Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vdes në aksident rrugës për në Ohër, shoqëruesi i Nishanit

Shko poshtë

Vdes në aksident rrugës për në Ohër, shoqëruesi i Nishanit Empty Vdes në aksident rrugës për në Ohër, shoqëruesi i Nishanit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 14, 2012 7:54 pm

Vdes në aksident rrugës për në Ohër, shoqëruesi i Nishanit


Vdes në aksident rrugës për në Ohër, shoqëruesi i Nishanit Largea_aksii1347630394
Një automjet i Gardës shqiptare është aksidentuar sot paradite në afërsi të Peqinit të Shqipërisë me pasojë vdekjen e drejtuesit, raporton Balkanweb.
Burime policore bënë të ditur për TvNews24 se automjeti i Gardës tip fuoristradë me targa Tr 4234 K ka dalë nga rruga pranë fshatit Lolaj në Peqin. Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit Arben Zhuzhi.
I plagosur por jashtë rrezikut për jetën ka mbetur pasagjeri, Vilson Tabaku. Burime zyrtare nga njësia rajonale e qarkullimit rrugor në Elbasan, bënë me dije se makina ishte pjesë e eksortës që shoqëronte presidentin Bujar Nishanin për në Ohër.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, por dyshohet paraprakisht se shkak mund të ketë qenë rruga e lagur nga shiu dhe shpejtësia me të cilën udhëtonte Zhuzhi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi