Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një fjalim që nuk harrohet

Shko poshtë

Një fjalim që nuk harrohet Empty Një fjalim që nuk harrohet

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 21, 2009 11:50 pm

Berisha me mësuesit
Prof. Dr. Sali Berisha



Një fjalim që nuk harrohet Berisha_sm


Të dashur mësuese mësues pedagoge e pedagogë, profesore, profesorë të shkollave dh universiteteve të Shqipërisë. Të dashur nxënëse, nxënës, studente dhe studentë të Shqipërisë., ta dashur prindër dhe familjarë të nxënësve në të gjitha shkollat ë e Shqipërisë. Është nder dhe kënaqësi e veçantë për mua që në emër të qeverisë shqiptare të uroj secilin prej jush në këtë sallë dhe kudo që festoni sot: Gëzuar 7 Marsin, ditën e misionit tuaj të madh. Unë gjithashtu dua të shpreh nderimin tim më të thellë, admirimin tim më të madh dhe të qeverisë shqiptare për mësueset dhe mësuesit, pedagoget dhe pedagogët e vendit, që në një shekull përmbushën misionin e lartë dhe fisnikë të tyre , kontribuuan në edukimin dhe formimin qytetar të fëmijëve tanë. Shkolla është vatra e dytë e ngrohtë familjare, vatra e dijes dhe e formimit profesional të fëmijëve tanë. Historia dëshmon se vitaliteti i një individi, por edhe një kombi në tërësi përcaktohet para së gjithash dhe mbi të gjitha nga aftësia e tij se si të ndryshojë, si të rritet dhe të shndërrojë në realitet qëllimet, idealet, projektet, ëndrrat dhe aspiratat e tij. Pra për çdo individ , çdo komb ndryshimi arrihet nëpërmjet dijes, arsimit. Për qeverinë time, për mua , gara e dijes është promotori kryesor i ndryshimit. Për çdo individ, për çdo komb, ndryshimi është jetik. Për ne shqiptarët për shkak të historisë tonë të dhimbshme kemi humbur kohë më shumë se çdo komb tjetër në rajon apo në Europë, jo ndryshimi, por ndryshimi i shpejtë është përcaktues dhe vendimtar për të sotmen dhe të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë.



Prandaj katër vjet më parë në këtë sallë ne shpallëm se për qeverinë e ardhshme shqiptare gara e dijes do të jetë lokomotiva e ndryshimit për rrjedhojë arsimimi dhe shkollimi i mirë i fëmijëve tanë, shndërrimi i shkollave në vatra të fuqishme që u mësojnë nxënësve qytetërimin, dijen, profesionet bashkëkohore do të ishin përparësia jonë më madhore , alternativa jonë më e shpejtë, leva jonë e Arkimedit për të ndryshuar Shqipërinë dhe shqiptarët.



Ne u zotuam këtu para mbarë shqiptarëve për reformën e madhe të arsimit do ta nisim nga mësuesi, roli dijes, dinjiteti i tij si kusht më përcaktues. Mësuesi i aftë, nxënësi i aftë është besimi ynë, prandaj mësuesve që ne u besojmë mendjen e fëmijëve tanë, formimin e tyre do t`u japim vendin e nderuar që meritojnë si në shpërblime ashtu dhe në kushte pune.



Fati i madh i një shoqërie, thotë filozofi i madh, Jasper, përcaktohet nga mënyra se si ajo nderon mësuesit e saj. Kjo shoqëri meriton një fat të bardhë ndaj kjo shoqëri nderon dhe do të nderojë gjithnjë mësuesit e vet. Katër vjet më parë ne u angazhuam se në mandatin tonë të parë do të dyfishonim rrogat e 44 mijë arsimtarëve dhe të pedagogëve të shkollave të vendit. Zotimi ishte vërtetë i vështirë jo fakti që ata që ishin skeptikë në mbajtjen e këtij premtimi ndërsa qeveria e asaj kohe dhe opozita e sotme që kishte përgjysmuar buxhetin e arsimit duke e ulur atë nga 4.2 % në 2.15 të Prodhimit të Brendshëm Bruto, pra në nivelet më të ulëta në Europë, u tall me premtimin tonë. Kurse unë sot si ish-nxënës që kam admiruar mësuesit e mi, si ish-pedagog që me përkushtim kam dashur studentët e mi, si prind që kam ushqyer dhe ushqej respekt të veçantë për mësuesit e fëmijëve të mi dhe tani për mësuesit e fëmijëve të tyre, festoj i gëzuar me ju këtë ditë sepse unë kam shndërruar në realitet premtimin tim. Sot çdo mësues i këtij vendi është i sigurtë se më 1 maj të vitit 2009 rroga e tij do të jetë dy herë më e lartë se në vitin 2005. Mësuesit po ndryshojnë, Shqipëria po ndryshon. Por unë jam këtu për t`u zotuar se në mandatin tim të dytë, mësuesi do të jetë në piedestalin që i takon dhe rritja e madhe e rrogave dhe mundësitë e tjera për punë, kualifikim, strehim do të jenë motoja jonë. Katër vitet që vijnë do të ketë një rritje të madhe të rrogave se sa rritja që patëm në mandatin e parë.



Katër vjet më parë unë në këtë sallë jam zotuar para shqiptarëve se dyfishimi i buxhetit për arsimin do të jetë objektivi ynë madhor. Sot dal me kënaqësi para jush se premtimi u mbajt plotësisht. Vetëm buxheti i vitit 2009 është 44 miliardë lekë kundrejt 33 miliardë lekë që u shpenzuan në këtë sektor në katër vite 2001-2004 të marra së bashku. Shkolla moderne është dhe do të mbetet motoja e qeverisë sime. Sot pas katër vjetësh premtimi ynë është shndërruar në realitet.



Në katër vjet u ndërtuan apo janë në ndërtim 361 shkolla të reja dhe konvikte. U rikonstruktuan 680 të tjera në të gjitha qytetet dhe komunat e vendit, por kjo mjerisht nuk është e vërtetë për Bashkinë e Tiranës. Në Tiranë sërish fëmijët mësojnë në klasa me nga 40 nxënës, në Tiranë 2/3 e shkollave nuk kanë ngrohje dhe kjo jo se qeveria ime ka diskriminuar Tiranën. Në asnjë mënyrë, ju jap fjalën e nderit për këtë. Përkundrazi, Tirana është kryeqyteti, është kreu i vendit. I kemi dhënë asaj fondet më të mëdha , i kemi dhënë 2.2 miliardë lekë kredi të Bankës Europiane të Këshillit të Europës për të ndërtuar jo një apo dy, por tetë shkolla të reja dhe rikonstruktuar 18 të tjera. Sot pas katër vitesh në këtë qytet janë ndërtuar në periferinë e saj në toka të komunave, dhe s`ka ndonjë të keqe vetëm dy shkolla të reja, janë rikonstruktuar 6 palestra sportive dhe asgjë tjetër.



Po pse? Sepse zoti Rama, i cili edhe ai vjen nga një background universitar dhe prisja që arsimin e kryeqytetit ta kishte përparësinë e parë kjo nuk ndodh, sepse metamorfoza e shndërroi atë në Mr. 15 % se s`ka kush të paguajë 15 % të vlerës për trojet e kopshteve dhe shkollave ndaj dhe ato ndërtohen në mbarë Shqipërinë dhe nuk ndërtohen në Tiranë, faturën e paguajnë fëmijët. Kështu që shfrytëzoj këtë ditë për t`i bërë thirrje t`i japë fund babëzisë , me urgjencë të përcaktojë trojet për shkollave në kryeqytetin e vendit. Nuk mundet që në qytetet e tjera të Shqipërisë nxënësit të jenë nga 25-30 në klasa kurse në Tiranë nga 40-45 nxënës, nuk mundet që Ministria e Arsimit të detyrohet të marrë me qira klube dhe lokale për të shkolluar fëmijët e Tiranës vetëm e vetëm se nuk jepen leje ndërtimi. Kjo politikë duhet të marrë fund. T`i shërbejë zotit Rama 7 marsi kjo ditë e shenjtë, kjo ditë e madhe, kjo ditë shprese për të ndryshuar politikën e tij në Tiranë.



Zonja dhe zotërinj, për të ndryshuar Shqipërinë ne vendosëm të ndryshojmë arsimin, për të ndryshuar arsimin ne duhet të ndryshonim nxënësit, jo vetëm mësuesin kurrikulën e tij, duhet të silleshin në moshën dixhitale, në moshën e internetit, prandaj ne zgjodhëm kompjuterin dhe internetin për të ndryshuar jetën shkollore të fëmijëve tanë, për t`i vendosur ata në universin dhe në orën globale në të cilën ata jetojnë. Prandaj dhe realizimi i këtij objektivi katër vjet më parë ndonëse dukej shumë i largët, por ne me kurajë të madhe shpallëm nismën tonë; internet në çdo shkollë të Shqipërisë.



Për mua për mësuesit për qytetarët shqiptarë, kjo pranverë do të jetë pranverë e NATO-s, do të jetë pranvera e zgjedhjeve të lira, do të jetë pranvera e mandatit të dytë, për fëmijët tanë do të jetë pranvera e internetit, e universit të pafund të tij. Këtë mars interneti do të prekë, do të funksionojë në 2200 shkolla të vendit kundrejt vetëm 38 kabineteve informatike që numëroheshin në vitin 2005, por unë dua t`i garantoj fëmijët shqiptarë se ky është vetëm hapi i parë dhe kjo është vetëm etapa e parë e vrapit tonë në moshën dixhitale se në katër vitet që vijnë katër herë më të mëdha do të jenë arritjet tona në këtë moshë, kompjuter në çdo shtëpi kompjuter për çdo fëmijë do të jetë objektivi ynë, Nxënësit po ndryshojnë, Shqipëria po ndryshon.



Reforma e thellë është merita juaj. Sot ne kemi një shkollë tjetër, sot në mbarë vendin aplikohet me sukses të plotë matura shtetërore e sistemit meritë-preferencë, proces i çliruar tërësisht nga korrupsioni, proces i standardeve më të mira dhe kjo dëshmi e integritetit dhe përkushtimit tuaj të madh dhe është një arritje e madhe për vendin. Brenda mandatit të dytë ne do të arrijmë që çdo fëmijë shqiptar që mbaron klasën e 9-të të ketë mundësi të plotë të vazhdojë shkollën e mesme. Një zinxhir i tërë konviktesh është në ndërtim e sipër në të gjitha rrethet periferike të vendit, por ju garantoj ju se kjo qeveri është e gatshme të investojë disa herë më shuam në mënyrë që fëmijët e Shqipërisë kudo që ndodhen të mund të dalin në bulevardin e dijes. Asgjë nuk skajon më shumë një fëmijë se sa mosdija. Nuk ka dhuratë më të çmuar që familja i bën fëmijës se sa shkollimi dhe arsimimi. Ndaj dhe ne do bëjmë që çdo fëmijë kudo që të lindë në Dukagjin, Frashër, Mokër, Kala e Dodës , kudo që të jetë të mundë të dalë në bulevardin e dijes në rrugën kryesore, të mos mbetet shtigjeve, por të ndjekë shkollën.



Të dashur mësuese dhe mësues, pedagoge dhe pedagogë, profesorë drejtues të universiteteve tona. Arsimi i lartë ka qenë dhe mbetet përparësi po kaq madhore sa ciklet te tjera për këtë qeveri . Në 4 vjet ne kemi rritur me 2.2 herë investimet në arsimin e lartë, në 4 vjet ne kemi katërfishuar buxhetin e kërkimeve shkencore, ne kemi akorduar një

/tiny_mce/themes/advanced/langs/en.js" type="text/javascript"> numër të madh vendesh të reja, po aplikojmë programin Brain Gain, Fondin e Ekselencës. Një nxitje të madhe ka marrë sektorin privat i arsimit universitar.



Sot Shqipëria numëron 115 mijë studentë kundër vetëm 52 mijë që numëronte në vitin 2005. Pra është mbi dyfishuar numri i tyre. Ne jemi komb i ri standardi europian është 40 studentë për 1000 banorë. Në 2005 ne ishim 12-14 studentë për 1 mijë banorë, sot kemi mbi 30 studentë për 1 mijë banorë. Unë ju garantoj ju se në mandatin e dytë Shqipëria do të ketë mbi 40 studentë për 1 mijë banorë.



Zonja dhe zotërinj duke përfunduar edhe njëherë përulem me nderim të madh para veprës dhe misionit tuaj dhe mësuesve shqiptarë të të gjitha kohërave, sakrificave të mëdha që ju keni bërë dhe bëni, por në kënaqësinë tonë të madhe duhet të jetë se së bashku këto 4 vite ia dolëm të shndërrojmë në realitet ëndrrën e themeluesve të arsimit shqiptarë, ëndrrën e rilindësve tanë. Shqipëria në NATO është Shqipëria zonjë.



Gëzuar 7 Marsin !



Rroftë Shqipëria !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi