Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fazli Maloku: Thirrje për falje gjaqesh

2 posters

Shko poshtë

Fazli Maloku: Thirrje për falje gjaqesh Empty Fazli Maloku: Thirrje për falje gjaqesh

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 08, 2012 2:45 pm

Fazli Maloku: Thirrje për falje gjaqesh Images-56

Fazli Maloku: Thirrje për falje gjaqesh

Fazli Maloku: Thirrje për falje gjaqesh FazliMaloku

Thirrje për falje gjaqesh, plagesa e ngatërresa në mes shqiptarëve!

Fazli Maloku: Thirrje për falje gjaqesh 1-foto+ilustruese+per+pajtimin+e+gjaqeve

Të dashur e shumë të respektuarë nëna e baballarë, vëllezër e motra, bij e bija, familje me shpirt e zemër të shkrumuara, duke u nisur nga fakti se në trevat shqiptare, ku më shumë e ku më pak, kemi familje të gjaksuara, familje të mbyllura në burgun shtëpiak nga frika për hakmarrje, por edhe për ta respektuar familjen e dëmtuar, si dhe me qenë se jemi në prag të kremtimit të Njëqindvjetorit të krijimit të Shqipërisë, festa më sublime e popullit shqiptar, me këtë rast secili shqiptar, do të duhej të përpiqej ta hidhte një guralec në kalanë e shtetit shqiptar, duke shtrirë dorën e pajtimit familjeve që u kanë bërë këto të këçija, ju lutëm, të gjeni forcën dhe të shtrini dorën e pajtimit, në mënyrë që Njëqindvjetori i krijimit të Shqipërisë, të na gjej më të bashkuar se kurrë më parë.

Në këtë drejtim do të duhej të jepnin ndihmesën e tyre të gjithë intelektualët shqiptarë të atyre trevava ku ka këso rastesh, të gjitha organet e pushtetit lokal e atij qëndror, të gjithë përfaqësuesit e klerit, të gjithë pleçnarët shpirtëbardhë, të gjitha mediat e shkruara dhe ato elektronike, por megjithate pesha kryesore dhe nderi do të bie në kryefamiljarët, gjegjësisht përfaqësuesit e familjeve të dëmtuara.

Këtë thirje e bën një vëlla i juaj, i cili për fat të keq, vëllavrasjen e përjetoi qysh në moshën shtatë vjeçare, (viti 1955, duke ju vrarë xhaxhai në pragun e shtëpisë), pastaj edhe dy vrasje të tjera e dy djemëve të rinj, moshë 27 dhe 35 vjeçare (në vitet 2003 dhe 2005), duke lënë nuse veja e fëmijë jetimë. Fatbardhësisht familja e jonë duke qenë e ndihmuar nga shokë e miq arriti që të shtrij dorën e pajtimit, dhe nuk u rreshtu në familjet gjakësore-hakmarrëse, për çka edhe sot ndjehemi krenarë.

Lum ai që do ta bëj i pari! Qoftë i nderuar, ai dhe familja brez pas brezi!

Me shumë respekt!

Fazli Maloku, Prishtinë, datë, 5 shtator 2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fazli Maloku: Thirrje për falje gjaqesh Empty Re: Fazli Maloku: Thirrje për falje gjaqesh

Mesazh nga hysi Thu Sep 13, 2012 12:53 pm

Nuk kam , e as qe kam pasur ndojher dyshim se behet fjale per mesuesin me te mire ne planet!
Pershendetje me teper se speciale per mesuesin tim te nderuar dhe shume te respektuar z. Fazli Maloku, nga Hysni Tahiri, fsh. Torine , gjenerata 1982/83 klasa e pare!- respekt!

hysi

Numri i postimeve : 2
Registration date : 12/09/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fazli Maloku: Thirrje për falje gjaqesh Empty Re: Fazli Maloku: Thirrje për falje gjaqesh

Mesazh nga hysi Thu Mar 07, 2013 10:10 am

pas plot 31 vjetesh sot me 7 mars ne diten e mesuesit , ska se si te mos e kujtoj mesuesin tim i cili eshte dhe do te mbetet njeri nga me te rerspektuarit qe kam takuar ne jeten time!
edhe nje here shfrytezoj kete date qe te falenderoj dhe te pershendes nga zemra mesuesin tim z.FAZLI MALOKU , njeriun nga i cili vertet mesova shume!
me respekt te vecante Hysni Tahiri fsh. torine lipjan.

hysi

Numri i postimeve : 2
Registration date : 12/09/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fazli Maloku: Thirrje për falje gjaqesh Empty Re: Fazli Maloku: Thirrje për falje gjaqesh

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi