Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ragip Dragusha:Isa Buletini-Ballade

Shko poshtë

Ragip Dragusha:Isa Buletini-Ballade Empty Ragip Dragusha:Isa Buletini-Ballade

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 17, 2012 12:40 pm

Ragip Dragusha:Isa Buletini-Ballade 157212_100000003775907_1256027181_n
Ragip Dragusha:Isa Buletini-Ballade

Ragip Dragusha:Isa Buletini-Ballade Isa%20BOLETINI
Ne kujtim te 100 vjetorit te qendreses heroike te malesoreve tane me ne krye Isa Buletinin kunder pushtuesve serbe. Ripublikim.

Ej, ç’asht pushka n’këtë katund?
Gryk’ e saj veç flakë po qet.
Ej, tanë shpia sot ka lum:
Ka lind djale, e kem adet.

E kush asht ky djal me shkabë,
Që s’pushon pushka prej g’zimit?
Tan katundi asht çu n’kambë:
Sot ka lindë Is’ Buletini.

13 here shpia asht kallë,
Ka ba be per qiell e dhé:
Kurrnjiherë s’kem pasë kët hall,
Veç për liri e për Atdhe.

Isa i vogel u ba burrë,
Kurr dyfekun s’e ka hjekë,
Pa nji arme ai s’rrinte kurrë,
Për t’gjallë, jo, veç me vdekë.

Alltinë n’brez e mbushë n’barot,
Lum, moj nanë, ti mos me m’kja,
Kurrë ma i ri s’kam kenë se sot,
Me luftue përballë me shkja.

Isa t’lutet ty, sojnike,
Hallall qumshtin me ma ba,
Kurrë s’ka njoftë kjo shpi koritë,
Për Shqipni na kem me ra.

Lavdi, Zot, për nanë Kosovën,
Që me bukë ne na ka rritë,
Vetem ty ta kem nevojën,
E per ty kem me lanë kryt.

Shpejt Inglizi ka çue fjalë,
Prej Kosove me h’jekë hise,
Ti n’Kosovë me kenë i parë,
Veç hiq dorë prej Mitrovice.

Jo, bre, kurrë nuk ka për t’kenë,
Sa heq dorë nana prej f’misë,
Se Kosovë gjithmonë ka kenë,
Ç’merr prej Jugut, der n’Mitrovicë.

Ingliterra asht çue n’kambë,
N’Buletin fjalën ka çue,
Përtokë armët me i lanë,
Shpejt me mue mu takue.

Kurrnjiherë s’e kam pa vedin
Me lanë burri brezin bosh,
Veç kur, mik, t’zbrazish detin,
At’herë kem m’u çarmatosë.

Si vigan po hyn n’derë prijsi,
Bash n’sahat ai ka m’brrijtë,
Me tanë g’zim e pret Inglizi,
Is’, bash sot unë t’kam koritë.

Jo, bre burrë, mos ban mahi,
Se këte punë kush s’ma ka ba,
Der kur t’vijë e bardha liri
Isa pushken qe ku e ka.

Ditë e bardhë, ditë e flamurit,
Plaku i Vlonës asht çue n’kambë,
Vonë ka mbrrijte ka ndalë turrin,
N’gjuj flamurit i ka ramë.

E prej g’zimit po qet lot
Për flamurin e Shqipnisë,
Kurrnjiherë ma shumë se sot
Nuk jam g’zue pavarsisë.

Në t’gjashtmdhjetin vit të shekullit,
Ora e Buletinve tash po sosë,
N’pritë ka ra të Malazezëve,
E t’hordhive t’Krajl Nikollës.

Hallall, loke, me ma ba,
Që tradhtinë s’po muj m’i shue,
Edhe i dekun s’kisha me prà,
Veç për ty unë me luftue.

R.Dragusha
Wiene. “2010”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi