Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Danaj: Bota ta përshpejtojë “vdekjen” e Maqedonisë së Gruevskit!

Shko poshtë

Danaj: Bota ta përshpejtojë “vdekjen” e Maqedonisë së Gruevskit! Empty Danaj: Bota ta përshpejtojë “vdekjen” e Maqedonisë së Gruevskit!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 17, 2012 1:01 pm

Danaj: Bota ta përshpejtojë “vdekjen” e Maqedonisë së Gruevskit!




Danaj: Bota ta përshpejtojë “vdekjen” e Maqedonisë së Gruevskit! Largea_koco-danaj-16sh1347825804
Kryetari i Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj, në një deklaratë për ëëë.shqiperianatyrale.com, u shpreh se fjalimi i Nikolla Gruevskit dhe mesazhet e tij përballë shqiptarëve në Maqedoni, kanë krijuar një situatë të re, të panjohur deri më parë. Kërcënimet e tij ndaj shqiptarëve se ata nuk duhet të kërkojnë më shumë se sa mund t’ju japë ai në shtetin e tij, urrejtja e tij ndaj UÇK-së dhe dëshmorëve të saj të vitit 2001, vendosmëria e tij për të mos u tërhequr nga kjo vijë përballë asnjë presioni, treguan dhe vërtetuan para opinionit publik shqiptar në Maqedoni, përballë bashkësisë ndërkombëtare se shovinizmi maqedonas nuk ka ndërmend të pranojë bashkëjetesë mbi baza të barabarta me shqiptarët. Në të kundërt, Gruevski foli hapur dhe thjesht. Ai i kërcënoi shqiptarët dhe politikanët shqiptarë. Ai u shpreh hapur se nuk trembet, se nuk tërhiqet, se nuk mund të vendosë shenjën e barazimit midis branitelave dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së. Këta të dytët, ai nuk hezitoi ti konsiderojë terroristë.
“Në këto kushte, asnjë politikan shqiptar nuk duhet dhe nuk mund të pranojë të qeverisë apo të bashkëpunojë me një shovinist të egër, të pakorrigjueshëm, të pandreqshëm. Në këto kushte, politikanët shqiptarë në pushtet duhet të largohen nga qeveria nacional-socialiste e Gruevskit, politikanët shqiptarë në opozitë duhet të distancohen hapur nga fashizmi demokratik i Gruevskit, bashkësia ndërkombëtare duhet të deklarohet se e pranon apo jo fashizmin demokratik në gjirin e një Europe Demokratike”, thotë Danaj.
Danaj thotë se në kushtet e reja të krijuara pas deklaratës së Gruevskit, shqiptarët kanë vetëm një rrugë, të largohen edhe juridikisht nga kjo krijesë fashiste, të bashkohen me Shqipërinë, me trungun e tyre natyral. Ata politikanë shqiptarë në qeveri, që nuk e pranojnë një gjë të tillë, ata pushojnë së qeni shqiptarë, ata politikanë shqiptarë në opozitë që nuk deklarohen hapur për bashkim me Shqipërinë, ata nuk janë më shqiptarë.
“Maqedonia e Gruevskit duhet “të vdesë”. Bota demokratike duhet ta përshpejtojë këtë “vdekje”. Kush bën përpjekje ta mbajë gjallë, në Bruksel apo në Uashington, ai apo ata përgatisin trazira dhe kaos në krijesën artificial me emrin Maqedoni dhe në mbarë rajonin”, tha ai.
Danaj tha se ata që nuk kanë dijeni për deklarimet e mësipërme, ata duhet të lexojnë fjalimin e djeshëm të Nikolla Gruevskit mbajtur para të rinjve të VMRO-DPMNE.
“Lista për Shqipëri Natyrale, ju bën thirrje gjithë shqiptarëve në Maqedoni, të shkëpusin çdo kontakt në nivel qendror dhe lokal me regjimin fashist maqedonas. Ajo i bën thirrje Tiranës dhe Prishtinës të mbështesin shqiptarët, që jetojnë në trojet e tyre në Shqipërinë Lindore dhe të shkëpusin çdo lidhje me regjimin antishqiptar të Nikolla Gruevskit”, thuhet në deklaratën e Danajt. BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi