Fatmir Minguli:POETI QË BISEDON ME HAPËSIRAT E JETËS KOSOVARE
Faqja 1 e 1
Fatmir Minguli:POETI QË BISEDON ME HAPËSIRAT E JETËS KOSOVARE
Fatmir Minguli:POETI QË BISEDON ME HAPËSIRAT E JETËS KOSOVARE
-----------------------------------------------
Libri i ri i poetit Adem Zaplluzhës “Fluturimet e korbave në netët pa hënë” vjen me një befasi të re .Ai është strukturuar jo me poezi siç është paraqitur vazhdimisht ky poet ,por me prozë poetike .Adem Zaplluzha me modestinë që e karakterizon i quan këto copëza delikate RREFEJZA DHE ESE,por që në esencë të tyre janë proza poetike të mrekullueshme.
Befasia,jo më kot ,thonë se është bukuria e artit,dhe në veçanti e poetit.Tek e ka përfunduar këtë buqetë me lulet e mendimit më të bukur poetik ,ai e hedh me qetësi mbi hapësirat kosovare ,mbi luginat,fushat,malet e lumenjtë madhështorë.E hedh këtë buqetë në hapësirat e gjithë jetës kosovare duke përfshirë kohërat dhe gjeografitë e duke krijuar një ftesë për bashkëbisedim,një ftesë kësaj rradhe të shkruar në prozë por që tingujt e jehonës i ka më kumbushëm se ato të shkruara me poezi të mirfilltë.
Në këtë libër simboli i tij është korbi ,një shpend i papreferuar në përgjithësi.Por për një poet edhe ky zog ka nevojë për bashkëbisedim ,ka nevojë që të gjallojë...
Korbi ,ky zog alegorik i përbotshëm e ka ndjerë përkujdesjen e njeriut që në historinë biblike të arkës së Noes,në penën e të madhit Edgar Allan Poe poezia e të cilit u përkthye me ngazëllim madhor prej Fan Nolit e për të shkuar te poezia e Martin Camajt tonë tek shkruan;”Një ditë e ka dhe korbi”.
Shumë lehtë mund të zgjidhte Adem Zaplluzha për simbol referimi poetik edhe shqiponjat,edhe pëllumbat edhe dallëndyshet sepse ato janë paqja ,fitorja,pranvera e plot gjëra të tjera të bukura.Ndryshe është me figurën e korbit ,mbi të cilën”rëndojnë”plot halle e enigma të jetës.Adem Zaplluzha duke qenë poet i drejtpërdrejt ka për qëllim final jetën e hapur ,pa lajka,me revolta ,pa servilizma,me fisnikëri qytetare duke ju drejtuar hapësirave të mëdha .Ai e sheh veten në prozat poetike të këtij libri brënda dhe jashtë jetës kosovare duke qenë njëkohësisht dhe poet prishtinas dhe poet europian.
Këto aspekte të performancës së tij shfaqen me dinjitet në pjesët brilante në librin “Fluturimet e korbave në netët pa hënë” si psh:”Kurse paga e juaj”,”Gjumi”,”Endrra e ditës”,”Dyert”,”Shiu dhe balta”,”Etja”,”Era”, “Vetmia”,”Fluturimet e korbave” etj.
Në këto proza dhe në shumë të tjera në këtë libër ndjehet një stil i veçantë,me konceptim modern të të rrëfyerit ,duke tejkaluar ndjeshëm nivelet e sotme jo vetëm në Kosovë.Në dhomën letrare kosovare të Adem Zaplluzhës ,pranë oxhakut tradicional, flaka e zjarrit sjell vegime të Migjenit e i përzjen me ato të Bodlerit.
Adem Zaplluzha ankohet artistikisht, ai shiun dhe baltën e frymon dhe e ngarkon njëlloj si Korbin.Ja se si e jep të keqen e eksodit të popullit të Kosovës në pjesëzën ‘Shiu dhe balta”:
“Më pas thua se qante qielli.Qielli dhe balta u ngjizën në lëkurën tonë ,u ngjizën edhe mjegullat ,çdo e ligë na hyri në shpirt...”
Në këtë mënyrë autori bën psiko-terapinë e kohës ,duke i kthyer rrëfejzat në monologje dhe dialogje midis tij dhe lexuesit ,edhe kur ai është në kundërshtim me autorin.Para pak kohësh Adem Zaplluzha shkruajti poemën “Korbi i vetmuar” ku në fillim të saj thotë:
“Nëpër xhepa
I kërkojmë ditët e humbura,
Si hija
Po na ndjek një nostalgji”
Pikërisht ky është dhe laitmotivi i librit tëri që kemi në dorë.Prandaj ai nuk i mëshon shumë ngazëllimeve pompuese të lavdisë , fishekzjarreve festivë,fjalimeve që trumbetojnë futjen në parajsë.Ai ka një jetë të jetuar dhe që do ta jetojë akoma por me qetësinë tradicionale të shqiptarit,me nostaligjinë e kuvendit të burrave e me kujtimin e fjalës së dhënë.
Korbi , sipas biblës ,u nis nga Noe për të gjetur ndonjë copë toke mbas përmbytjes së përbotshme dhe korbi nuk u kthye në arkën e madhe pa e gjetur tokën...
Korbi i Zaplluzhës , gjëndet pothuaj në çdo prozë të këtij libri ku nëpërmjet simbolikës së tij autori arrin të prek gati të gjitha dertet e hallet e njeriut të sotëm duke i dhënë hapsirën më të madhe jetës së kosovarëve.
Fatmir Minguli
Kritik letrar
Durrës 30 gusht 2012
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi