Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ISMAIL GASHI: NJË ORË URËTIE ME PROF. ANTON ÇETTËN

Shko poshtë

ISMAIL GASHI: NJË ORË URËTIE ME PROF. ANTON ÇETTËN Empty ISMAIL GASHI: NJË ORË URËTIE ME PROF. ANTON ÇETTËN

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 12, 2012 9:19 pm

ISMAIL GASHI: NJË ORË URËTIE ME PROF. ANTON ÇETTËN

ISMAIL GASHI: NJË ORË URËTIE ME PROF. ANTON ÇETTËN Lajmi_1336216299


(Lypjan, 05. 05. 2012) - Reflektime nga Pajtimet e Gjaqeve - Kishin kaluar 24 vjet, që kur Profesor Anton Çettën e kisha dëgjuar nga afër, atëherë kur ai na ligjeronte Letërsinë e Vjetër Shqiptare. Për dallim nga atëherë, tash, fillim marsi 1990, unë i burrëruar e profesori im i mplakur. Qëndruam një kohë pranë e pranë në një tryezë në kabinetin e Tij në Institutin Albanologjik në Prishtinë.

Te profesori shkuam me dy veprimtarë të tjerë, tash të ndjerin Avdi Kelmendi dhe Halil Bislimin, që ta ftonim kryepleqënarin e urtë të Kosovës, të na vijë në një tubim të pajtimeve në Shtime, pasi Aksioni i Pajtimve kishte marr fillim të mbarë e të hovshëm. Me këte do ta nderojë e madhërojë atë falje gjaku dhe vet tubimin në këtë mjedis të Kosovës, dhe do të merr krah e shtrirje jehona e Aksionit të Pajtimeve. Ta shlyejmë përgjithmonë këtë njollë të keqe, që për mish të huaj ka zënë vend ne qenien e traditës sonë kombëtare dhe ta shporrim për të huaj nga ky truall e ky popull i lashtë autokton. Në kabinetin e punës, nuk e gjetëm Profesor Antonin. Ramadani një bashkëpunëtor shkencor i profesorit, na priti për miqë, përkundër asaj që nuk njiheshim më heret. Ai na tha, se Profesor Antoni, mbrëm ka qenë në Orllan të Podujevës në një pajtim gjaku, është lodhur mjaftë, por me siguri do të vijë së shpejti. Këtë e tha Ramadani pasi foli me profesor Antonin në telefon. Ashtu edhe doli. Nuk vonoi shumë profesori ia arriti në kabinet mjaftë i dërmuar, dukej me sy pak sa të ajur nga lodhja e natës së kaluar. Mjaftë i krrusur nga pleqëria, por si gjithmonë buzagas dhe i disponuar për punën e disiplinuar të ditës që e priste.




_____________________________


NË PËRKUJTIM TË PROF. ANTON ÇETTËS


(Anton Çetta, ikonë e pajtimit të gjaqeve.)


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi