Prend BUZHALA:TË NJERIUT JANË
Faqja 1 e 1
Prend BUZHALA:TË NJERIUT JANË
Prend BUZHALA:TË NJERIUT JANË
Tashmë njerëzit nuk frikësohen nga asgjë,
Thonë: çdo gjë njerëzore është për ne,
bie fjala: të gjitha luftërat, betejat, përleshjet
për njerëz janë.
E mandej njerëzit nga ato e thurin historinë e tyre,
i hartojnë dokumentet, dëshmitë e rrëfimet,
i krijojnë heronjtë legjendarë e këngët për ta -
Ja ky është Libri i Daljes e i rrugëdaljes nga Historia.
E Historia, si një gazetë e vjetër, e zhubrosur,
e dëgjojmë ç'na thotë, ç'na porosit
E si ta përsërisim pambarimisht atë,
Si të mos ndahemi nga Ajo,
Si ta mbajmë në xhep,
Si fletë e pavlerë gazete për tualet.
Si një zë i largët, ende i dëgjohet jehona,
gërvima, gërvishtjet e saj me kthetra.
Një tjetër fletë e bart era rrugëve
me fotografi të vjetra me portrete të moçme
njerëzish të vdekur, me kohë të vdekura, të pakthim,
aty ku përfundon në pyllin e errët
vetë Fleta e Historisë. Kështu ka qenë.
Kështu na ishte ajo Kohë e Vdekur
Që merr në thua shtigjeve të fatit nëpër pyjet e errëta.
Njerëzore janë të gjitha vrasjet, masakrat, gjakderdhjet,
varrezat masive, djegiet e kufomave dhe zhdukjet e eshtrave.
Njerëzore na është edhe Apokalipsa e Të Sotmes
që ia kalon Apokalipsës së Shën Gjonit.
Thika e ngulur në trupin njerëzor,
Gota e helmit, laku në fyt
A plumbi mbas shpine –
Të gjitha të njeriut na qenkan.
E çka nuk na u bë njerëzore:
krimet, e hapura e të fshehura, intrigat,
komplotet kundër lirisë së popujve,
tribunalet për ta vënë në kryq Fjalën e Lirë
a Dëshminë për Historinë.
Të njeriut janë e për njerëzit janë
Konferencat e gjakut për plaçkën e ndarë,
të mbrojtur me ligje, rezoluta e tryeza dialogësh.
Ndërsa Qielli mbetet i njëjtë
me fashin e tij të kaltër rreth planetës,
me Syrin Hyjnor drejt nesh.
(poezi, 2004)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi