Jozef Radi:Requiem për njeriun, Ali Dema!
Faqja 1 e 1

Requiem për njeriun, Ali Dema!
Shkruan : Jozef Radi
Para pak ditësh vdiq Ali Dema!
Romë-Itali:Nji prej të shumtëve të kësaj bote, për të cilët ky emën s’do me thanë asgja, sepse në t’vërtetë ky njeri s’ka ba asgja të randsishme në jetën e tij, veç vuejtjes. E nëse asht fjala për vuejtjen, Ali Dema, i biri Hysni Demës dhe i Vasfijes, mund të hyjë pa frikë në cilëndo enciklopedi të kësaj bote të madhe: sepse asht ndër ata që e nisën vuejtjen ndëshkuese të shtetit ende pa i mbushë katërmbëdhjetë vitet dhe doli prej saj (nëse mund të quhet dalje - ikja nga skëterra) sapo kish mbushë gjatëshjetë vitet: bash ditën e daljes së tij në pension. Pra, për pothuej 17000 ditë të jetës së tij, ai asht paraqitë në apel para policit, ose Mihal Kshillit, të paktën dy herë në ditë...
E pabesueshme, por fatkeqsisht e vërtetë...
Ali Dema i kaloi nji për nji gjithë kampet e internimit, nga ai i Beratit, te ai i Tepelenës, në Kuç të Kurveleshit e deri tek kampet e shumta të Myzeqesë, pa qenë nji herë i lirë, për zbritë nji herë në qytet pa lejen e Degës...qoftë edhe me e pi nji kafe. Edhe pse njeri me ndonji inteligjentë jo fort brilante, ai mbetet ndër shembujt ma ekzemplar të ndëshkimit prej diktaturës... Atij i merrej edhe pak goja, gja qe e ndihmonte ta maste mirë fjalën dhe fjalinë që thoshte, për mos me u futë lehtë në nenin e famshëm 55, që rrinte rrotull i gatshëm si gazi i Degës!
Ali Dema e kaloi pjesën ma të madhe të jetës me nanën, Vasfijen: i pamartuem, i parealizuem si burrë, si prind, i pamundumn me e gëzue nji ditë të rinisë së vet, i pamundun për gjithçka. Edhe pse i vetëm, mbas vdekjes së nanës, ai mbeti gjithnji ashtu i pastër, i hekurosun, i rregullt, me cigaret që i konsumonte me kujdes, nji tifoz i paepun Tironës së Ali Memës dhe i gjermanëve të Franc Beckenbauerit... emrin e të cilit i duhesh nji kohë bukur e gjatë me thanë të plotë...
Gjithë vitet e vuejtjes që kishte kalue në të njejtat vende me familjen tonë e kishin ba njeri të shtëpisë, e në veçanti mua më konsideronte të vetin, pse më kishte rritë në kampin e Kuçit, duke më mbajtë në qafë, me krejt pasojet që ndodhin kur mban në qafë për nji kohë të gjatë nji fëmijë...
Asht e pamundun që kush e ka njoftë Ali Demën, të mos ketë me tregue diçka për të, shpesh edhe me ndonji ndjenjë humori, që ky njeri i ndëshkuem, i vetmuem dhe i braktisun linte ngadi që shkonte...
Para dy-tre vitesh e shof Ali Demën të veshun ma së miri në nji bar te qoshja e rrugës Ali Pash Gucia, ku më thanë se rrinte pothuej përditë. Mbas kaq e kaq vitesh që e kishim humbë njeni-tjetrin, iu afrova dhe i them: “Zotni, ju jeni Ali Dema?” Me nji shikim dyshues, e zbraps pak e më tha “Po unë jam!” “Të kam pshurrë në qafë para shumë vitesh, thashë po e provoj a bahet gja me të pshurrë edhe sot n’qafë!” Për pak çaste u tremb, mandej e mblodhi veten dhe më pyeti se kush isha... S’i tregova. I thashë se prisja nji përgjigje për çka e pyeta... E mori me të qeshun dhe u përpoq me gjetë nji emën po s’e ndihmoi kujtesa...
Kur i thashë kush isha, nji curril loti i rrëshqiti nëpër faqet e rrudhosuna dhe m’përqafoi si të isha fëmija i tij, ai fëmijë i munguem që s’e pati kurrë. Më ftoi te shtëpia e tij e madhe, më tha “Hajde kur të duash, na çelsin, e ke si shtëpinë tande, kemi me hangër e me pi sa të duash, aaa vevevetëm... fefefemna jo, se due me shkue n’xhenxhenet i pastër!
Qeshëm! Qeshëm dhe kujtuem gjithçka të asaj jete të përbashkët, vite që edhe mbrenda së keqes së tyne, ka mbetë diçka e bukur dhe e paharrueshme... U përqafuem dhe u ndamë.
“Sa herë që të vish, çelsat ja ku i ke, si në shtëpinë tande!” më bërtiti nga larg. Lotët që i kisha fshehë kur e takova, nuk i mbajta dot ma...
Ishte loti i fundit që e ndamë përgjysëm!
Ali Dema iku dhe s’e mori dot nji grusht dhe prej shumë nga ne që e kemi pasë bashkvuejtësin tonë të famshëm. Po ai sigurisht na e ka ba hallall, pamundësinë tonë!
Ky shkrim në kujtim të tij, asht ai grusht dhe i pahedhun prej meje dhe prej gjithë atyne që e kanë njoftë kët personazh të veçantë të jetës së kampeve. Ali Dema ka për t’u kujtue si djaloshi që 46 vitet e komunizmit, ditë e m’ditë i ka përcjellë me apelin e mëngjesit dhe mbramjes... pa e marrë vesh kurrë se çfarë t’keqeje aq të madhe i kishte ba ai atij shteti, që s’i la nji ditë të vetme me jetue si njeri...
I lehtë i qoftë dheu Ali Demës: njeriu që i vetëm erdhi dhe i vetëm shkoi, pa i marrë dhe pa i dhanë asgja kësaj bote, e me gjithë privacionet që i shkaktoi kjo botë atij ai u përpoq dhe mbeti njeri!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi