Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hyqmet Hasko:NË MERMORIALIN E SKËNDERBEUT

Shko poshtë

Hyqmet Hasko:NË MERMORIALIN E SKËNDERBEUT Empty Hyqmet Hasko:NË MERMORIALIN E SKËNDERBEUT

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 17, 2012 10:12 pm

Hyqmet Hasko:NË MERMORIALIN E SKËNDERBEUT 372379_100000568930657_196094078_n

Hyqmet Hasko:NË MERMORIALIN E SKËNDERBEUT

Hyqmet Hasko:NË MERMORIALIN E SKËNDERBEUT 223019_507927352569558_389328853_n

Erdha shumë vonë tek ti, kush me vonoi s’e di,
ndoshta stërgjyshërit e mi shtatë apo tetë,
por nga koha ime desha të sjell një poezi,
pa vringëllime shpatash, por me paqe të qetë.

U nisa për tek ti, kur ende ishe i gjallë,
por shpesh me pengoi e më pengon kurva Evropë
për vete të do dhe kërkon nga ti rrënj’ e dhëmballë,
por furtunat një lis si ti nuk e shkulin dot.

Sot shumë poetë kemi ardhur këtu në Lezhë,
si për çudi kanë ardhur dhe dy poetë turq,
ndoshta për krenarinë e të parëve me ngjyrë të zezë,
kurse nënat tona e ruajtën trimërinë tënde në sënduk.

Dhe na e sollën deri sot në modernen kohën tonë,
që edhe në vargun tim shpata e trimërisë të trimojë
ata seç flasin në gjuhen e tyre, për ty seç thonë,
por të thonë ç’të duan trimëria jote çdo kohe i qëndrojë.

Ndaj ti mua mos më qorto pse me vonesë erdha tek ti,
se para meje ishin stërgjyshërit që të sollën në histori,
kurse unë flamurin tënd e kam në dorë, shpirt e zemër
dhe me emrin tënd ta madh atdheu jon po bën emër.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi