Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krimet e luftës, prokurorët me duar të lidhura nga EULEX-i

Shko poshtë

Krimet e luftës, prokurorët me duar të lidhura nga EULEX-i Empty Krimet e luftës, prokurorët me duar të lidhura nga EULEX-i

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 16, 2012 10:06 pm

Krimet e luftës, prokurorët me duar të lidhura nga EULEX-i


Krimet e luftës, prokurorët me duar të lidhura nga EULEX-i Largea_krusha_1347821870
Prokurorët e Kosovës nuk mund të hetojnë krimet që serbët i kanë bërë ndaj popullatës vendëse. Kjo për arsye se me këtë çështje merren ekskluzivisht prokurorët e EULEX-it.

Rreth 12 mijë civilë shqiptarë llogaritet të jenë vrarë, pushkatuar, masakruar dhe në fund të zhdukur, e mijëra femra janë dhunuar nga forcat ushtarake e paramilitare serbe.

Shifra edhe mund të lëvizë pakës lart apo poshtë, pasi që nuk ka statistika të sakta dhe deri tash me këtë janë marrë vetëm organizatat joqeveritare.

Vetëm një vit më parë, Kosova themeloi Institutin për Krime të Luftës, i cili ka për qëllim të dokumentojë të gjitha humbjet, të cila i pësoi Kosova gjatë luftës së egër.

Por ky institut ende nuk është konsoliduar.

Udhëheqësi i tij, Zejnullah Gruda, me faktet që ka arritur t’i mbledhë, thotë se mund të tërheqë paralele mes luftës së Millosheviqit dhe të Hitlerit.

Megjithë faktet për krimet ndaj popullatës civile, Prokuroria e shtetit thotë se nuk ka kompetenca në duar për të hetuar krimet e luftës.

Nëpërmjet një komunikimi elektronik, zëdhënësja e Prokurorisë, Liridona Kozmaqi ka bërë të ditur se rastet për krime të luftës së fundit në Kosovë janë në kompetencë të Prokurorisë Speciale, respektivisht të prokurorëve të EULEX-it, prandaj për të marrë përgjigje lidhur me këtë çështje duhet drejtuar prokurorëve të EULEX-it”.

Ky fakt, nga penalistët shihet si lidhje e qëllimshme e duarve të prokurorëve vendës, në mënyrë që të mos zbardhen krimet dhe të barazohen ato.

Ismet Salihu i cili bashkëpunon me Institutin për Krime Luftë, thotë se interesi i UNMIK-ut si dhe i EULEX-it ka qenë dhe mbetet që të barazohen krimet.

Por, EULEX-i nuk pajtohet me këtë vlerësim dhe thotë se është duke mbledhur fakte për të ngritur padi për krime lufte, qoftë të bëra nga serbët apo shqiptarët.

Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi ka thënë se momentalisht janë duke u zhvilluar 82 hetime për krime të luftës, nga të cilat 61 janë në fazën paraprake, ndërsa 21 të tjera fazën e hetimeve.

Sipas tij, deri më tash prokurorët e EULEX-it kanë ngritur 10 aktakuza për krime lufte, ndërsa gjykatësit e EULEX-it kanë konfirmuar 7 aktakuza dhe kanë shqiptuar 23 aktgjykime për krime lufte.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi