Hasan Gremi:Babagjyshi i Vititi të Ri-Tregim
Faqja 1 e 1
Hasan Gremi:Babagjyshi i Vititi të Ri-Tregim
Hasan Gremi
Tregim Babagjyshi i Vititi të Ri
Ditët e dhjetorit në Tiranë janë të shkurtëra dhe shpesh të mbushura me re që nxitojnë në drejtime të ndryshme dhe, herë- herë mbështjellin majën e Dajtit me një kapuç të hirtë, pastaj vrapojnë në horizontin mbi kryeqytet duke e ngjyrosur atë herë në gri të çelët, e herë më të errët. Nuk vonojnë dhe pikat e shiut që përplasen furishëm mbi çatitë e shtëpive, xhamat e dyqaneve dhe mbi rrugë. Dikush nga kalimtarët struket nën ndonjë strehë, e dikush ecën i mbrojtur nga çadra. Herë pas here, kjo cohë e ngjyrosur e qiellit griset nga një dorë e padukshne gjigante dhe shigjetat e zjarrta të diellit ndriçojnë qytetin e lagur.
Mbrëmjeve qyteti vesh rroben shumëngjyrëshe të festave të fundvitit. Nëpër rrugë vërshojnë lumë njerzish që vizitojnë supermarketet apo butiqet për të kënaqur njerëzit e tyre të dashur me dhurata për Krushtlindje apo për Vitin e Ri. Kurse fëmijëve u rrëshqet një ngazëllim i lehtë nëpër fytyrë, teksa marrin nëpër duar dhuratat e gjedhura. Këtë gëzim e ndjen edhe Aldriti tetëvjeçar që ka dalë me mamin e vet Erëmirën, për t’i blerë dhuratë për ditëlindje babi, Dritanit, të cilin e pret t’i vijë këto ditë nga emigracuoni për festat e fundvitit. Atë e ka marrë malli shumë për të atin, se ka një vit pa e parë. Ecnin me mamin prej dore përpara vitrinave verbuese, kalojnë sheshin “Skënderbej” që llamburit nga figurat e shumta, që krijojnë dritat e fasadave të ndërtesave që e rrethojnë. I hedhin një sy pemës së Vitit të Ri, e cila ngrihet shtatëlartë në qendër mbuluar nga mijëra xixëllimash të dritave shumëngjyrëshe dhe vazhdojnë rrugën për nga qendra e re tregtare, që sapo është hapur. Mban të ëmën prej dore dhe mendon për dhuratën, me të cilën do që ta kënaqë babin, prandaj ai s’ pushon duke i thënë asaj:
- Mami, dhuratën do t’ia zgjedh vetë babit. Do të marrë më të bukurën, - dhe sytë i shkëlqenin nga një ngazëllim i brendshëm.
- Mirë, shpirt!- përgjigjej e heshtur e ëma.
Hyjnë në qendrën e re tregtare ku hapësirat e mëdha të saj janë mbushur me gjithfarë mallrash. Vështrojnë nga çdo anë, po sytë e vogëlushit mbetën te një këmishë bashkë me gravatën që shkëlqenin në ndriçimim verbues.
- Këtë mami, këtë, - tregoi ai me gisht.
E ëma nuk ia prishi djalit, po i tha shitëses që t’ia paketonte. Kur shitësja po e paketonte, atij nuk iu durua pa i thënë:
- Teta, ma paketo bukur, se e dua për babin!
- Ta paketon teta bukur, që ta kënaqësh babin!- ia ktheu ajo me një buzëqeshje të lehtë përkëdhelëse dhe, duke i dhënë pakon, e uroi:
- Ta gëzojë babai!
Ecte i gëzuar rrugës për në shtëpi, me pako në dorë dhe i thoshte të ëmës:
- Mami! Mbushe tavolinën me gjellë e ëmbëlsira që i pëlqejnë babit. Dhuratës do t’i vë edhe një kartolinë urimi. Do ta shkruaj bukur. Më pas do t’i vendos në tavolinë.
- Patjetër, zogu i mamit. Do ta rregullojë sa më bukur tavolinën dhe bashkë me dhuratën do t’i japim edhe buqetën me lule, - dhe dy pika lot i rrëshqitën nëpër faqe, nga gëzimi apo se i biri ndjente shumë mungesën e të atit, ose të dyja bashkë.
- Po ne kur do të shkojmë atje ku punon babi?- pyeti vogëlushi duke mehur zërin, kur pa të ëmën pak të brengosur. Heshti deri sa arritën në shtëpi. Tani fantazia i fluturonte në vizitat e shumta që do të bënte me të atin. Pas pak u ulën për të ngrënë darkë, po atij s’i rrihej pa folur. Kështu bisedat sa vinin e shtoheshin. Në çast zilja e telefonit i ndërpreu të folurat. Ai fluturoi menjëherë te receptori dhe, sa dëgjoi zërin, thirri:
- Babi, babi! Hajde, më ka marrë malli!Po të presim! E kemi rregulluar shtëpinë bukur, - dhe kështu nëpër tel vërshonin pyetje pas pyetjesh.
Pastaj telefonin ia kaloi të ëmës, e cila e pyeti për shëndetin dhe i tha se djali dhe ajo ishin mirë, po për të kishin merak. Ai i dha lajmin e gëzuar se të premten do të vinte me avionin “Alitalia” që mbrrinte në Rinas në orën 1445. Ky ishte një lajm që e bëri vogëlushin të hidhej përpjetë duke thirrur me të madhe : “Pasnesër vjen babi! Babi im!Do rri me babin! Babi do më sjellë gjëra të bukura!”. Kështu ai nuk pushonte së thirruri duke u hedhur si ketër nëpër kuzhinë. E ëma e shikonte dhe nëpër buzë i endej një nënqeshje e lehtë. Pastaj ai tha:
- Mami! Do të shkojmë bashkë ta presim në aeroport. Është i lodhur nga rruga e largët..
- Patjetër!- iu përgjigj ajo, - vjen me dy aviona.
-Pse me dy mami?
-Udhëton nga Brukseli në Milano dhe nga Milano në Rinas.
…Mbrëmja e së nesërmes erdhi shpejt dhe Dritani atje larg, në dhomën e vet, ku rrinte me qera, po sistemonte pakot e shumta nëpër valixhe, të cilat mezi po i mbyllte. Kurse, për djalin mori një Babonatalia të madh, gati sa vetë Aldriti, me bateri që ecte dhe fliste. “Me këtë do të kënaqet duke luajtur”, - mendoi ai. E vendosi atë me kujdes në një valixhe të veçantë. E mbylli dhe çelësat i futi në xhepin e vogël të xhaketës. Kontrolloi edhe një herë, se mos kishte harruar ndonjë gjë pa marrë dhe, pasi u sigurua se të gjitha i kishte vënë nëpër valixhe, u shtri të merrte një sy gjumë, sepse nesër do të nisej herët me taksi në aeroport. Në mugëtirën e mëngjesit të akullt, të aeroportit të Brukselit, hipi në avion dhe u nis drejt Milanos. Mendonte djalin, gruan, donte t’i shkonte sa më shpejt. Hapsira gri, që shikonte nga dritarja e avionit, i fuste drithma në shpirt. Nuk e kishte ngrohtësinë e vendit të vet. Kur dielli po ngjitej në horizont, avioni u ul në aeroportin e zhurmshëm të Milanos. Dukej si rrëmujë, por secili gjente drejtimin e duhur. Sa zbriti, Dritani u drejtua nga monitorët e shumtë për të parë orarin e linjës së Tiranës. Sa gjeti emrin, diçka të ngrohtë ndjeu, po duhet të priste ca. U ul në ndenjëset e ambjentit. Koha i dukej sikur s’ecte. Piu një kafe, po prapë koha s’po afrohej. Bëri si bëri, u ul prapë dhe mendja i fluturonte në qytetin e lindjes. Zëri i megafonëve, që lajmëronin udhëtarët e Tiranës të përgatiteshin, se "Alitalia“ do të nisej, e shkundi nga mendimet. Rrëmbeu bagazhet dhe u drejtua nga kontrolli. Kur avioni u shkëput nga toka dhe mori kursin drejt Tiranës, i dukej sikur krahët e avionit i lëvizte ai...
Aldriti me mamin prisnin në Rinas dhe shpesh dilnin jashtë ambjentëve të pritjes dhe të dy shikonin tej në lagësi horizontin, se mos dallonin ndonjë avion. Asgjë s’ dukej. Ora po afronte, vogëlushit po i shtoheshin ankthet. Duke parë me vëmendje ai dalloi një si shpend të vogël në largësi që po afrohej. “Shikoje mami, shikoje! Po vjen!”. Dhe trupi i shpendit metalik po bëhej gjithnjë e më i madh, i shoqëruar nga bubullima e një zhurme që po bëhej edhe më shurdhuese.Avioni mori kursin, u ul dhe vrapin e ndali në drejtimin e duhur. U grumbulluan njerëz në dalje që prisnin të afërmit e tyre. Midis vargut që po dilnin nga kontrolli, Aldriti dalloi të atin. Nuk iu durua, thirri: “Babi, babi”! Vrapoi drejt tij, iu hodh në qafë dhe me këmbët e vogla e shtërngoi fort pas trupit të vet. Nuk pushonin së puthuri njeri-tjetrin. Pastaj e lëshoi dhe përqafoi të shoqen. Aldriti i kishte kapur të dy nga mesi dhe i shtërngonte rreth vetes. Ngarkuan bagazhin në një taksi dhe u nisën drejt shtëpisë. Në shtëpi biseda rridhte e ngrohtë e plot mall. Pyetjet nuk i linin radhë njera – tjetrës. Pasi u çmallën, i ati afroi valixhet dhe i hapi me radhë. Në fillim nxori gjërat që kushte blerë për të birin, ia vinte përpara. Ato ishin shumë, sa vogëlushi s’po i dallone se çfarë ishin. Vazhdoi me ato që kishte sjellë për të shoqen. Më pas me dhuratat që kishte marrë për të afërmit. Njera nga valixhet nuk u hap. Kurreshtja nuk e la vogëlushin të mos pyeste:
- Po këtë babi?- prekte ai valixhen.
- Një ditë tjetë, të keqen babi!
Në korridor diçka bisedoi me të shoqen dhe ajo e mori atë, e vuri në një cep të dhomës së gjumit.
Të tre ishin tepër të gëzuar se ishin bashkë pas një viti. Ditën tjetër shkuan për vizitë te gjyshërit. Çuan edhe dhuratat. Një ditë më pas shkuan te tezja, po Aldriti nuk shkoi, se e kishte lënë me shokët të luanin. Mbeti vetëm në shtëpi. Kërshëria për valixhen e pahapur e brente. Mendonte: "Pse nuk e hapi babi“? U mundua po dryni ishte i pabindur. Nuk hapej. Kontrolloi nëpër sirtarë, asgjë. Në letrën e bardhë te njeri sirtar që kishte shtruar e ëma për të mbajtur sendet pastër, dalloi diçka poshtë që ia prishte rrafsinën asaj. Ngriti cepin e letrës dhe një palë çelësa të vegjël shkëlqyen. I mori dhe provoi të hapte valixhen. Ajo u hap. Rrufe hapi pakon dhe u mahnit. Në të qendronte shtrirë një goxha plak i Vititi të Ri. E rrëmbeu dhe e vuri në këmbë. Lëvizi një çelës që ishte prapa dhe Babonatalia filloi të ecte duke folur. Aldriti u ngazëllye nga kjo dhuratë e rrallë që i kishte sjellë i ati. Mori pakon bosh e gatiti dhe e futi në valixhe dhe, pasi e mbylli me çelës, i vuri ata në sirtar dhe valixhen atje ku ishte. Kurse plakun e Vitit të Ri e vuri prapa palltove të mëdha që vareshin në garderbë dhe visheshin rrallë. E fshehu mirë që të mos dukej. Natën tjetër erdhi festa e madhe, e ditëlindjes të atit dhe e Vitit të Ri. Ndezi dritat e pemës që e kishte zbukuruar më parë, ndihmoi mamin për të shtruar tavolinën. Kur gjithçka ishte vendosur në tavolinë, u ulën dhe festa filloi me urimin për Dritanin. Vogëlushi u ngrit me mamin. Ajo mori lulet, kurse ai dhuraën me kartolinën. Ia dhanë Dritanit, e përqafuan dhe e uruan. Atij i ranë lotë nga gëzimi.Pas pak u ngrit edhe ai. Shkoi te sirtari, mori çelësat dhe hapi valixhen që kishin lënë mënjëanë. U shtang, kur pa pakon bosh. Thirri të shoqen. Ajo hapi gojën përgjysëm, nxori një “uaaa!” pa zë të fortë, që të mos dëgjonte i biri dhe me zë të ulët i tha:
- Mos e ke harruar në dhomë ku rrije?
- Jo!- u përgjigj i sigurt ai,- dhe në mendje i shkoi te ajo dhomë , në atë vend të ftohtë, se mos e kishte harruar në ndonjë cep të saj atë Babagjysh, që e kishte blerë me aq qejf për të birin, dhe ai, tashmë qendronte i vetëm në atë errësirë të akullt. Heshti, pastaj vazhdoi prapë,- jo, e vendosa me këto duar në valixhe.
- Mos janë ngatërruar në avion, - vazhdoi e shoqja gati me lotë në sy.
Pasiguria qendronte pezull, e pazgjidhshme përpara tyre.Të brengosur u ulën prapë në tavolinë, po gëzimi i festës u pre në mes. Hareja u fashit, gjithçka përrreth tavolinës sikur ngriu. Atëherë vogëlushi nuk duroi më, u ngrit dhe, pa folur, shkoi atje, ku kishte fshehur Babagjyshin, e mori, takoi butonin dhe, duke e mbajtur prej dore të dy po hynin në kuzhinë duke folur, po zëri i Aldritit ishte më i forte se ai i Babonatalies: “Erdhi Babaghyshi i Vitit të Ri! Ja, po hynë në shtëpinë tonë”!
Nga e papritura prindërve u shpërtheu një gaz i paparë. Dritanit nuk iu durua, u çua, kapi të birin, e ngriti në krah duke thënë: “Ah kolopuçi babit, kolopuç! Në vend të të bënim ne suprizë, na bëre ti”!
Puthi të birin dhe festa u bë më e hareshme.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi