Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:Poezi nga libri “Ky def prej hëne”

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:Poezi nga libri “Ky def prej hëne” Empty Adem Zaplluzha:Poezi nga libri “Ky def prej hëne”

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 18, 2012 2:24 pm

Adem Zaplluzha:Poezi nga libri “Ky def prej hëne” ADEM-ZAPLLUZHA

Adem Zaplluzha:Poezi nga libri “Ky def prej hëne”

KOHA IME

Koha ime
Nuk është ajo e profetëve
Në fund të filxhanit
Mund ta lexojmë epilogun e një ngjarjeje
Për fatin e xhuxhëve

Koha ime
E ngarkuar me djajtë elektronik
Nëpër çdo shtëpi
Hingëllon si kali i drunjtë e historisë
Dhe i mbath retë
Me shkreptimat e vetëtimave

Koha ime
E ka humbur rrugën
Në bredhjet e saja të panumërta
Dhe askund nuk takohet
Me botën nëntokësore

Koha ime
Profeti im i vdekur
Sa herë që i çelë sytë
Një meteor këputet pa dashje
Mbase në ditarët e jashtëtokësorëve
Nuk ka vend për të reshurat


PESHQIT VDESIN PËR NJË GLLËNJKË PREJ QESHJES

Herë më gjethon syri i majtë
E herë i djathti
Ti askund nuk je në gjeografin e dhembjes
Nuk di
Nëpër të cilët rrugë çapites
Ku je
Të kërkoj nëpër ëndrrat e zogjve
Tej yjeve shikoj hapësirën
Kudo zbrazëtirë në mjegullnajë
Kudo zbrazëtirë mes shirave

Në asnjë pikë loti
S’takohem me vetminë
Ti akoma në ikje i merr shirat pas vetes

Kudo zbrazëtirë mes dallgëve
Kur peshqit vdesin
Për një gllënjkë prej qeshjes


DO BISEDOSH ME KREHRIN

Domosdo një ditë
Do vij çasti
Kur takohemi me vdekjen
Arkivoli i murrmë zgërdhihet
Deri në mospërfillje

Ti do të ecësh drejt një jete tjetër
Te ne thonë jetë varri
Më së lehti aty e ke
T’i varësh duart në erë
Dhe të mos thahen asnjëherë

Kur takohesh me vetveten
Kujtoje gjelbërimin e syve të mëngjesit
Ke për të kuptua se vetëm atë ditë
Ti ishe në gjendje të ngurtë
Dhe pate qeshur deri në mëngjes

Duke i krehur flokët e ngjyrosura të kujtesës
Do bisedosh me krehrin
Do të të kujtohet kashaia e drunjtë
Dhe era e brymtë
Kur bisedonit me krifat e hirta të hënës

Adem Zaplluzha, poezi nga libri i fundit
“Ky def prej hëne
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi