Shtat kushtet e Gjermanisë për fillimin e negociatave të Serbisë me BE
Faqja 1 e 1

Kushtet e Parlamentit gjerman për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE nuk kanë të bëjnë vetëm me Kosovën, por para se Bundestagu ta marrë vendimin pozitiv për negociatat Serbia do të duhet t’i plotësojë gjithsej shtatë kushte tjera midis të cilave janë edhe ndriçimi i sulmit në ambasadën gjermane dhe përcaktimi i qartë krimet siç është ai i Srebrenicës, ka deklaruar sot në Beograd zyrtari lartë i partisë së kancelares Merkel, Andreas Shokenhof.
Kur është fjala për Kosovën, Shokenhof, ka thënë se Gjermania pret që Serbia, para nisjes së negociatave për pranimin si anëtare në Bashkimin Evropian, të nënshkruaj me Kosovën deklaratën e përbashkët juridiko-obliguese e cila do të zbatohej deri në fund të negociatave për pranim.
Ai ka theksuar se u mbetet “partnerëve”, Kosovës dhe Serbisë, që ta sajojnë përmbajtjen e asaj deklarate dhe si shembull, ka cekur traktatin për raportet e mira fqinjësore, por ka vu në dukje se këtë lloj marrëveshje e cek “vetëm si shembull”.
“Për ne është me rëndësi që të arrihet deklarata e përbashkët në formën me shkrim para negociatave përafruese me BE, e që deri në fund të negociatave pikat e deklaratës të zbatohen në vepër”, ka deklaruar ai.
Zyrtari gjerman ka prezantuar shtatë pikat që i pret Gjermania nga Serbia në rrugën drejtë BE, duke theksuar se nuk është fjala për kurrfarë kërkesash të reja – veç për kriteret që i janë prezantuar “jo vetëm qeverisë së mëparshme dhe parlamentit, por edhe përfaqësuesve te të gjitha partive dhe grupeve politike në legjislaturën e mëparshme”.
Këto janë shtatë kushtet që Gjermania ia shtron Serbisë:
1. Deri në marrjen vendimit mbi fillimin e negociatave, Serbia duhet ta për mbush Planin e aksionit i cili në fillimit të vitit 2011 e ka lidh me Komisionin Evropian.
2. Ndriçimi i sulmit në ambasadën gjermane në Beograd në shkurt të vitit 2008, kur Gjermania e ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe ndjekjen e dënimin e autorëve.
3. Edhe pse Serbia gjatë viteve të shkuar ka ndërmarrë hapa të dukshëm për tejkalimin e të kaluarës nevojitet përparim i mëtejmë. Hap mbrapa është deklarata “se në Srebrenicë nuk ka pas gjenocid”. Bundestagu pret sinjale të qarta në drejtim të vazhdimit të pajtimit në rajon.
4. Para marrjes së vendimit në parlamentin gjerman mbi nisjen e negociatave me Serbinë, pritet realizimi i plotë i rezultateve të deritashme në procesin e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe ujdia për vazhdimin e dialogut jashtë temave tani më të parashikuara, sikurse janë energjetika dhe telekomunikacionet. Në këtë rrafsh duhet të arrihet përparim i prekshëm lidhur me zgjidhjet e çështjeve ende të hapura bilaterale me Kosovën.
5. Si e qenësishme është pritja që ka të bëj me strukturat paralele serbe në veri të Kosovës. Bundestag pret fillimin e heqjes në vazhdimësi të strukturave paralele në aparatin e sigurisë e të administratës si dhe të financimin e tyre.
6. Beogradi duhet edhe më shumë ta përdorë ndikimin e vet dhe të ndikojë në vazhdimësi tek serbët në veri të Kosovës që aktivisht të bashkëpunojnë me EULEX-in dhe KFOR-in.
7. Me përafrimin e anëtares nuk guxon të barten konfliktet e pazgjidhura në BE. Serbia para negociatave lypset të tregojë vullnet evident se është e gatshme të arrijë normalizimin juridikisht obligues të raporteve me Kosovën me perspektivën se të dy anëtaret me të drejta të barabarta në kuptimin e traktatit të BE, mund ti realizojnë të drejtat dhe detyrimet e veta pavarësisht nga njëra tjetra dhe bashkërisht.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi