Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Murat Jashari:TITISTAT DHE SHPIONAT-Letra Nr. 8 e shenjtë!

Shko poshtë

Murat Jashari:TITISTAT DHE SHPIONAT-Letra Nr. 8 e shenjtë! Empty Murat Jashari:TITISTAT DHE SHPIONAT-Letra Nr. 8 e shenjtë!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 18, 2012 4:13 pm


Murat Jashari:Letra Nr. 8 e shenjtë!

Murat Jashari:TITISTAT DHE SHPIONAT-Letra Nr. 8 e shenjtë! Murat-jashari-flamur
„shkrime-kujtime-testament“
TITISTAT DHE SHPIONAT
Pakë ma tepër se fëmijë, kisha nji çik shtat, nëna më angazhonte t` jua dërgojë në fushë babës e motrave bukën e vakteve.
E pshtillte ushqimin nëna me nji çarshafë e, më thoshte ecë fluturimthi, mos u vono rrugës, bukën e sillës a drekës e presin punëtorët.
Në rrugë e sipër për te ara e Opajkës, në të djathtë e në të majtë, cka të zinte syri, shihje vetëm pleqë e vasha në ara.
Një ditë mora guxim e babën po e pyes: o babë, ku janë burrat e fshatit, se në ara nuk duken?!
Eh, more birë, shteti, ushtria kështu na bajnë për çdo verë e vjeshtë. Ata që e kanë krye ushtrinë për çdo dytën vera e dytën vjeshtë, kështu deri sa të arrijnë moshën e pleqnsisë, duhet të shkojnë në „Vezhbë“ (ushtrime ushtarake), thot qeveria!
Kjo është me rrokada, lumë babës. Kjo na ka ndodhur neve shqiptarëve prej kur është çliruar Jugosllavia prej nazistave. Edhe unë, o birë, para disa viteve e kam krye këtë obligim të ushtrimeve. Tashti pasi i jam shtruar rrugës së pleqërisë nuk ju duhem më.
Por, mos harro, në këto farë ushtrime ushtarake, si ju thonë, këtu në Maqedoni janë mbi 80% shqiptarë. Sllavët nëpër punë administrative e nëpër fabrika nuk munden me shku në ato ushtrime se e mbyllen fabrikat e prishet „dërzhava“.
Kështu babes, titistat e shpiunat i renditin shqiptarët në lista, ushtrimet ushtarake të obligueshme me i kye!
Kështu më pat thënë baba, e kokën e shmangu që mos t` ia shihja sytë e përlotur.


***
2
Problemi ma i madhë verës është ujitja e „bereqeteve“.
Në shuimicën e rasteve në terren “voderedarët“ janë pilivana (politikanë demagogë), titista e spiujë ordinerë.
Ngatrojnë rendin e fshatarëve për ujitje.
Nuk mbetet vitë pa i ngatruar “voderedari“ fshatarët për rendin e ujitjes.
Kështu titistat e spiujtë e përçajnë fshatarsinë dhe mbjellin urrejtje, ngatrresa dhe vrasje në mesin e shqiptarëve!
Edhe më tepër mora shtat dhe tani e dija hilen e shtetit ndaj fshatarsisë shqiptare dhe në përgjithësi ndaj kësaj pjese të kombit tonë që ishte aneksuar e ndarë mes tri republikave jugosllave.
Isha në shkollën e mesme. Orari i mësimit ka qenë nji muaj paradite dhe nji muaj pas dite. Ishte dimër e acarë. Filluan bashkëfshatarët tabënin duhanin kallëp e i ndreqnin në denga, sic e kërkonte puna.
Nji paradite dola në qendër të fshatit, ku ishte Monopolli (qendra e grumbullimit të duhanit) që e mirrte shteti.
Çka me pa! Ishin grumbulluar parija e fshatit, të gjithë tok. Asnjëri nuk e kishte as edhe shkollë fillore të mbaruar! Disa kishin ndjekur ca kurse nate, të gjithë pelivana, titista e shpiona. Sa dëmi u sillnin fshatarëve këta injorantë! Edhe në matjen e duhanit u vidhnin bashkëfshatarëve peshën reale!
Duke i parë se në çdo dengë nga 5-6 kg e nga 1-2 klasë e hiqnin të ashtuquajturit vlerësues, që ju thoshin „cenovaçi“ , e atë në prani të udhëheqësve të fshatit dhe pronarit të duhanit, nuk durova dot, shpërtheva e protestova për këtë vjedhje të bashkëfshatarëve të mi.
Pelivanë titista e spiuj me dhunë më larguan nga monopolli, dhe më kërcnuan se do të kesh punë me policinë.


***
Shumica e „shumarëve“ (rojtarë të pyllit) kanë qenë spiuj.


3
Një kodër të tërë në fshatin tonë shteti patë mbjellun me lloje të ndryshme të pemëve. Në atë pemishte bari rritej shumë. Kishim mbi 100 krerë dele. Nji ditë mora qingjat dhe i dërgova të kullosin bari te ajo pemishte.
Mbas nja nji ore, mbërrini nji njeri i madh me mamzerkë krahë e qafë.
Më pyeti i kujt jam e më qortoi pse i kam shti qingjat këtu?
Po, aga ..., këtu po ka ma shumë bari se gjetiu, për këtë arësye i pruna këtu këta të bukur qingja, që as damin ma të vogël nuk ua bëjnë pemëve, u arsyetova unë.
Shpejt largoj prej këtu, se e thërras policinë, e me ta ndahesh shumë keq, më urdhëroi me një zë të shterur roja dhe filloj t` i shtynte e rrahte qengjat e njomë.
Ngadal bre aga ...., se këto janë njimend kafshë, por shiqo sa të bukur e të vegjël janë! Gjynah bre aga ....me i rrah kështu sipo bë ti, se këta ende bebe janë!
I largova ngadalë prej atij vendi të shtetit e i qita te mali i fshatit, në kullosën e bashkarisë.
Aga filan pastaj filloj të më marr me të mirë, por e hetova se e ka me sherr. Titistat spiuj krejt të sherrit janë.
Fiillojë të më pyes se a di se kush po shet duhan kah mali në të zezë dhe kush po gjuan në darsma e ahengje familjare me pistoletë.
Unë si fëmijë kam urrejtë uniformën e policit, të ushtarëve e të rojeve të pyllit.
Me nji urrejtje ndaj asaj uniforme, që tashmë e kishin veshur një numër I madhë shqipfolësish, që nuk e fshehja dot, i thash se në fshatin tonë nuk ka aso gjërash që kërkon t` i dishë nga unë!


***
Në një të premte rreth xhamisë sielleshin disa të rritur burra me mantilla të bardhë dhe tre me rroba civile.

Njëri nga ata me rroba civile, pelivan politikan,titist e spiun ii komitetit të partisë në Kumanovë kishte kërcënur imamin e fshatit që t` ju thoshte xhematit, mbasi ta falin namazin, që krejt në qetësi e me radhë të hynin në klasën ku kam mësuar unë Alfabetin, sepse duhet të japin gjak shtetit.

4

Tjetri, civil, officer i UDB, me shtat të lartë e babaxhan, sillej vërdallë aty pari para xhamisë e xhematit!
Ishte vera, vapë e madhe.
Nuk e d çka ju ka thënë imami xhematit mbrenda në xhami.
Mbas nji kohe, të shkretit besimtarë, bashkëfshatarët e mi të lodhur nga puntë e vështira të fushës, u renditën, jo si ne te shkolla, por këto në katër rreshta, meqë nuk i zinte tok oborrri i xhamisë, e vajtën në një klasë të shkollës.
Ai ma i madhi nga oficerët e UDB, ju thoshte bashkëfshatarëve të mi se unë jamë „dërzhava“ (shteti), çka t’ju themë duhet me ba!
Kështu edhe atë pakë gjak që ju kishte mbetur, bashkëfshatarëve të mi shteti me zorë ua mirrte, si shushujzë!


***
Gjatë LDB edhe në këtë anë kishte pasë partizan shqiptar që me idelet e çlirimtarëve ishin rreshtuar në brigadat partizane. Por më shumë ishte e organizuar NDSH-ja. Pas luftës, meqë partizanët me shumicë kishin fituar, antarët e NDSH i kishin ndjekur për ti arrestuar.

Në rrethin tonë, në Kumanovë, në fshatin Hotël e Orizare, kishte pasur ma shumë shqiptar të Organizatës së NDSH-së. Politika titiste meqë nuk kishte arritur ta asgjësoj dot këtë organizatë, kishte marrë aksionin e vrasjes në pusi dhe ndjekjes e burgosjes. Në këtë ndërmarrje kishte përdorë taktikë të shkëlqyrë, duke marë e bë për vehte nga nji mashkull të familjeve të mëdha të këtyre dy fshatrave për ti vëzhguar e spiunuar familjet patriotike e atdhetare që mbanin në ilegalitet NDSH-istat.
I njejti sistem është kha përdoret edhe tani nga subjektet politike shqiptare që janë në pushtet. Në kohën e titizmit ka pasur disa lloje spiujsh, edhe tani sikur janë rimëkëmbur ato struktura. Si shumë parti shqiptare që kemi janë shumfishuar edhe shpionat e partive. Çdo parti që vjenë në pushtet i punëson spiujtë e vet. Atdhetarët e çlirimtarët, si në kohën e titizmit, edhe tani në kohën e pluralizmit, e shohin gazepin e zi për ta siguruar kafshatën për vete e familjen e vet. Po nuk je spiun i partisë që vjen në pushtet, vajhalli për ty e për milet.



5
Një ditë nëntori kishte plassur sherri në një klasë të shtatë të një shkolle fillore në një fshat të rrethit të Kumanovës. Një vashë e nji kurbetçari në drrasë të zezë kishte shkruar shkronjat KR. Në orën e dytë, kur vjen arsimtari i gjuhës shqipe i sheh në drrasë të bukurat shkronja KR. Skuqet e nervozohet e drejtë te zyra e drejtorit pelivan për të telefonuar te padronat e vetë, ku tjetër, pos në sekretariat. Padronat e mësuesit pelivan, nja katër nuk vonojnë dhe pipë në shkollë e direkt me drejtorin futen në klasën e shtatë. Nja dy inspektor, të shkretin mësues të matematikës që tashti po mbante orën e mësimit, e që ishte edhe kujdestar i klasës e marin me vehte e drejt te UDB në Kumanovë. Nja gjashtë orë ushtrojnë ndaj tij torturë të mirëfilltë psiqike. Mësuesi peliva para drejtorit pelivan (spiun) e dy supovca i pyesin nxënësit, duke i kërcnuar me burg, ata e prindëriit e tyre, se kush i ka shkruar këto dy shkronja?
Të gjithë nxënësit rrudhin krahët, në shenjë se nuk e dijnë. Përsëri pelivan mësuesi pyet se çka do të thotë kjo KR? Të gjithë përgjygjen KOSOVA REPUBLIKË.

Me urdhër të drejtorit pelivan, për identifikim i detyronë një nga një nxënësit të dalin në drrasë të zezë e t`i shkruajnë shkronjat KR. Vajza trimreshë iniciatore e shkruese e dy shkronjave, delë tek rdrrasa e zezë dhe kur i vjen radha shkruan dy shkronjat RK pak më të drejta e më me përkushtim se herën e parë. Të gjithë një zëri: drejtor, mësues e supovca e pyesin vashën se çka do të thojnë këto dy shkronja? Vasha shpejt e pa u menduar thotë: REPUBLIKA E KOSOVËS!
Spiujtë e titizmit çdo kund: fë familje, në jetën private e shoqërore, në sipërmarrje, shkolla të të gjitha niveleve, po, po edhe në Univerzitet në të gjithë fakultetet. Në Shoqatën e Shkrimtarëve, në Organizatat bazë të LKJ, tek ato të lidhjes Socialiste e të Lidhjes së Rinisë. Spiujtë e LKJ në media elektronike dhe të shkruara. Në Entin e Botimeve, në Redaksi të gazetave e TV, gjithëku ishin spiujt, këto roje të pushtetit. Në çdo pore të jetës!
Kah fundi i viteve '80-ta, me pamjen e skenës trishtuese të fundit të jetës së qiftit Çaushevski të Rumanisë dhe me urdhër të qendrave të LKJ spujtë titista në një mëngjez u transferuan të gjithë në „demokratë“! Formuan parti e forume të rinisë e grave e gjithëçka...
Përsëri titistat spiujë në krye të subjekteve politike e të mediave elektronike e të shkruara . Nga fjalët atdhetar , sepse ju duhej për të marr besimin e popullit, a në anën tjetër ruajshin qetësinë për pushtuesit. Po dole në protestë për Republikë e Liri, të ka hangër dreqi përsëri!

Fundi i viteve '90 në skenë, përkundër dëshirës së kësaj „kotille“ demokratësh, djemtë e vashat dolën në skenë me emblem të UÇK-së. Tani demokratët pakë rrudhën gojën, por zanatin përsëri vazhdojnë ta ushtrojnë. Kryedemokrati, që ishte njëfarë studjuesi i letrave, për t`ia mbajtur qetësinë pushtuesit serbë dhe për ta mbajtur popullin peng, pinjollët e UÇK-së, që po flijoheshin në shenjtërinë e panteonit të Kombit, i quajti jo më pak se të frustruar, e herë – herë madje edhe naivë që i bëjnë shërbim Serbisë!

Fribourg (CH), 19 Shtator 2012
MURAT JASHARI-BACA
Orizare-Kumanovë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi