Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drita Fejza:HESHT...

Shko poshtë

Drita Fejza:HESHT... Empty Drita Fejza:HESHT...

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 12, 2012 8:11 pm

Drita Fejza:HESHT... 564736_410905858972371_1522986080_nDrita Fejza:HESHT... 183754_144185148977778_5066388_n

Drita Fejza:HESHT...

Askujt s’do ti thuash
Se çfarë ka mbetur,
As për lojëra fëmijësh...

Në kalldrëmet e jetës
Thuaj e gjeta !
Zogun me krah të thyer...
Me buzëqeshjen e fundit
Do ta shqyej tymnajën
Pranverës ti them po.

Thirre mëngjesin e klokut të par
Në guralecin e gishtit të vogël
Do të grithi si mace e egër
Në gishtin e unazës kujtoje çukapikthin
Imazhin tim në sytë e tu që thërrasin
Disfatën e ke të sigurt... të ndezur!
sa ethet e zjarrta që më ngasin...

askujt s’do ti thuash
se çfarë të ka brejtur mbrëmë
sonte ndeze fenerin e heshtjes
zdua as zhurmën e gjethit të vjeshtës
vetëm heshtjen, lojën dhe at klithmën e dashurisë....
fenerin vare në qerpikun tim të shihesh në syrin e lakmisë

askujt s’do ti thuash
çfarë ka mbetur mbrëmë
për sonte do të harrosh nesër...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi