ELIDA BUÇPAPAJ:ZVICRA FITOI ME SHQIPTARË, POR SHQIPTARËT ISHIN FITIMTARË NË ZVICËR!
Faqja 1 e 1

ZVICRA FITOI ME SHQIPTARË, POR SHQIPTARËT ISHIN FITIMTARË NË ZVICËR!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Ndeshja Shqipëri-Zvicër parashikohej të ishte e veçantë, bizare, sepse në përbërjen e skuadrës zvicerane janë të paktën pesë lojtarë me origjinë shqiptare, me të cilët krenohet komuniteti i shqiptarëve këtu, por ata janë krenari edhe në Kosovë, Shqipëri e kudo ku jetojnë shqiptarët.
Natyrisht që nuk parashikoheshin sulmet që mori Shaqiri, tek i cili kur i afroheshin kamerat i dalloheshin në qafë dy gërvishtje të thella, nuk parashikoheshin po ashtu sharjet e një grupi të pacipë tifozësh që i bëheshin Behramit. Por zviceranët duket kishin parashikuar diçka, kjo ndofta ishte arsyeja që ndeshja u zhvillua në stadiumin e Swissporarena të qytetit të bukur të Lucernës, me kapacitet rreth 17 mijë spektatorë dhe jo në St. Jakob të Baseli, me një kapacitet rreth 42 mijë vende. Por gjithsesi zviceranët nuk kishin parashikuar një pjesëmarrje aq të madhe të shqiptarëve, e cila numërohej rreth 10 mijë. Kjo nuk do të kishte në vetvete asgjë të keqe, përkundrazi, nëse do të shmangeshin tensionet, të cilat e bënë trajnerin e Zvicrës, gjermanin Ottmar Hitzfeld, ta shihte aq shpesh herë orën, duke mezi pritur përfundimin e ndeshjes. Ufa! Sikur të mos kishte ndeshje kthimi do të ishte edhe më mirë!
Po të ishte me zgjedhje, dhe jo me short, pesë lojtarët më origjinë shqiptare të kombëtares zvicerane nuk do të kishin dashur kurrsesi që shorti t'i vinte përballë këto dy skuadra në një grup në ndeshjet eleminatore për Brazil 2014, për shkak se Zvicra është bërë atdhe i vërtetë për komunitetin e shqiptarëve këtu, disa qindra mijë, dhe u ka dhënë atë që nuk e kanë marrë dot prej vendeve nga vijnë, Kosova dhe Maqedonia, ku të dyja vendet kanë vetëm një dekadë që kanë dalë nga dy konflikte, që shkaktuan shpërnguljen e mijëra shqiptarëve nëpër botë në kërkim të një jete më të mirë. Ashtu si vepruan edhe prindërit e këtyre pesë djemve. Dhe këtë strehë ua dha Zvicra.
Kombëtarja zvicerane, siç e përmenda, në ndeshjet eleminatore për Botërorin 2014 përfaqësohet të paktën me pesë shqiptarë, shtetas zviceranë, të cilët janë Xherdan Shaqiri, 20 vjeç, i lindur në Gjilan, me një kontratë me Bayern të Mynihut e cila kushton 12 milionë Euro; Valon Behrami i lindur në Mitrovicë, 26 vjeç, me një kontratë me skuadrën e Napolit, pas atyre që ka pasur me Lacion, Fiorentinën etj; Granit Xhaka, i lindur në Gjilan, 19 vjeçar, me një kontratë me Borusjen (Borussia Mönchengladbach), Blerim Xhemajli, i lindur në Tetovë, 26 vjeç - edhe ky luan tek Napoli, dhe Admir Mehmedi, i lindur në Gostivar, 21 vjeç me një kontratë me Dinamon e Kievit.
Të pestë vijnë nga familje refugjatësh, të cilët kanë zbarkuar në Zvicër të gjejnë strehë për shkak të konfliktit në Kosovë dhe periudhës së segregacionit antishqiptar në Maqedoni, që prodhoi konfliktin e 2001 dhe Marrëveshjen e Ohrit.
Pra janë pesë djem të rinj, që e njohin vuajtjen, por kanë njohur edhe të mirat që sjell fati të jesh lojtar i kombëtares zvicerane, çka u ka krijuar mundësi që të përfitojnë edhe një prosperitet të begatë ekonomik nga merkatoja e futbollit, sepse janë yje të futbollit.
Ndërkohë ata krenohen me faktin se janë me origjinë shqiptare. Kamerat e televizioneve zvicerane fokusoheshin tek flamuri shqiptar në këpucën e futbollit të Shaqirit apo në tatuazhet e Valon Baramit, ndërkohë patriotizëm tregojnë edhe emrat e këtyre djemve, çka do të thotë se janë mëkuar me patriotizëm që në barkun e nënës. Pra nënat e këtyre djemve meritojnë veç urime, ashtu si gjithë nënat shqiptare kudoqofshin, por kurrsesi sharje si ndodhi mbrëmë në stadiumin e Lucernës. Ishin pak ata tifozë që shanë e goditën, por edhe këtu u tregua se shqiptarët janë të paroganizuar dhe mbeten në dorën e një grushti njerëzish josportivë, të cilët duan ta kthejnë një ndeshje futbolli në fushë beteje!
Por le t’i kthehemi ndeshjes. Fakti që shqiptarët ndikojnë dhe kanë rol në fitoret e Zvicrës tregon qartë se shqiptarët janë talente, por talente të pafat, për shkak të gjendjes jo normale të shteteve nga vijnë, ku papunësia në Kosovë arrin 60 % dhe askush nuk mendon për sport. E njëjta gjë në Shqipëri. Ky vend i cili gjatë diktaturës ka pasur yje në të gjitha sportet, këto 22 vite tranzicion në vend të ringjalljes, po përjeton një degradim të frikshëm, ku federatat shqiptare futen në listat e përdoruesve të doppingut.
Nëse këta djem, këta pesë yje, do të jetonin në Kosovë, Maqedoni, apo Shqipëri, këta do të ishin padyshin në listat e të papunëve, apo të atyre mijëra të rinjve që mbushin lokalet pa shpresë, ndërsa Zvicra u ka dhënë atyre shanset e plota, i ka bërë shtetas të saj, dhe krenohet me ta dhe përfaqësohet me ta! Dhe të pesë djemtë më së paku do të bëjnë gjithçka që Zvicra të fitojë ! HOPP HOPP SCHWIIZ !
Zvicra fitoi me shqiptarë, pra shqiptarët mund të fitojnë, nëse kanë organizim, përkujdesje dhe përkushtim, nëse kanë shtet që kryen detyrën dhe shtetarë që respektojnë votën e qytetarit si dhe një ekonomi tregu të tipit Perëndimor. Merreni me mend sikur shqiptarët të kishin një shtet si Zvicra se ku do të ishin sot! Nuk është një ëndërr e parealizueshme, gjatë këtyre 22 viteve ishin të gjitha mundësitë që Shqipëria të kishte ecur të paktën sa vendet e ish-bllokut lindor. Por shqiptarët, mjerisht kanë mbetur peng i një klase politike pa integritet, e cila i konsideron qytetarët e saj si shtetas të dorës së fundit, ndryshe nga Zvicra që i vlerëson talentet e shqiptarëve, i bën shtetas të saj dhe përfaqësohet me ta!
Zvicra fitoi me shqiptarët, por edhe shqiptarët ishin fitimtarë sepse luajtën me Zvicrën!
Këtu nuk ka asgjë të keqe, veç shijes së humbjes, por ndërkohë është një humbje jo e hidhur, sepse tregon se shqiptarët janë talente që meritojnë të mirëqeverisen, por mirëqeverisja nuk varet nga ata tifozë që shajnë me nënë e babë, por nga vota e sovranit që të dijë se për kë do të votojë dhe të votojë për atë që do t’ia ndryshojë jetën për të mirë.
©

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi