Ibrahimi: 'Nikolla Gruevski fashist'
Ibrahimi: 'Nikolla Gruevski fashist'
Ibrahimi: 'Nikolla Gruevski fashist'
Ka vazhduar sot debati në komisionin e punës dhe politikës sociale mbi nevojën e miratimit të ligjit të branitellave. Deputeti i PDSH-së Orhan Ibrahimi, akuzoi kryeministrin Nikolla Gruevski se është neofashist. I revoltuar nga deklaratat e dy ditëve të fundit të kryeministrit Gruevski, deputeti i PDSH-së Ibrahimi duke përdorur të drejtën procedurale në komision, kërkoi nga deputetët shqiptarë në Kuvend të mbrojnë interesin kombëtar, të mos bëhen pjesë e lojës së ndyrë të kryeministrit Gruevski, i cili sipas Ibrahimit ka kthyer atmosferën e vitit 2001. Proceduralja e Ibrahimit ishte reagim ndaj kryetares së komisionit për ndërprerjen e fjalimit të koordinatorin e BDI-së Talat Xhaferi.
“Mos u shqetësoni ju se për katër vite rresht shohim performancën e një kryeministri që tani vetëm ka marrë shfaqjen e një neofashisti, e pamë dy ditë rresht paraqitjen e tij, se si i trajton shqiptarët ai, natyrisht me ligje. Nuk është ligji i parë ky që shqiptarët i ve në pozicion shumë poshtërues, ofendues, natyrisht edhe përjashtues për shqiptarët e Maqedonisë ky ligj, janë edhe ligje tjera siç është ligji i flamurit, është ligji për natalitetin, andaj ky kryeministër neofashist, me deklaratat e fundit na i tregon dhëmbët, na tregon se ku shqiptarët e kanë vendin. E ka kthyer atmosferën e viteve 2001, nuk janë partitë shqiptare ata që i ngatërrojnë këto gjëra, është po ky kryeministër i cili në mënyrë permanente na tregon vendin se ku e kanë shqiptarët”, tha Orhan Ibrahimi, deputet i PDSH-së.
Ndaj qëndrimeve të Ibrahimit reagoi menjëherë propozuesi i ligjit deputeti i VMRO DPMNE-së Vele Georgievski
“Zonja kryetare nuk reaguat në fjalimin e Orhan Ibrahimit i cili tha gjithçka, lloj-lloj fjalësh përdori kundër kryeministrit, kundër deputetëve, nuk la gjë pa thënë. Ligji i propozuar nga VMRO DPMNE-ja ju bind se nuk është kundër shqiptarëve, nuk shkurton asnjë të drejtë të shqiptarëve dhe ju bind se ligji do të miratohet. VMRO DPMNE është parti serioze e cila nuk manipulon me qytetarët, e më së paku me branitellat” , tha Vele Georgievski, deputet i VMRO-DPME-së.
Ibrahimi me kundërpërgjigje, se ky ligj ashtu sikurse edhe kryeministri është neofashist
“Ky ligj është përjashtues është non sens, ky ligj nëpërkëmb mundin, djersën e shqiptarëve. E dëgjuam deklaratën e kryeministrit ai bëri një dallim mes ”Branitellave” dhe pjesëtarëve të UÇK-së. Është e vërtetë se ka dallim, edhe atë dallim esencial, një grup i quajtur branitella ka vrarë fëmijë shqiptarë, ka vrarë civil shqiptarë, nën urdhër të dikujt, ndërsa këta tjerët vetëm janë mbrojtur, kanë mbrojtur civilë, kanë mbrojtur fëmijët, kanë mbrojtur hisen në vendin në vet pikërisht këtu është dallimi” , tha Orhan Ibrahimi, deputet i PDSH-së.
Arben Llabunishti tha se grupi parlamentar i BDI-së do të vazhdojë betejën kundër këtij ligji dhe në fund BDI do të fitojë betejën.
“Unë po ju garantoj edhe një herë se grupi parlamentar i BDI-së do të vazhdojë në mënyrë shumë korrekte dhe dinjitoze betejën që ka filluar ta çojë deri në fund dhe do ta fitojë. Kam thënë hera tjera dhe do e përsëris, do të fitojmë se e drejta është në anën tonë, çdo gjë që bie në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit, Kushtetutën e vendit me principet e demokracisë dhe me bashkëjetesën, besoj se nuk do të gjejë dritën jeshile dhe nuk do të kalojë“, tha Arben Llabunishti, deputet i BDI-së.
Deputetët e LSDM-së vlerësojnë se ky propozim ligj është marrëveshje e partnerëve të koalicionit.
“Mund lirisht të konstatoj se bëhet fjalë për një lloj marrëveshje të partnerëve të koalicionit. Opinioni në Maqedoni e ka të qartë tashmë se jeni marrë vesh, pasi kolegu Talat heshti, mirëpo heshtja më e madhe vinte nga VMRO DPMNE”, tha Biljana Kazanxhiska, deputete e LSDM-së.
Orhan Ibrahimi nga PDSH edhe një herë konfirmoi mbështetjen e PDSH-së për BDI-në kundër ligjit të branitellave.
“Edhe mua si deputet shumëçka nuk më pëlqen, ndoshta edhe kjo formë nuk më pëlqen që e kanë përzgjedh kolegët shqiptarë ta mbrojnë interesin e popullit, ti mbrojnë çështjet më jetike të shqiptarëve në këtë formë, mirëpo këtë formë e kanë zgjedh dhe duhet të respektohen, pasi këtë e mundëson edhe rregullorja. Andaj edhe ne si deputet shqiptarë jemi të interesuar në asnjë variant, me asnjë kusht të mos kalojë ky ligj në parlament. Ky është vetëm hapi i parë, do të vijnë hapa tjerë që do tu shashtrisim, nuk do të lejojmë me kaluar ky ligj“, tha Orhan Ibrahimi, deputet i PDSH-së.
Punimet e komisionit për punë dhe politikë sociale ku po debatohet mbi nevojën e miratimit të ligjit të branitellave vazhdoi edhe pasditë, përkundër tentimeve të deputetëve të LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së që nëpërmjet proceduraleve të ndërpritnin fjalimin e koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së Talat Xhaferit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Qeveria Gruevski mbijetoi votëbesimin
» Nis takimi i liderëve në Maqedoni, a do të lëshojë pe Gruevski?
» Gruevski nuk distancohet nga Enciklopedia
» Dështon takimi Ahmeti-Gruevski
» Më në fund po i del tymi Qeverisë Gruevski

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi