Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Silvana Berki:Kalimtari i dënuar !

Shko poshtë

Silvana Berki:Kalimtari i dënuar ! Empty Silvana Berki:Kalimtari i dënuar !

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 22, 2012 3:16 pm


Silvana Berki:Kalimtari i dënuar ! 186423_1042150289_1135616316_n



Silvana Berki:Kalimtari i dënuar !

Silvana Berki:Kalimtari i dënuar ! 564579_4034874143869_702807617_n
Unë do t`ju afrohem ëndërrave të tua,
Edhe pse ti mendon se je ” i dënuari kalimtar”...
...do të shkund nga gjumi i gjatë ku ke rënë.
Do të vi pa ftuar botës tënde ku as ti dot nuk hyn ...

... Pa ajër të freskët,
... Pa ujë për tu larë.
E mendimet e mia do ti derdh vedrës tënde të vjetër,
Që muzën të ta ruaj për ta ngrëne¨.

E kush nuk ishte kalimtar kësaj bote...
pyetja është : c`farë kalimtar ?
I trishtuar !!
Që mallkon ditën kur ke lindur ?
Botës i dënuari shpirtvravë....

Apo i mirëseardhur...
Ku mëngjeseve.... e sidon diellin i pari
Ndërsa mbrëmjes...i fundit kalimtar dritës së hënës,
E gjumi të merr me një serenate korcare ,
...duke e bekuar dhe qumështin e nënës.

E di,
Ti do të më japësh shumë justifikime pse e urren botën,
se ty ta kanë bërë me të padrejtë,
Ashtu is unë nganjëherë e ngatërroj portën...
...dhe futem një sokaku që s`ja ka vlejtë.

Por, dhe ai sokak miku im,
Edhe pse i errët, dhe gjunjët ti gërvish kur i tërheq zvarrë...
...më mesoi forcen e shtytjes,
si të ikja tutje...
si të gjeja dritën....edhe pa fanar.

Unë do t`ju afrohem ëndërrave të tua,
Do apo nuk do,
Ftuar ose paftuar...
Dhe mërzinë do të ta heq prej syve të trishtë...
Që nesër të mos ndihesh më...ai, kalimtari i dënuar !
Por i mirëseardhuri ...natyrisht !

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi