Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KUR POETIN E RRËMBEN FJALA

Shko poshtë

KUR POETIN E RRËMBEN FJALA Empty KUR POETIN E RRËMBEN FJALA

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 08, 2012 6:18 pm

KUR POETIN E RRËMBEN FJALA

Të jesh poet fillimisht duhesh të keshë dhunti,të ndjeshë dëshirën në shpirtin tënd,të i vargërosh popullit tënd në gëzimet dhe vështërsitë në të cilat gjendet.

Të jesh poet duhet të ndjeshë magjinë e fjalës e cila të lëkund shpirtin, të zgjon mendimet dhe ndjenjat për t’i shprehur hidhërimet, dashuritë, vuajtjet, “për t’ i shtrydhur nga vetja , për të luftuar kundër të keqes së jetës tënde dhe së keqes së jetës së të tjerëve.Poeti ka disa cilësi të shenjëta,atdhedashurinë,miqësinë,drejtësinë,shquarësinë për të dalluar të mirat dhe për të protestuar kundër të shëmtuarës. Poeti duhet të jetë i pregatitur për gjendjen e tij shpirtërore,i cili me mençurinë e tij mund të ecën edhe nëpër tehun e shpatës pa lëkundje,i pregatitur për të dashur atdheun,të ngjalli dashuri për atdheun te lexuesit të jetë gjëthnjë në kontakt me librin,të lexoj shumë,të tregoj botën e tij shpirtërore para lexuesëve,të ketë gatishmërinë të duan atdheun kur gjindet pranë tij dhe kur i mungon.

Të dijnë të trajtoj dhe zgjedh tema të jep mesazhe të fuqishme,për fjalën,atdheun,shkollën,të dijë të protestoj kundër padrejtësive.Poeti është shpirti i popullit,jeton me popullin,punon për popullin,digjet për popullin,shkëlqen për popullin dhe është gjëthnjë pranë tij,edhe kur fizikisht ndodhet larg.Poeti shkrinë gjithçka nga vetja për të mirën e gjuhës,atdheut dhe kombit.I tillë është edhe poeti ynë i mirënjohur Haxhi Muhaxheri,i cili nga fëmijëria është ushqyar me atdhedashuri,dashuri për kombin,gjuhën,arsimin.Shpirtërore e tijë është letërsia në tërësi,poezia në veqanti.
KUR POETIN E RRËMBEN FJALA 123
Haxhi Muhaxheri

Haxhi Muhaxheri lindi më 04 qershor 1967 në fshatin Kosuriq të Pejës, Kosovë .

Shkollën fillore e ka kryer në Gllogjan të Pejës, të mesmen në Klinë, ndërsa studimet (letersi dhe gjuhe) i ka vijuar në Univesitetin e Prishtinës. Haxhi Muhaxheri ka qenë kryetar i Shoqatës së Letrarëve të Rinj të Kosovës, editor i Shtëpsë Botuese “Pena”, kryeredaktorë i të parës revistë erotike “Amori” dhe botues i revistës “Alberos”(erotike). Mepastaj, ka botuar edhe tri revista tjera, si: “Pena”(letrare), “Dëshira”(për familje) dhe “Fanari”(për të rinj) Për mungesë fondi,botimi i këtyre tri revistave është ndërprerë pas daljës së numrit të parë.

Haxhiu ka marrë çmimet e para për poezi në Takimet e Gjeçovit në Zym dhe në Sofra poetike në Drenas. Jeton dhe krijon në Austri.Haxhi Muhaxjeri është një veprimtarë i pashoq i cili ka bërë dhe po bënë shumë
për letërsinë tonë kombëtare.Ai përveq që krijon poezi dhe prozë,bënë shumë në afirmimin e krijuesëve,si dhe mbanë dhe administron disa faqe të kulturës e letërsisë si:Sofra Poetike,Faqja për fëmijë, AlbPlanet,Bukureza,Poezi Shqiptare,ALBPOETIKA;Proza Shqiptare,Libra dhe Autor,pOEZI Për Shqipërinë,Arena,Poezi për Çamërinë,poezi për Kosovën dhe një faqe për krijimtarinë e vet.


Poezi nga Haxhi Muhaxheri

KUR MË RRËMBEN FJALA

Kur më rëmben fjala
Më vërshojnë gëzimet
Sikur të gjitha të dashurat
Ti kisha pranë


Kur fjala më çalon
Dehem e bëhëm tapë
Si të kisha pirë
Helmin e kësaj bote


Kur më buzëqesh fjala
Diellëzohem lartësohem
Si ti kisha përmbysur
Të gjitha perandoritë


UNË DHE KËNGA*

Do të varrosemi
Kur të na lindin
Të vdekurit
Për të lindur
Kur të vdekurit
Të na varrosin


*Kjo poezi mori çmimin e tretë në manifestimin
“Sofra poetike e Drenicës” ne vitin 1995


LIRIKË ME PËRDHUNË

Të kujtohet ndajnata
kur në kryqëzim sysh
lexoja biografinë tënde
dhe fjalë e ndryrë në gojë
qëkurthi e ruajtur vetë për ty
që edhe sot mendoj
se kurrë nuk ta thashë vetë
po zëri i brëndisë
ai zë që dëgjohet
vetëm në ligjerim zemrash


Të kujtohen fjalët tua të brishta
dhe bisedat e amullta
kur me plot mund
pushtoja foltoren e bindjes
dhe fillonte kënga e psherëtimave
kënga që aq shumë ia pate frikën
po edhe dashur e ke aq sa unë
dhe pas të gjithave më pate thënë
se tash ke gjetur
princin mbi kalë të bardhë
yllin e dashurisë


E unë tretësha në mendime
sa herë dëgjoja radion
të fliste për atdheun
për dhunën
që u bëhej vëllezërve të mi
dhe i mllefosur të pata pyetur
si të mendoja për yllkën e dashurisë
kur populli vuan për dritën e lirisë
të drejtën e harmonisë kozmike


Mars, 1991

LETËRKËMBIM

Mora letrën tënde shkruar me fjalë malli
fjalë zemre për mua yllin e dashurisë sate
dhe si i krisur zura të bisedoja
me fotografinë tënde vendosur mbi tavolinë
dhe mallkoja ditët që pa ty më gdhijnë
Mike
Të ne punët prapë nuk venë mirë
dorë e hekurt
pareshtur mbi kokat tona rëndon lëndon
ushtaret kthehen në arkivole përsëri
e ne presim Çmimin Nobel
për mendjen e durimit


Me vite prita të mësoja
e ende nuk e di
durimi është pjellë e vdekjës
a vdekja pjellë e tij


E di moj
do të thuash durimi ka kufij
po polemi di më mirë se ne të dy
a duhet flijuar a pritur për lirinë


Do më pyesje për ditën e gëzimit
e vështirë është pritja për ty
të bëj benë
nuk do të vonoj shumë
vadja e dasmës së madhe


Gusht, 1991

UJK MË ËSHTË BËRË VETJA

Përditë zgjohem me mendjen në ty
Shtegun mbuluar e ka bloza e dëshirës
Më përvlon malli
E veten ngushlloj me letra dashurie
Më kot mundohem të mësoj
Kobi je ti që më sillësh vërdallë
A fati im i çalë
Që më shpie drejt çmendisë
Lule ferri je a lule parajse
Bukuri vërbuese
A kumt orësh të liga
Lojtare netesh të humbura
A sëmundje që nuk shërohesh
Pjellë mortore a gjemb durimi
Çelës enigmash a neperkë syri
Si ta kuptoj moj
Më thuaj
Më shanë
Pse me emrin tënd
Pagëzoja yjtë lumenjtë përrallëzat
Pse…


Më qeshen
Për lutjet e mesnatës
E psherëtimat krismë qielli
Për ëndrrat e harlisura
E lotin e buzëqeshur
Për ditet që më iknin
Sy njerëzve të hekurt


Dhëmbet u ranë së qeshuri
E Peruni i Madh
Hiqte valle mbi kockat tona


Ti nuk erdhe e dashur
E në shpirt
Termete shkaktuar më ke


Ti duhej të vije
Bashkë me pranverën
Dhe këngët e të lashtave


Portë e hapur të pret
Dhe karafil i vyshkur
Në dorën time


Eja e dashur
Eja
Ujk më është bërë vetja


Prishtinë, 1995

GJURMË

Me kohën në hapërim
për të lënë gjurmë
në pemën e jetës


Grurisht
duhet kënduar
diellit legjendave


Me fjalë ndërtoni
ura mbi brigje
ura dashurie


Në gjuhën
e yjve të baladave
rrëfehuni


Për të dëshmuar
me emrin
Edhe ne gurin e varrit


RILINDJA, 10.11.1988

ATLANDIDA E RE

Urime Veneci shekullin e dhjetë
mbi ujë
kujdes njëzetenjëshin
nuk u besohet më
pellumbave të bardhë
banorëve të parë
në sheshin Santa Maria Sallita
uji po han tokën tuaj
e një ditë do ta përpijë
se bashku me 46 ishujt
dhe Urën e Psherëtimave
qe të krijohet Atlantidë e re
Veneci


1995

URATË*

Zotynë
Pranoje Lutjen time
Diell të ketë
Në Mendjen e Durimit
Orëbardhat ta shpejtojnë
Ditën e gëzimit
Lulet e kësaj toke
Ilirisht
Uratë le ti këndojnë bashkimit
Nuse e Ujrave
Të na i gëzoj shtëpitë
Circe Jona
Të na i mbëltoj dashuritë
Ëndrrmirat
Të na i zgjedhin Fatitë
Këngët tona
Ti pushtojnë lartësitë
Amen


*Kjo poezi mori Çmimin e parë në
„Takimet e Gjeçovit” në Zym të Kosovës,në vitin 1994


PP
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi