Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nase Jani: Misteriozja e Fatmir Terziut

Shko poshtë

Nase Jani: Misteriozja e Fatmir Terziut Empty Nase Jani: Misteriozja e Fatmir Terziut

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 21, 2009 11:14 am

Nase Jani: Misteriozja e Fatmir Terziut U1_1
Misteriozja e Fatmir Terziut

-Ndjesi duke lexuar prozën e Fatmir Terziut-
Nga Nase JANI
Para disa vjetësh u ndesha me prozën e Fatmir Terziut. Nuk më kishte rënë rasti ta njihja më parë. Më pëlqeu tregimi i tij “Djalli i Argadasit” dhe e botova te Revista “Pelegrin”. Në vitin 2006, Fatmir Terziu, u bë edhe Fitues i Çmimit “Kadmus” në tregim. Duke e ndjerë veten pranë revistës “Pelegrin”, u bë mik dhe bashkëpunëtor i saj, (para se të bëhej miku ynë) duke na dhënë dhe ne nga vlerat e tij intelektuale.
Fatmir Terziu di ta përdorë aftësinë e tij intelektuale, jo vetëm në shërbim të vetes e të familjes, por edhe më gjerë, në shërbim të dritësimit të kulturës shqiptare. Ai e përdor mendimin e tij të lirë, jo vetëm tek “Fjala e Lirë”, ku bashkon mendimin intelektual shqiptar, por edhe në krijimtari të palodhur letrare, artistike, publicistike, etj.
Libri më i fundit me tregime “Misteriozja”, botuar nga “Globus R” e portretizon Terziun në një tregimtar, që di ta ndërtojë-zgjuar fjalinë dhe di çfarë të fusë brenda fjalisë së shkruar, që di të tregojë dhe e zgjedh atë që do të tregojë tek lexuesi.
Misteriozja nuk gjendet vetëm te tregimi me të njejtin titull, por gati në të 26 tregimet e vëllimit. Është “misteriozja” në atë që sjell shkrimtari për lexuesin.
Shumica e tregimeve të Terziut, janë të kursyer, pa zgjetje e stërzgjetje. Kur i lexon të kujtojnë ata tregimet e shkrimtarit amerikan, O’Henry (William Sydney Porter, 1862-1910), të mjeshtrit bullgar Elin Pelini (1877-1949), apo të mjeshtrit tonë Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli, 1907-1967). Fjala e kursyer kërkon mendim të zgjedhur dhe kjo nuk i mungon Terziut.
Tregimet e tij nisin nga e thjeshta dhe ashtu mbarojnë. (Teuta, me brishtësi shpirtërore dhe Dr. Davidi, tek “Tetovarja”. Jeta atë që humbet e gjen dhe duhet ta gjejë).... Tregimet e këtij libri janë të dukshëm, shihen nga të gjithë, por shkruhen nga Terziu. Kjo dukje “nga të gjithë” e vështirëson shkrimtarin të bëj artin e të treguarit. Pikërisht këtu është dhe suksesi.
Nase Jani: Misteriozja e Fatmir Terziut U1_2Tregimet kanë gjeografi, që nga vendlindja, shkolla ku mësoi e ku dha mësim, fshatrat e qytetet e Shqipërisë, e deri tutje në Europë, ku jetojnë europianët, por dhe shqiptarët e europianizuar. Terziu e sundon gjeografine e tregimeve me njohuritë që ka për jetën dhe qytetarinë-krijuese. Pasuria e tij intelektuale e ndihmon sukseshëm për këtë.
Tregimet kanë shtrirje kohore, në dy shekuj. Kjo e bën që të tregojë evolimin mendor e shpirtëror të njeriut, që rrjedh nga evolimi mendor e shpirtëror i shkrimtarit.
Mençurinë prej Nastradini të Xha Avramit, autori na e sjall me rrëfenjat-bëma, të ndara si tek “Dekameroni” i Xhovani Bokaçios. Mençuria e Xha Avramit bën “radiografinë” e shoqërisë në kohë. Terziu ka ditur ta zbulojë atë mençuri. Gjashtë rrëfenjat e xha Avramit janë udhë-jete, ku mund të ecësh po të dish të ecësh, sot në jetën “moderne”, pa fyell, pa qirinj e pa zagar e çifte-gjahu. Ngjitja në “majën e plepit” është më e lehtë se zbritja, ashtu siç ndodh edhe me njerëzit e politikës, që mendojnë se janë të “prerë” për t’u ngjitur dhe zbritja bëhet e papranueshme, mund t’i rrëzojë... Kush s’e njeh Dr. Sali Rexhepin (Tregimi “Mot i Qashtër”) dhe kush se dëgjon “Xha Avramin-popull” të Fatmir Terziut edhe mund ta pësojë...
... Dhe jeta e njeriut është “Jetë në zarf”. Edhe dita, edhe nata, edhe gjumi, edhe zgjimi, edhe puna, edhe dëfrimi, edhe familja, çdo gjë e çdo gjë, është brenda një zarfi, pa datë, pa muaj e vite. Është zarfi, që njeriu mban me vete dhe gjendet i futur brenda me jetën e tij. Arti i të shkruarit është jo realiteti i jetës, që jetohet, por realiteti që na jep shkrimtari. Këtë art do të gjejë lexuesi te libri i sapo dalë këto ditë në treg “Misteriozja”.....
Athinë, prill, 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi