Gani Geci mir ua paske than ketyre djemve te 6 pikshit
Faqja 1 e 1

GANI GECI:
Të nderuar deputetë,
Unë e kam shikuar dhe rishikuar buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2009 dhe
jam ndalur si anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri në Sektorin e
Sigurisë dhe në buxhetin që është ndarë për Sektorin e Sigurisë. Mua më duhet të veçoj
sektorin më të rëndësishëm të Shtetit të Republikës së Kosovës, Agjencionin Kosovar të
Inteligjencës, që është rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në
Buxhetin për vitin 2009 nuk është paraparë asnjë cent për këtë sektor dhe për këtë agjenci
të inteligjencës. Ndoshta ju keni paraparë që nga buxheti rezervë të merrni para sa të
doni, por kjo nuk është e lejuar me ligj.
Në faqen 44, ju keni shkruar për ndarjen e buxhetit për sektorin e sundimit të ligjit dhe të
rendit, në pikën 3. Gjithashtu, keni shkruar në pikën 3.1 për Sektorin e Drejtësisë dhe
keni paraparë formimin e Gjykatës Kushtetuese dhe keni ndarë një buxhet prej 1.100.000
euro, edhe pse nuk është formuar Gjykata Kushtetuese dhe nuk di ku i keni marrë ata
njerëz, që keni thënë se duam ta bëjmë.
Flitet tërthorazi për rrjedhën dhe shtrirjen e inteligjencës në Republikën e Kosovës, por
nuk flitet asgjë konkrete dhe, ju lutem, në nenin 129 të Kushtetutës së Republikës së
Kosovës, thuhet se “Agjencia Kosovare për Inteligjencës zbulon, heton dhe mbikëqyrë
kërcënimet ndaj sigurisë në Republikën e Kosovës” dhe këso kërcënimesh kemi mjaft,
jemi duke i parë të gjithë.
Në tabelat 3.11 dhe tabela 3.12 propozohen vija buxhetore për Sektorin e Sigurisë, por
prapë harrohet dhe nuk përmendet Agjencia Kosovare e Inteligjencës.
49
Tabela 3.13, për financimin e projekteve brenda sektorit ndahen 1.4 milionë euro për
operacione speciale dhe 1.3 milion euro janë vazhdimësi e buxhetit të këtij viti, do të
thotë 1.3 milion euro janë projekte të vazhdueshme, ndërsa 112 milionë euro janë
projekte të reja në sektorin e sigurisë.
Ju lutem, ka kaluar koha e ZKZ-ve, e SHIK-ave, ka kaluar koha e bashibozukut, ka
ardhur koha e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka ardhur koha e ligjeve dhe ne
duhet të sillemi konform Kushtetutës dhe konform ligjeve, sepse gjithë bashkësia
ndërkombëtare po vjen këtu dhe po na thotë - silluni si shtet, kurse ju hala po silleni si
katund.
Nuk do të thotë që bashkësia ndërkombëtare prej Amerike të vijë këtu dhe të na thotë: -
ne ju kemi pranuar si shtet dhe ju formoni organet shtetërore.
Edhe diçka rreth Forcës së Sigurisë. Për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë paraparë
2.800 trupa. Në buxhetin e këtij viti ju keni paraparë 1.900 trupa. 900 trupa nuk janë
paraparë në buxhetin e këtij viti dhe kjo është papranueshme, sepse ne duhet të sillemi si
shtet dhe të gjithë duhet ta dinë që ne do të krijojmë Forcë të Sigurisë së Kosovës, plus të
gjitha 1900 trupat janë me stafin dhe me Ministrinë, që është e papranueshme për
qytetarët, por edhe për ju, si udhëheqësi.
Nga 15 qershori ka hyrë në fuqi Kushtetuta e Republikës së vendit dhe dikush po harron
se ka hyrë në fuqi kjo Kushtetutë. Neni 127 tregon qartë se duhet të formohet Këshilli i
Sigurisë, këshill i cili duhet t’i japë këshilla Presidentit dhe Kryeministrit për atë që po
ndodh në sektorin e sigurisë së vendit. Kjo është anashkaluar, pra është harruar fare në
këtë buxhet, apo do të merren nga rezervat e shtetit më vonë.
Unë do të dal edhe në një pikë tjetër që është shumë e rëndësishme për buxhetin e
Republikës së Kosovës. Pra, e kam këtu një aktvendim të Gjykatës Ekonomike të Qarkut
në Prishtinë. Në këtë aktvendim, një ndërmarrje private, ndërmarrja” Çlirimi” e ka
paditur Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe kjo ndërmarrje ka fituar kontestin
gjyqësor. Kësaj ndërmarrjeje ia keni borxh 1.542.000 €, me aktvendimin IVC nr.
202/2006, dhe aktvendimi i nxjerrë më 23.04.2008, thotë: “Kërkesa e paditësit- detyrohet
e paditura që paditësit në emër të fitimit të humbur t’i paguajë këtij shumën prej
1.442.000 euro si dhe në emër të dënimit material shumën prej 99.793 €- gjithsej
1.542.000 € me kamatë vjetore prej 3.5% nga dita e parashtrimit të padisë më 3.11.2006
gjer në pagesën definitive, plus 4.000 euro buxhet për shpenzime. E gjithë kjo duhet të
bëhet në afat prej tri ditësh nga dita e marrjes së këtij aktvendimi. Pra, ju me siguri keni
bërë ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës, por kjo lëndë në Gjykatën Ekonomike të
Kosovës është bërë për shkak të shkëputjes së njëanshme të kontratës me një kontraktues
privat. Dhe, zoti Kryetar e di më së miri se në kohën kur e ka udhëhequr Ministrinë e
Shërbimeve Publike, ndërmarrja “Çlirimi” e ka fituar tenderin. Firma”Mabeteks”është
më e fortë se ndërmarrja “Çlirimi”, por Qeveria e Republikës së Kosovës i ka borxh,
sepse e ka fituar kontestin gjyqësor, nëse nuk intervenon dikush në Gjykatën Supreme që
atyre t’ua marrin këtë kontest gjyqësor.
Këto para nuk i keni paraparë në buxhetin e Republikës së Kosovës 1 milion e 500 mijë
euro, që keni për t’ ia paguar ndërmarrjes” Çlirimi”, pra është dashur dikush t’i parasheh,
ose prapë do t’i merrni në atë buxhetin e rezervës, se ashtu - kështu po besoj që edhe në
50
këtë vit do të kemi mjaft rezervë, se nja 200 milionë euro kanë mbetur suficit dhe kanë
për të mbetur edhe në buxhetin tjetër.
Mendoj që ky projektbuxhet nuk i përmbush as për së afërmi kushtet, në rend të parë për
sektorin e sigurisë së vendit. Ju e dini dhe disa parafolës këtu e përmendën edhe
Mitrovicën. Mitrovica është e diskriminuar në lidhje me buxhetin e Republikës së
Kosovës. Ju e dini se Mitrovica tani për tani dhe disa banorë të Mitrovicës kanë probleme
dhe hallet më të mëdha për kthimin në vendet e tyre dhe Qeveria e Serbisë gjithçka po
bën në këtë drejtim, ndërsa ne si Qeveri dhe asnjë parlament nuk bëjmë as hapin e miut
në këtë drejtim.
Ju faleminderit!

Lumi- Numri i postimeve : 61
Registration date : 12/12/2008
Pavaresia-Epoka e Rugoves
Nga Gani Geci
Në tre vjetorin e ndarjes nga ne të Presidentit të pare të Kosovës Dr.Ibrahim Rugova
Ne tre vjetorin e vdekjes se te madhit,arkitektit te pavarsise se Kosoves dhe Presidentit te pare te Kosoves Dr.Ibrahim Rugova, me duhet te ndalem dhe te medoj para se te shkruaj disa rreshta dhe te kujtoj shume nga thenjet e tija te shtrenjeta e te cilat ne qdo moment i kujtoj.
Ibrahim Rugova ishte vizionari i te sotmes. Kete qe ne sot po e gezojme ai e kishte parashikuar para 20 viteve. Ai ka bere qe vuajtjet e Shqiptareve Kosovar sot te shperblehen me ate qe na takonte qysh ne vitn 1912. Andaj mos prezenca e tij ne Kosoven e Pavarur eshte nje mungese, pikellim, deshprim, por mbi te gjitha emri i tij eshte vet Pavaresia-Epoka e Rugoves.
21 Janari i vitit 2006 ishte nje dite e cila asnje here nuk mund te zevendesohet me ndonje moment qe do te me thente mendjen e te mendoj diq tjeter perpos porosive te tija te urta me shume shije te thurrura nga nje njeri i urt qe edhe botes i fail shembull se si me paqe fitohet ajo qe e meriton.
Presidenti Rugova qdo here qmoi kontributin e secilit duke mos anashkaluar aftesit dhe meritat e askujt qe donte te kontribonte ne qeshtjen e cila ishte ideal per te gjithe Shqipetaret Pavarsia e Kosoves.
Presidenti per qdo feste diti te uroj qytetaret qe sot per fat te keq spo kem nje kaliber te perafert i cili edhe pse gjindemi ne kohe me te mira smund te gjeje fjale e as te krijoj hapsire per afrimin e kombit,sote Kosoves me shume se kurr i mungon nje President qe perfaqeson unitetin e popullit.
Kosova pati fatin qe te kete nje prijes qe me menqurin e tije arriti Kosoven ta miqesoj me shtetet me demokratike ne bote,arriti qe me pune te krijoj mardhenje shume te forta e siq thonte ai te perhereshme me miqet tane Ameriken.
Rugova ishte Luftetar i Politikes moderne, gjithashtu ky njeherit ishte Misionar i paqes per te cilin gjithe bota I beri nderimet me te larta. Ishte ai, i cili me politiken e tij paqesore arriti çeshtjen e Kosoves ta nderkombetarizonte dhe ta fuste ne Agjenden e qendrave boterore te vendosjes, perkunder veshtiresive e barrierave qe ka hasur gjate karrieres se tij politike.
Figura ma e ndritur ne nje vjetorin e pavarsise se Kosoves.... respekt per punen e palodheshme te Dr. Ibrahim Rugoves.

Similar topics
» Gani Geci: Pas 7 vjetësh e pranuat se e shkatërruat LDK-në
» Gani Geci:Pavarësia – Epoka e Rugovës
» Bardh Sokoli:NË MBROJTJE TË DINJITETIT TË FAMILJES DHE TË UÇK-SË, GANI GECI GRUSHTON XHAVIT HALITIN
» Gani Geci:Pas 7 vjetësh e pranuat se e shkatërruat LDK-në.
» Gani Geci paditet për vrasjen e Sandokanit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi