Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:SHTRATI I PERËNDISË

Shko poshtë

Vullnet Mato:SHTRATI I PERËNDISË Empty Vullnet Mato:SHTRATI I PERËNDISË

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 22, 2012 12:56 pm

Vullnet Mato:SHTRATI I PERËNDISË 10473_3604664806443_1106722487_nVullnet Mato:SHTRATI I PERËNDISË 368896_1568334934_109483580_n

Vullnet Mato

SHTRATI I PERËNDISË

Kam një shok fluturak
që ka bredhur botën
dhe ka ecur më shumë
në qiell se në tokë.
Qejfeve kurdoherë
u ka ngrënë kokrrën,
dhe shpesh ka trokitur
me djallin ndonjë gotë.

Thotë, ka fjetur në dyshekun
masazhist të Manhatanit,
te shtrati pupëlor i Dubait
ku digjen shtatë yje,
ka bërë gjumin kolovitës
te djepi qiellor i aeroplanit,
por askund nuk ka gjetur
atë shtrat perëndie,

Si atëherë kur kish dalë
me çorape në fshehtësi,
të takonte vajzën zbathur
mes misrit në mesnatë.
Mikes i kishte shtruar
nënvete xhaketën e tij,
ishin shtrirë në një kanal
me bar të thatë.

Mjegulla i kish mbuluar
me çarçafin e ftohtë,
nektari i puthjeve
u përzihej me pikla vesë,
rrëketë e arta të yjeve
u vetëtinin mbi kokë,
në atë shtrat perëndie
që s’e harron sa të vdesë...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi