte ftuar ne mes nesh, miqte e Rivieres e donin,
Kaloi pushimet ne Himare, dukej si Parajse Joni!

U prit si mik i rralle, shkeli cdo pellembe Bardi,
Shkoi ne shtepine tone, shkembyen mendime,
Histori per lashtesine per luftat, per memedheun,
Ah Bardi Yne bre miku, Korriku si te rrembeu?

Nuk fiket kurre poeti, u zhyt te lumi del te deti,
Gurgullime e panderpre, do vije prape cdo vere!.
Ne zemer me nene Gjakoven, po aty Shqiperine,
Kish prape nevoje Kosova, e la ne mes poezine !

O poeti mendje urte, te cmuan larg Shqiperise,
Ah, vargu Yt sa i bute, vjen rrebesh e vetetime!
Ani, qetesohu o poet, Lumin besojme e ke gjete,
Fitoren si munde ta lije, e le vetem ne dite zije!

Ikja qe nje tragjedi, ikja juaj ngjan si enigme,
Me magji bashke u ngjize bir i Gjakoves trime,
Oh, shume u emocionove, lotet te shkuan varg,
Kur erdhet ne Himare, me vend nderi ne oxhak!.

Ju thame mires te vini, te ndjeni magjine e detit,
Ku kalteron Joni i qete, ku shtrojne sofren poetet!
Librat qe na derguat, i marim ne duar shpesh here,
Mbajne shqetesimet tuaja, jane kujtime me vlere!

Betim nga Baca i Mire, per Elko e Kostandine,
Ishit krenar per miqesine, na ftuat ne Prishtine!
Ishit njohur me te gjithe, si me eter dhe me bijte,
Benit miq ne cdo ane, iket me heshtjen nje dite!

Mbajne zi shqiptaret, perhapur ne rruzullim,
Ah, na iku Baca yne, Podrimja ben shtegetim!
Sa kuje ka Kosova, ne shekuj njohu trishtimin,
Moret rrugen e Frances, tok’e nenes sa dhimb !

Po derdhin lot miqte, nuk duam ta besojme,
Shtegeton larg Podrimja, mos valle eshte loje?
Do Ju presim ne agime, do Ju presim ne muzg,
Besoj gjithecka e thate, amanet ne varg u struk!

Pyesim e diskutojme, ju nuk jeni ne mes tone,
Do mbetet madheshtia, brenda vargut meditoni
Ishit poeti pa kufi, me mendje dhe zemer zjarr,
Ndaj poetet nuk kane moshe, kane zemren oaz!

I dhate Kosoves qytetari dhe Shqiperise prestigj,
Nuk di a vertet ju cmuan, a u mbajten si ciflik!
Poet, ne do ju kujtojme, jetuat ne shtypje shume,
Bekuar qofte cdo varg, zgjodhe rrugen si Muze!

Muzat prane do ju vijne, keni plot per te treguar,
Boten e pasur me shkrime, brezave u a kushtuat
Meteor qe u ra nga qielli, ai ishte Ali Podrimja,
Kaluat shpejt si shigjete, sic shkreptin Vetetima !

©Eleonora N. Qeparoi
New York, 22 Korrik 2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi