Qeveria - garantues i kredive
Qeveria - garantues i kredive
Qeveria - garantues i kredive
Përmes fondit për bujqësi, Qeveria e Kosovës do t’u garantojë bankave komerciale kthimin e kredive të fermerëve. Ndërsa, sipas versionit të Bankës Qendrore të Kosovës, ky fond do të përdoret vetëm për subvencionimin e kamatave
Nga Zekirja Shabani më 20.04.2009 në ora 8:21
Bankat komerciale në Kosovë do të jenë të sigurta për kthimin e kredive nga fermerët. Qeveria këtë e garanton përmes fondit për bujqësi, të cilin e ka propozuar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, javën e kaluar.
Ky është një nga versionet më të mundshme për shfrytëzimin e këtij fondi, edhe pse guvernatori i Bankës Qendrore, Hashim Rexhepi, thotë se ideja është që përmes tij të subvencionohet një pjesë e kamatave.
Megjithatë, themelimi i këtij fondi mbetet ende në nivel të propozimit dhe detajet do të jepen pas tre muajsh nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave.
Burime të gazetës brenda kësaj ministrie thonë se problemi kryesor është sigurimi i parave.
“Nuk e dimë nga t’i marrim paret. Ishalla na dalin ato për të mbuluar të gjitha nevojat”, thotë burimi nga MEF-i.
E sigurt është se bankat nuk do ta financojnë këtë fond. Kryetarja e Shoqatës së Bankave të Kosovës, Diturije Hoxha, thekson se ato nuk do të japin pare.
“Ne presim që Qeveria ta garantojë kthimin e kredive’, thekson Hoxha.
Sipas saj, sistemi i kreditimit nuk do të pësojë asnjë ndryshim. Ai do të jetë i njëjtë si për të gjithë klientët, vetëm se fermerët që deri më tash nuk i kanë plotësuar kushtet, tani me garantues të fortë do të kenë qasje më të lehtë.
Detajet për mënyrën se si do të kompensohen bankat nga Qeveria, në rastin e kredive të këqija, ajo thotë se nuk janë bërë të ditura ende.
“Për mënyrën e funksionimit të fondit, ende nuk ka detaje”, thekson Hoxha.
Ndërkaq, kreu i BQK-së, Hashim Rexhepi, thotë se qëllim kryesor është që të krijohen kushte më të volitshme për zhvillimin e bujqësisë. Ai pohon se nuk do të ketë kreditim të drejtpërdrejtë, por Qeveria përmes fondit do të subvencionojë një pjesë të kamatave.
Sa i përket mënyrës së organizimit dhe mbikëqyrjes, Rexhepi thekson se është herët të flitet.
Ngjashëm përgjigjet edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi, sipas të cilit krijimi i fondit për bujqësi është vetëm propozim.
“Është një iniciativë që po diskutohet dhe deri më tani nuk ka asgjë konkrete”, shprehet Krasniqi.
Në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka vite që pret të realizohet projekti për subvencionim të kamatave nga 70 deri në 100 për qind, sipas modeleve të rajonit.
“Ne e kemi pasur një projekt për subvencionim të kamatave për fermerët ndërmarrës, që janë të gatshëm për investime”, tregon këshilltari i ministrit të Bujqësisë, Nijazi Idrizi.
Ky projekt është paraqitur edhe në konferencën e donatorëve, por nuk kishte gjetur përkrahje.
Idrizi nuk e di se si është menduar formimi i fondit për bujqësi, pasi që për këtë nuk është pyetur Ministria e Bujqësisë. Mirëpo, tregon se bujqësia ka nevojë për ndihmë. Ajo tani ka në dispozicion vetëm 0.82 për qind të mjeteve të buxhetit, edhe pse në GDP kontribuon me 25 për qind.
Kohëve të fundit është aktualizuar ideja për formimin e një banke agrare, e cila më vonë nga Partia Socialdemokrate është propozuar të jetë Bankë Zhvillimore.
Kjo bankë, sipas tyre, do të kishte kompetenca për mobilizim dhe menaxhimin e suficitit, apo deficitit të Buxhetit të Kosovës, buxheteve komunale, depozitat në BQK, paratë e pensioneve dhe fondin e privatizimit.
Sipas kësaj partie, Banka Zhvillimore do të menaxhonte nga 1.7 deri në 2 miliardë euro, të cilat tani janë në qarkullim jashtë Kosovës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi