Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Namik Selmani:Pulëbardhat e Majit.

Shko poshtë

Namik Selmani:Pulëbardhat e Majit. Empty Namik Selmani:Pulëbardhat e Majit.

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 12, 2012 8:18 pm

Namik Selmani:Pulëbardhat e Majit. 274072_100000191453904_1043199911_n

Namik Selmani:Pulëbardhat e Majit
• Kushtuar vajzave studente që humbën jetën në aksidentin tragjik të 21 Majit në Himarë

Namik Selmani:Pulëbardhat e Majit. Studentet-Viktima-Fotot-Homazhe
1.
• Fluturonin pulëbardhat
Në një qiell maji, mes një Deti të pambaruar të Dhimbjes.
E lulet
Njëherësh u vyshkën mes gjakut të nuseve pa kurorë të bardhë
Sandalet
Prisnin këmbët e bukura, të rinisnin lumturisht shtigjet.
E celularët
Kishin mall për shkronjat, dashuritë e reja, për fjalët si kristali.

2.
Mbi gërmadha hekurash
Pamë të gjithë një copë vetvete tek vritej pak nga pak
Në fytyrat e nënave
Prekëm sytë e përlotur dhe përkëdheljen e munguar.
Në bolorimën e tyre
Qielli pranveror çahej klithshëmn kat më kat.
Fjalët
Skuqeshin fort që dot s’ia stisën dhimbjen gjoksplaguar.

3,
Fluturuan pulëbardhat
Drejt një lëndine a një porte të ndritshme parajsore.
Me pengun e pathënë
Ku mosha, mbi krye vetëm dritën ka ka si kurorë.
Himara
Nxirrte nga gjoksi i bleruar një shami me iso valësh ujore.
E këngëvajet
Dilnin nga ofshama me tinguj engjëllorë

4.
Heeej, hon i zi…
Ti, pus i thellë që jetët i preve, bash si filizi.
Mbaj, bre, ca gurë të gjakosur
Për dashurinë e prindërve a të dashurisë së parë.
..Fluturoni pulëbardha!
Mes një shtegtimi të tragjiktë, me hekura zinxhiri
E mos na e thani lotin
Që na nxjerr pena e guri që vihet në zemrën e vrarë.

5.
Fluturuan pulëbardhat..
Fluturuan….
22 maj 2012
o Poezia e brigjeve

1.
Në brigjet e rreptë
lukunitë vrastare të zvarranikëve kërkojnë klithshëm prenë
Pa e ditur
se bëjnë saktësisht Sozinë e kësaj toke të një bote të dreqtë.
Pulëbardhat
sfidojnë kreshtnajën e blertë me puthjen e tyre sqep më sqep
E kaltërsia
vetëm te shpirti i poetëve kërkon edhe cazë më tepër strehë.


2.
Vijmë nga malet
ku eshtrat e gjunjëve në udhë shpesh garojnë me Sizifin
Vijmë nga stanet
ku blegërijnë qengja e lehin qentë me zë të ngjirur.
Në këtë breg
mësuam pa mësues një tjetër abece të jetës së shtirur
Këtu
ëndërruam para kështjellave rënore që ngrinim dhe …binin.

3.
Këtu,
provuam zërin e këngës e krahët me stuhitë detare i matëm
Papritur
u bëmë kapedanë, piratë, ushtarë të bindur e fëmijë
Këndej
përcollëm dhëmbështrënguar djemtë kacavirrur drejt litarëve
Në vend të arkivolit të munguar
duardridhur hodhëm fjongo. lule, trëndafilë


4.
Në Brigjet e Besës
pasha besën ishin rrënuar kalatë e larta, ishin shkërmoqur
E kështjellarët
kishin shkuar s’di se ku, të ngrenin kasollet robinsoniane
Gjëmonin celualarët
takime, lutje, sharje, pazare e…një terrnajë e pasosur.
Peshkatarët
qepnin rrjetat e grisura për aventurën e re heminguejane.


5.
Në brigjet e Dashurisë
Na vuvosen fjalët e pathëna mes kujtimeve flakaresha
Si Diogjeni kërkojmë
puthjen e parë që na e vodhi lulja, qielli, hëna dhe mali.
Mjaltin e shpirtit
s’e mbajmë dot në duar, në sy, në bebëzat dritëndezura
Ia japim
bujarisht mikeshave fytyrëskuqura, me buzë prushëruar si zjarri.

6.
Në Breg të Zemrës
Nuk dua të jem Vajzë e vetmuar me duar mbi valë
Me lotë në qerpikë
kërkon të ecë më këmbë mbi samarë dallgësh
E trimit të shtrenjtë
me shaminë e lotëve t’ia thajë djersën mbi ballë.
Një këngë dashurie
të rinisë vajtueshëm ku vyshken e vyshken filiza plagësh..


Namik Selmani
namikselmani@yahoo.ca


Namik Selmani:Pulëbardhat e Majit. Unielbasan-560x420
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi