Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:BANESA E SHPIRTIT TIM

Shko poshtë

Vullnet Mato:BANESA E SHPIRTIT TIM Empty Vullnet Mato:BANESA E SHPIRTIT TIM

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 22, 2012 12:54 pm

Vullnet Mato:BANESA E SHPIRTIT TIM 0_200x271_images_stories_2012_vullnet-mato

Vullnet Mato:BANESA E SHPIRTIT TIM

Eh, si i kisha tjegullat e çatisë

dhe muret prej mermeri,
kur shpirti im sa filloi
të banonte aty brenda!
Këndonin bilbilat
dhe gjithë zogjtë e qiellit,
meloditë më fantastike
që artikulohen nga kënga.

Xhamat e dritareve
më vetëtinin deri larg
dhe u hidhnin reflekse
gjithë ndërtesave të tjera.
Oh, sa zili ma kishin
gjithë fqinjët përqark,
por sidomos tërboheshin
ca vila ziliqare femra.

Hyri brenda dhe u bë

binjake me shpirtin tim,
një vizitore që ngeci
verbuar nga xhamllëku.
E mbushi me zogjtë e saj
që më sollën ngazëllim
e ma mirëmbajti banesën
me vite nikoqirllëku.

Por me kalimin e kohës,
nuk di si ngushtë u gjenda,
kur një qiraxhesh’e re
hyri tinëz në kthinë boshe.
Aq m’i tundi e m’i shkundi
gjithë muret përbrenda,
sa krejt ngrehinën
ma shkallmoi ajo kodoshe...

Që atëherë banesa e shpirtit
më mbeti e hallakatur,
me suva të rrënuar,
me mure të plasaritur.
Dhe e meremetoj sa mundem,
kohën për t’i zgjatur,
por prapë trembem
se mos më shembet papritur...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi