Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

John Carter:Në Shqipëri, për të parë tokën që koha e harroi

Shko poshtë

John Carter:Në Shqipëri, për të parë tokën që koha e harroi Empty John Carter:Në Shqipëri, për të parë tokën që koha e harroi

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 21, 2009 9:40 pm

Në Shqipëri, për të parë tokën që koha e harroi

John Carter
Një eksperiencë ilire

"Çfarë vendi është ky miqtë e mi?", pyet Viola në romanin "Nata e dymbëdhjetë" e Shekspirit. "Kjo është Iliria, zonjë", përgjigjet kapiteni i anijes. Sapo jam kthyer nga Iliria. Ose më saktë, aty ku fiset në vend të kombeve dhe tokat e këtyre fiseve kishin emra të cilat tashmë janë harruar. Tani ky vend quhet Shqipëri. Miqtë e mi u habitën. "Më parë shko ti, pastaj ne", u përgjigjën ata kur unë u thashë se do të shkoja ta vizitoja Shqipërinë. "A mund të dinin ata diçka që unë nuk e dija? Apo ata thjesht po reagonin për imazhin që kishte mbetur nga Shqipëria këto vjet, e cila ishte e izoluar me botën e jashtme nga disa rregulla të ndërthurura nga budallallëku dhe paranoja. Unë shkova atje dhe kalova një kohë të mrekullueshme në këtë vend magjepsës. Pjesa më e keqe e udhëtimit ishte çapitja dhe ecja për në Korfuz, por ky nuk ishte faji i Shqipërisë. Fluturimi niset direkt për në aeroportin e Tiranës (në fakt në aeroportin "Nënë Tereza") dhe nuk ishte e përshtatshme për mua të kaloja pa parë nga afër vijën bregdetare të rivierës shqiptare, pasi riviera ishte pikërisht gjithë frymëzimi i reportazhit tim.
Një anije nga Korfuzi në Sarandë ishte përgjigjja, kështu që aeroporti pranë Korfuzit nuk mund të shmangej. Në terminalin e anijes nga Korfuzi në Sarandë u bashkova me turistë të tjerë dhe ndamë bashkë orët në të cilat zgjaste udhëtimi. Bashkë me ne ishin edhe drejtuesi i anijes, i cili quhej Arjan dhe udhërrëfyesi ynë që quhej Vangjel, emri i të cilit aty për aty u ndryshua në "Engjëll", sigurisht për shkak të punës që bënte si engjëll mbrojtës dhe kjo ishte pjesë e punës së tij. Shqipëria ngjan shumë me Jugosllavinë e 40 viteve më parë, sidomos për sa i përket vijës bregdetare, e cila është ende në ndërtim. Shqipëria është vendi i kështjellave, i qyteteve të vjetra, është gjithashtu vendi i një historie tronditëse. Është vendi i betejave historike dhe aleancave, vend i armiqësive të lashta, por edhe i shumë dhimbjeve të mëdha. Ky vend, si shumë vende të tjera në botë, ka një botëkuptim dhe jetesë të veçantë, një vend mikpritës, që mirëpret turizmin. Gjatë udhëtimit tonë, ne u njohëm me një sërë veprash arti të realizmit socialist, statuja heronjsh e heroinash, punëtorësh, ushtarësh dhe revolucionarësh, sytë e të cilëve ishin të përqendruar të gjithë në të ardhmen e largët, me nofulla të forta dhe kraharor të hapur, me krahë muskuloz e me duar që shtrëngojnë armë.
Në Krujë, qendra e rezistencës së pushtimit osman përgjatë shekullit XV, ne pamë nga afër "Babain e të gjitha kohërave", heroin gjigant të quajtur Skënderbej. Këtë statujë dhe këtë emër e gjen në të gjitha anët e Shqipërisë, por ky emër e bën Krujën krenare, pasi ky qytet ishte shtëpia e tij dhe aty është një muze që i dedikohet vetëm atij. Ndërsa hyn në muze, përballesh me lartësinë madhështore të statujës së Skënderbeut të vendosur në profil dhe mjetet e tij, helmetën dhe shpatën. Mendoni Mbretin e Unazave dhe ju do të gjeni menjëherë përputhjen me figurën e tij.
Mendoni kultin e individualitetit dhe ju do të merrni direkt kontekstin. Në Muzeun Etnografik, aty afër është një shtëpi shumë e vjetër. Ne ishim duke u endur rreth e rrotull kur na u shfaq një burrë i moshuar. Dukej si fisnik. Ai kishte mësuar shumë mirë anglisht, na shpjegoi qëllimin e një sërë veglash dhe tha se ishte krenar për të shkuarën e tij.
Më herët në ekskursionin tonë ne kishim vizituar një tjetër muze etnografik, në një qytet të vjetër, në Gjirokastër. Aty është edhe shtëpia ku ka kaluar fëmijërinë diktatori Enver Hoxha dhe arkitektura ka mbetur po e njëjta. Zakonet, sendet personale, kanë vlerë domethënëse dhe trashëguese, për të cilat Gjirokastra është krenare.
Pas vitesh të tëra diktaturë, shqiptarët për herë të parë në vitet 1991 dhe 1992 zhvilluan zgjedhje demokratike. Tashmë ata e shohin të ardhmen e tyre drejt Bashkimit Europian, duke pasur si prioritet zhvillimin e infrastrukturës së vendit, atë turistike dhe të të gjitha fushave të tjera. Për shembull, ata janë duke ndërtuar hotele përgjatë vijës bregdetare dhe qytete si Saranda janë zhvilluar tej mase.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi