Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkurta përfaqëson Kosovën në koncertin ballkanik

Shko poshtë

Shkurta përfaqëson Kosovën në koncertin ballkanik Empty Shkurta përfaqëson Kosovën në koncertin ballkanik

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 08, 2012 9:07 pm

Shkurta përfaqëson Kosovën në koncertin ballkanik


Shkurta përfaqëson Kosovën në koncertin ballkanik Shkurte_1


Këngëtarja jonë Shkurte Fejza do ta përfaqësojë shtetin e Kosovës në një koncert ballkanik të organizuar nga TRT Tv nga Turqia. Kjo ftesë këngëtares i ka ardhur nga Ambasada Turke në Prishtinë, për ta përfaqësuar vendin dhe koncerti do të mbahet më 1 shtator në qytetin e Shkupit.

Këngëtarja jonë do të interpretojë dy këngë të vjetra shqipe kosovare, të cilat këngë ajo thotë se do të mundohet t’i interpretojë sa më bukur. Ndonëse me një angazhim të madh veror, Shkurta ka planifikuar që pikërisht me këtë datë të koncertit të përfundojë edhe sezonin veror dhe menjëherë të niset në bregdetin shqiptar. Për më shumë rreth punës dhe çdo gjë tjetër flet Shkurta për “Zëri”.

Sot për herë të parë do ta përfaqësoni Kosovën në një koncert ballkanik që do të mbahet në Shkup, si ndjeheni?

Është një ndjenjë e mirë ta përfaqësosh shtetin e Kosovës, në një koncert me karakter ballkanik. Ndonëse kjo ftesë më erdhi nga Ambasada Turke dhe ndjehem e privilegjuar që më kanë zgjedhur pikërisht mua për ta përfaqësuar vendin tonë. Koncerti do të mbahet më 1 shtator në qytetin e Shkupit dhe do të interpretohet në kanalin televiziv TRT nga Turqia.

Pjesëmarrëse në këtë koncert do të jenë shumë vende ballkanike dhe kam përshtypjen se do të kalojë mirë. Natyrisht se do të njihem me shumë kolegë të vendeve të tjera, do të mësoj më shumë rreth kulturave të vendeve ballkanike që do të jenë në koncert.

Në këtë koncert do të interpretoni dy këngë, ndonëse zgjedhjen e bëjnë vetë organizatorët e koncertit, mbase bëhet fjalë për këngët e vjetra shqipe, keni përshtypjen se cilat mund të jenë ato këngë?

Tani për tani nuk e kam idenë se cilat këngë do të jenë, por këtë do ta kuptoj sapo të shkoj në Shkup. Për faktin se më kanë zgjedhur mua si idealen për t’i interpretuar këto dy këngë të vjetra shqipe kosovare, besoj se do të jenë këngët që i dua unë. Ende nuk kam njohuri se a do të jenë këngë nga repertori im apo jo, por megjithatë çdo këngë të vjetër shqipe mund ta interpretoj me shumë dëshirë. Do të mundohem të paraqitem sa më mirë në këtë koncert ballkanik.

Tani jeni edhe në përfundim të sezonit veror, sa po ndaheni e kënaqur me këtë verë, përfituat ashtu siç e keni paramenduar?

Vera ka qenë mjaft e angazhuar, thuajse në çdo javë me ditë të tëra kam qenë e angazhuar me koncerte, mbrëmje muzikore nëpër dasma e ahengje të ndryshme gazmore. Tani më 1 shtator pikërisht me koncertin ballkanik do ta përfundoj edhe sezonin e verës. Mbase jam lodhur shumë, por edhe jam e kënaqur me fitimet. Çdo lodhje duhet edhe të shpërblehet apo jo (qesh).

Keni menduar për pushimet verore?

Po, sapo ta përfundoj sezonin e verës, kam vendosur që menjëherë të nesërmen gjegjësisht më 2 shkurt të udhëtoj për në bregdetin shqiptar për t’i kaluar disa javë pushimi.

Pushimin zakonisht e bëni me familje duke përfshirë edhe fëmijët apo vetëm me bashkëshortin?

Zakonisht në pushime vijnë edhe fëmijët, por këtë vit nuk dëshirojnë të vijnë të gjithë. Shoqëruesin e përhershëm e kam bashkëshortin e sa për fëmijët le të zgjedhin, nëse dëshirojnë vijnë nëse jo le të shkojnë ku të dëshirojnë. Nuk ua prishi qejfin sepse tashmë janë të rritur dhe mund të zgjedhin sipas dëshirës së tyre.

Ke menduar për ndonjë projekt pas kthimit nga pushimi?

Të them të drejtën nuk kam planifikuar asgjë konkrete, por besoj se pasi të kthehem do të nis ndonjë përgatitje për projekte të reja. Padyshim se kah muajt e fundit të vitit nisin edhe përgatitjet për xhirimet e Vitit të Ri dhe më duhet të përgatis diçka të re.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi