Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beogradi sot shpall vendimin gjyqësor për 17 shqiptarë të Luginës

Shko poshtë

Beogradi sot shpall vendimin gjyqësor për 17 shqiptarë të Luginës Empty Beogradi sot shpall vendimin gjyqësor për 17 shqiptarë të Luginës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 19, 2012 12:29 pm



Beogradi sot shpall vendimin gjyqësor për 17 shqiptarë të Luginës


Beogradi sot shpall vendimin gjyqësor për 17 shqiptarë të Luginës F1_19grupi1348043396

Beograd, 19 shtator - Gjykata e Lartë për Krime të Luftës në Beograd, siç njoftojnë mediet e Beogradit, pritet që sot të shpallë vendimin ë për 17 shqiptarë të akuzuar si pjesëtarë të UÇK.

“Grupi i Gjilanit”, siç i ka cilësuar Policia e Serbisë shqiptarët e Luginës që morën pjesë në luftën e tyre çlirimtare, nga gjyqësia serbe ngarkohet për krime kundër civilëve serbë gjoja të kryera nga muaji qershor dhe deri në fund të muajit dhjetor të vitit 1999, në Gjilan.

Ata akuzohen se kanë keqtrajtuar deri në vdekje 80 civilë, prej të cilëve, sipas Prokurorisë së shteti të Serbisë, 34 ende figurojnë në listat e të zhdukurve.

Në bankën e të akuzuarve janë Shemsi Nuhiu, Nazif e Ahmet Hasani, Faton, Samet e Ferat Hajdari, Kaimberly ahiti, Selimon Sadiku, Agush Memishi e Burim Fazliu.

Më parë në mungesë janë dënuar Fazli Hajdari, Rexhep Aliu, Shaqir Shaqiri, Shefket Musliu, Sadik Aliu, Idriz Aliu dhe Ramadan Halimi.

Gjykata e Apelit në Beograd në dhjetor të vitit 2011 kishte shfuqizuar vendimin e shkallës së parë me të cilin nëntë pjesëtarë të UÇK-së ishin dënuar më 101 vjet burgim dhe lëndën ia kishte kthyer gjykatës së shkallës së parë për rigjykim.


KD
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi