"Zotëria i Parë" i jashtëligjshëm
"Zotëria i Parë" i jashtëligjshëm
"Zotëria i Parë" i jashtëligjshëm
Presidentja Atifete Jahjaga nuk ka kurorë me Astrit Kuçin, çka sipas ligjit, i pamundësohet atij shfrytëzimi i kompetencave dhe privilegjeve të “Zotërisë së Parë”. Përkundër kësaj, njeriu me të cilin bashkëjeton Presidentja posedon pasaportë diplomatike dhe merr pjesë në takime të rëndësishme që zhvillon Shefja e Shtetit. Madje, në New York ai shkoi me paratë e taksapaguesve kosovarë.
Astrit Kuçi ka udhëtuar në New York me paratë e taksapaguesve të Kosovës dhe me një pasaportë diplomatike në xhep.
Stomatologu nga Prishtina po merr pjesë në takimet zyrtare që po zhvillon delegacioni kosovar në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Thjesht, ai po sillet dhe po shfrytëzon çdo kompetencë dhe privilegj që, sipas ligjit, i jepet “Zotërisë së Parë”.
Por, ligjërisht ai nuk e ka këtë të drejtë.
Presidentja Atifete Jahjaga nuk e ka të kurorëzuar lidhjen e saj martesore me stomatologun Astrit Kuçi.
Ligji i Martesës përcakton se termi “bashkëshort/bashkëshorte” i referohet çifteve të kurorëzuar në komunë. Derisa Ligji për Protokollin e Shtetit, duke iu referuar termit “bashkëshort/bashkëshorte”, i jep kompetenca dhe privilegje burrit apo gruas së Shefit të Shtetit.
Megjithëkëtë, Presidentja Jahjaga është parë në mbrëmjen e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan në shoqërinë e bashkëshortit të saj. Po ashtu, Zyra e Presidentes ka dërguar edhe foto ku shihet Astrit Kuçi pranë Presidentes teksa kjo e fundit bisedon me diplomatin amerikan Philip Reeker.
Kjo është shkelje e Nenit 22 të Ligjit për Protokollin e Shtetit.
Aty nuk flitet për “Zotërinë e Parë”, por nënkuptohet se në rastin e Astrit Kuçit, po të kishte kurorë me Atifete Jahjagën, do të mund t’i gëzonte privilegjet e “Zonjës së Parë”.
“Në veprimtarinë zyrtare, Presidenti i Republikës paraqitet i pashoqëruar. Në ceremonitë festive, kur udhëton jashtë kryeqytetit ose jashtë shtetit, Presidenti i Republikës mund të shoqërohet nga një person tjetër i familjes, sipas dëshirës, por jo në rangun e Zonjës së Parë. Shoqëruesi i Presidentit gëzon në të gjitha rastet të drejtën e një protokolli të veçantë”, thuhet në paragrafi 4 të Nenit 22.
Burime nga një medie kanë treguar se Kuçi gëzon të gjitha privilegjet e përcaktuara me ligj, pavarësisht se ligjërisht nuk është i martuar me Presidenten Atifete Jahjaga.
“Në Komunën e Prishtinës ata nuk kanë bërë kurorë”, ka thënë Shefqet Bucaj, shef i Sektorit të Gjendjes Civile në Komunën e Prishtinës.
Astrit Kuçi vjen nga Suhareka, por as në këtë komunë nuk kanë arritur të gjejnë ndonjë dokumentacion në të cilin ai dhe Atifete Jahjaga figurojnë si të martuar.
“Jo, në Suharekë nuk kanë kurorë”, ka thënë zyrtari për informim i Komunës së Suharekës, Reshat Reshitaj.
Të njëjtën përgjigje e patën edhe zyrtarët në Komunën e Gjakovës, nga vjen Atifete Jahjaga.
“Lidhur me kërkesën tuaj për të ditur gjendjen e statusit martesor të Presidentes Jahjaga, ju informoj se në zyrën e gjendjes civile Komuna nuk figuron se ka të lidhur kurorë, por figuron që të jetë e lindur në fshatin Rashkoc, ku janë disa zyre të Komunës, por nuk kemi arritur të kontaktojmë me zyrtarët atje”, ka thënë drejtori i Administratës dhe Personelit në Komunën e Gjakovës, Mark Komani.
Express ka kontaktuar edhe Këshilltarin për Media të Presidentes, Arbër Vllahiun për të pyetur edhe zyrtarisht nëse Presidentja ka kurorë me Astrit Kuçin.
Në fillim ai ka thënë se kjo çështje është përgjegjësi e ofiçarisë.
“Ajo nuk është çështje e imja, por e ofiçarisë”, ka thënë Vllahiu.
Por, meqenëse përgjigjet e ofiçarisë për Express për këtë çështje ishin negative, Gazeta ka kontaktuar sërish Zyrën e Presidentes, nga e cila mori një përgjigje.
“Në Zyrë të Presidentes nuk mbajmë këtë lloj dokumentacioni”, ishte përgjigja e këshilltarit Vllahiu.
Një shpjegim juridik mbi këtë situatë e ka dhënë të hënën eksperti i së drejtës kushtetuese Arsim Bajrami.
Ky i fundit defektin e sheh te dispozita 22 e Ligjit për Protokollin e Shtetit, e në të cilin nuk është përfillur masa e mos-diskriminimit ligjor duke mos përdorur gjininë asnjanëse kur është folur për Zonjën e Parë të shteti.
“Është bërë një gabim sepse kur është përdor shprehja Zonja e Parë, nuk është përdor shprehja asnjanëse, do të thotë nuk është respektuar masa e mos- diskriminimit gjinor dhe ne andaj nuk e kemi institucionin e Zotërisë së Parë. Kemi një vakum ligjor, do të thotë në ligj dhe tjetra mendoj që duhet të amendamentohet kjo dispozitë sepse duhet të jetë e gjinisë asnjanëse që të mos ketë diskriminim në baza gjinore. Kështu që në këtë rast nuk ekziston një normë juridike që e rregullon statusin e Zotërisë së Parë, e i cili ka respektivisht Zonja e Parë ka status diplomatik, ka privilegje diplomatike dhe një varg aktivitetesh protokollare”, shpjegoi Bajrami.
Pavarësisht kësaj, sipas tij, në rastin e burrit të Presidentes Jahjaga është dashur të aplikohen një analogji juridike duke aplikuar kompetencat e “Zonjës së Parë”.
“Në mënyrë analoge të drejtat që me ligj janë paraparë për Zonjën e Parë mund të aplikohen me një analogji juridike edhe te Zotëria i Parë”, tha Bajrami.
I pyetur nëse Astrit Kuçi, i cili gëzon të gjitha privilegjet diplomatike, pavarësisht se nuk është ligjërisht i martuar me të parën e shteti, Bajrami ka preferuar të lë opinionin të gjykojë.
“Kjo çështje është e rregulluar me Ligjin për Familjen dhe Ligjin për Martesën, ku bashkësia jashtëmartesore nuk njihet me ligj, do të thotë se çka konsiderohet raporti i bashkëshortisë. Tash gjykojeni vetë, unë nuk kam gjykim recidiv”, u shpreh Bajrami.
Ndryshe, Jahjaga është nisur vetë e gjashta për SHBA, duke përfshirë edhe bashkëshortin e saj. Ndërkohë, krejt delegacioni i Kosovës në SHBA e kalon shifrën prej 30 vetash.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi