Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Buzhala LDK’s: Folni për arrestimin e Sami Hamitit

Shko poshtë

Buzhala LDK’s: Folni për arrestimin e Sami Hamitit Empty Buzhala LDK’s: Folni për arrestimin e Sami Hamitit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 13, 2012 10:41 pm

Buzhala LDK’s: Folni për arrestimin e Sami Hamitit


Buzhala LDK’s: Folni për arrestimin e Sami Hamitit Largea_buzhala_131347550969
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Berat Buzhala, ne seancën e sotme të Parlamentit të Kosovës, ka kërkue nga Lidhja Demokratike me u deklarue rreth arrestimit të zyrtarit të saj dhe të Komunës së Prishtinës, Sami Hamitit.

LDK, njisoj si Komuna e Prishtinës, heshtin para këtij akti.

“Arrestimi i kryesuesit të Asamblesë së Prishtinës, z. Sami Hamiti dhe mungesa e reagimit nga LDK ka shkaktue shqetësim të jashtëzakonshëm te qytetarët. Njerëzit janë në huti për lejet që i kanë marrë, banesat që i kanë fitue dhe a asht kjo gjithmonë e lidhun me krimin e organizuem dhe a do të vazhdohen ato leje”, ka thanë Buzhala.

Ka reague menjihere kryetari i Grupit Parlamentar të LDK, Ismet Beqiri

Kryetari i GP të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se Buzhala duhet të menaxhojë bizneset e tij.

“Është interesant se ky njeri s’u mësu kurrë me i kqyr punët e veta, e bizneset e veta, e mos me u mundu me mësuar LDK-në se çfarë duhet të bëjë. Ne jemi që në këtë vend të sundojë ligji. Hamiti është kryesues i Kuvendit, është marrë në bisedë. Unë e di kryetar që e keni vështirë me i menaxhuar njerëzit, që se menaxhojnë veten dhe nuk duhet me u keqpërdor kjo foltore. Asnjëherë LDK-ja s’i ka treguar këtij njeriu se sa kryetarë të komunave i ka nën hetime. Ne jemi fytyra publike, është shumë normale edhe të hetohemi, por argumentet duhet me ia lanë drejtësisë e prokurorisë”, ka thënë Beqiri.

Madje ai ka thënë se Kosova është e vogël dhe të gjithë e dimë se dikush ka jetuar me një byrek dhe tash është bërë milioner, e disa vazhdojnë të jetojnë ende me një byrek.

Ndërkaq deputeti PDK-së, Arsim Bajrami ka kritikuar protokollin e shtetit me rastin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë.

“Tash kaloi euforia e festimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare. Duhet me pa se si ne e festuam. A funksionoi protokolli shtetëror. Ai len shumë për t’u dëshiruar. Pak kishte personalitete vendore, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të Parlamentit. Ne u ndiem keq, se aty pamë miqtë tanë, se na thanë ‘ku jeni?’ e ne u thamë se ‘s’kemi ftesë nga Parlamenti’. Pamë parakalime të njerëzve, të cilët ishin të ri në krahasim me neve kur punuam për shtetin. Shtetkrijimi është vepër e përbashkët. Uroj që protokolli ynë shtetëror të ketë parasysh që Kosova në aktivitete të tilla të përfaqësohet në mënyrë të dinjitetshme”, ka theksuar Bajrami.

Deputetët kanë vazhduar seancën me ngritjen e disa çështjeve problematike në vend, sikurse për çmimin e lartë të derivateve të naftës.

Deputeti Berat Buzhala ka thënë se tregtarët janë duke përfituar nga 30 cent për një litër naftë.

“Pompat e benzinës i fitojnë nga 30 cent nga një litër e naftës. Këtu duhet të ndërhyjë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë që të bëjë rregullimin e tregut që për momentin është kaotik. Cilësia e naftës... Inspektorët nuk po shkojnë të kontrollojnë cilësinë e naftës ashtu siç duhet. Ka shumë punë për t’u bërë dhe unë qëndroj prapa asaj se kjo është një strukturë mafioze dhe kriminale”, ka thënë ai.

Ndërkaq deputeti i LDK-së, Haki Demolli ka thënë se kur në qershor të këtij viti Zyra e Rregullatorit të Energjisë mori vendimin për rritjen e energjisë, KEK-u shprehu zhgënjimin për një gjë të tillë dhe paraqiti kërkesë për rritje të çmimit.

Sipas tij, kjo është barrë e papërballueshme për qytetarët e vendit.

“Pasur parasysh rritjen e çmimit të bukës, të druve, etj., një rritje e rrymës do të ishte barrë e rëndë dhe e papërballueshme për qytetarët e Kosovës. Rritja e çmimit të energjisë, do të ndikojë edhe në rritjen e çmimeve të artikujve të tjerë”, ka thënë Demolli.

Ndërkohë deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka kritikuar librin shkollor të historisë së klasës së pestë.

Sipas tij, në këtë libër pothuajse fare nuk flitet për luftën e UÇK-së dhe heronjtë si Adem Jashari, Zahir Pajaziti e shumë të tjerë.

“Mbeta i shokuar me atë se çka i është ofruar e çka i është mohuar të mësojnë. Në këtë libër shkollor të historisë, fëmijëve tanë u mohohet historia e vërtetë. Ata mund t’i mësojnë disa përralla të shkruar keq nga Fehmi Rexhepi e Frashër Demaj, por nuk mund të mësojnë historinë e lavdishme. Fëmijëve tanë po u mohohet të mësojnë për komandantin legjendar Adem Jashari, për heronjtë, Zahir Pajazit, Luan e Shkëlzen Haradinaj, për Fehmi e Xhevë Lladrovci, etj”, ka thënë Haxhiu.

Seanca ka vazhduar me pyetje parlamentare, por që disa nuk janë parashtruar nga deputetët, pasi që nuk ishin prezent as kryeministri dhe as ministrat e kabinetit qeveritar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi