Intensifikohen hetimet rreth raportit të Martit

Task Forca për hetime speciale e EULEX-it ka intensifikuar procesin e hetimeve rreth akuzave nga raporti i senatorit Dik Marti. Zëdhënësi i këtij ekipi, Juri Lass tha për transmetuesin publik se janë intensifikuar kontaktet me persona të cilët kanë informata relevante për çështjen.
Ekipi që është i ngarkuar për hetimet rreth akuzave që dalin nga raporti në Këshillin e Evropës të senatorit Dik Marti, për siç pretendohet, trafikim me organe njerëzore nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë luftës në Kosovë, nuk komenton shumë për ecurinë e hetimeve.
Juri Lass, zëdhënësi i ekipit të John Clint Uillaimson, prokurorit amerikan të përzgjedhur nga Bashkimi Evropian për të hetuar këto akuza tha se tashmë ekipi ka intensifikuar hetimet.
“Task Forca për Hetime Speciale, momentalisht, është në fazë të sigurimit dhe analizës së informatave prej një numri të caktuara të institucioneve dhe në të njëjtën kohë është duke vazhduar me hetimet e saja. Kontaktet me persona, të cilat kanë informata relevante për çështjen janë intensifikuar” ka thënë Lass, përmes postës elektronike.
Zyrtari nga Brukseli, Juri Lass nuk ka dhënë detaje të tjera, por ka thënë se ky ekip ka marrë mbështetjen e duhur të niveleve më të larta politike nga Prishtina, Tirana dhe Beogradi.
Ndërkohë, burime të po këtij mediumi brenda misionit të BE-së në Kosovë, EULEX, thanë se vetë shefja e diplomacisë së BE-së Kethrin Eshton është interesuar ditët e fundit për ecurinë e këtij procesi dhe kohën që mund t’i duhet Task Forcës për finalizimin e tyre. Zëdhënësi Lass nuk ka pranuar të komentojë rreth kësaj.
Gjatë kësaj jave, Beogradi zyrtar ka dalur me informacione se ekziston një dëshmitar, i cili ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në, siç thuhet, procesin e trafikut me organe njerëzore.
Mirëpo, drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq, e quajti rrëfimin jobindës, duke thënë se ai u ngjan filmave horror.
John Clint Williamson është emëruar vitin e kaluar në krye të ekipit special të EULEX-it për të hetuar akuzat e ish senatorit Dik Marti për trafikim organesh gjatë luftës në Kosovë. Ky ekip u formua në shtator 2011 dhe përbëhet vetëm nga personeli ndërkombëtar.
Ekipi punon nën autoritetin EULEX-it, por në mënyrë që të përforcojë edhe më tej pavarësinë në veprim dhe konfidencialitetin e procesit, ky ekip pjesërisht është vendosur në Bruksel.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi