Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO – LUTJA E MJELLMËS – Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO – LUTJA E MJELLMËS – Poezi Empty VIKTORIA XHAKO – LUTJA E MJELLMËS – Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 13, 2012 12:23 am

VIKTORIA XHAKO – LUTJA E MJELLMËS – Poezi 274781_100000525636701_1660095843_n

VIKTORIA XHAKO – LUTJA E MJELLMËS – Poezi
Nga vëllimi i tretë poetik “E ASKUJT”

Nën qiellin e gremisur ngërthehen vetëtimat,
Me klithma pulëbardhash mbi dallgë të tërbuara,
Thellë tokës së zezë, jetës i ngrijnë damarët,
Dielli rrëzohet, horizontesh të thërrmuara.

E mjerë, e shkretë një e brishtë mjellmë,
Mbërthyer ankthesh, tmerresh, pa dritë në sy,
Mes territ të frikshëm në heshtjen gjëmë madhe,
Pendëbardha, pa lëvizur, e vetmuar,
Po kallkanoset aty.

Përpëlitet nga makthet e ngrata zemër,
Dejesh të holla thahet lëngu i kuq,
Me të fundit grahma, diellit i lutet,
Më i zjarrtë të ringrihet, më madhështor,
Dhe jetën të mos e zhdukë.

E enjte 22 mars 2012 ora 20:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

VIKTORIA XHAKO – LUTJA E MJELLMËS – Poezi 255544_506326639394853_1265870315_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi