Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shtatëdhjeteshtatë zyrtarë s’kanë deklaruar pasurinë

Shko poshtë

Shtatëdhjeteshtatë zyrtarë s’kanë deklaruar pasurinë Empty Shtatëdhjeteshtatë zyrtarë s’kanë deklaruar pasurinë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 12, 2012 6:40 pm

Shtatëdhjeteshtatë zyrtarë s’kanë deklaruar pasurinë


Shtatëdhjeteshtatë zyrtarë s’kanë deklaruar pasurinë Largea_eurot-121347461031
Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit ka publikuar një raport/analizë mbi rastet e iniciuara nga kjo agjenci për mosdeklarimin e pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publikë dhe efikasitetin e gjykatave për sanksionimin e tyre.

Sipas raport/analizës për vitet 2010 dhe 2011, nga numri i përgjithshëm i zyrtarëve që kanë pasur për obligim deklarimin e pasurisë, 1,483 zyrtarë të lartë publikë kanë përmbushur obligimin ligjor, ndërsa 77 të tjerë që janë nga Presidenca, Kuvendi, Qeveria, gjykatat komunale, institucionet e pavarura dhe ndërmarrjet publike, nuk kanë deklaruar pasurinë.

Mosdeklarimi i pasurisë, sipas Ligjit nr. 03/L-151, është i dënueshëm dhe konsiderohet veprim kundërligjor.

Shuma e përgjithshme e dënimeve të shqiptuara nga gjykatat në shkallën e parë është 22,580 euro, kurse në shkallën e dytë është 5,500 euro.

Agjencia në publikimin e sotëm thotë se “në disa raste, gjykatat kanë nxjerrë vendime jo komfor ligjit apo nuk i trajtojnë ato fare”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi