Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Serbët rrahin një shqiptar në veri të Mitrovicës

Shko poshtë

Serbët rrahin një shqiptar në veri të Mitrovicës Empty Serbët rrahin një shqiptar në veri të Mitrovicës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 25, 2012 1:31 pm

Serbët rrahin një shqiptar në veri të Mitrovicës F1_25rrah-jpg1348568280

Serbët rrahin një shqiptar në veri të Mitrovicës

Mitrovicë, 25 shtator - Një person, E.Dansefaj (1990), i përkatësisë etnike shqiptare, është sulmuar fizikisht nga grupi i personave ende të paidentifikuar në veri të Mitrovicës. Rasti është raportuar të hënën rreth orës 21:20 min, në rrugën “Kral Petar”, përkatësisht në afërsi të lokalit “Padrino”, në veri të Mitrovicës, ndërsa patrulla Policisë së Kosovës kishte pranuar informatën nga qendra operative komunikuese, thuhet në komunikatën e policisë.

Njësiti policor, i cili ka reaguar në vend të ngjarjes, ka kërkuar për prova të mundshme materiale dhe për dëshmitarë të mundshëm, ndërsa viktima e këtij rasti ishte dërguar në shtëpinë e shëndetit në Mitrovicë, për ndihmë mjekësore. Viktima 22 vjeçar është takuar me shenja të dukshme të lëndimeve, përkatësisht gërvishtje në fytyrë dhe dhëmbë të thyer, të shkaktuara nga sulmuesit. Sipas viktimës së rastit, grupi i panjohur e ka sulmuar atë pa ndonjë pretekst derisa ishte në shoqërim të tre personave të tjerë, të gjithë të përkatësisë etnike shqiptare, por tre të tjerët kishin arritur që t’i shmangen rrezikut nga sulmi fizik i tyre, duke u arratisur në jug të Mitrovicës.

Lëndimet e viktimës, të pësuara gjatë sulmit fizik, për shkak të dëmtimit të dhëmbëve, konsiderohen si lëndime të natyrës së rëndë, por jo serioze, të konstatuara në bazë të raportit mjekësor.

Nuk është raportuar për të arrestuar deri më tani.

Rasti është regjistruar si vepër kriminale “sulm fizik dhe lëndim i rëndë trupor” i motivuar mbi paragjykime dhe nga jotoleranca dhe urrejtja etnike, ndërsa besohet se veprimet e tilla janë të organizuara nga grupe të strukturuara të të rinjve të përkatësisë etnike serbe. Drejtoria rajonale e Policisë së Kosovës në Mitrovicë ka kërkuar me përgjegjësi nga stafi udhëheqës i stacionit policor veri në Mitrovicë, që të trajtojë me prioritet identifikimin dhe arrestimin e sulmuesve.


KD
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi