Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KRISTAQ SHABANI:SHPALOSET SURPRIZA...

Shko poshtë

KRISTAQ SHABANI:SHPALOSET SURPRIZA... Empty KRISTAQ SHABANI:SHPALOSET SURPRIZA...

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 27, 2012 6:58 pm

KRISTAQ SHABANI:SHPALOSET SURPRIZA... 273479_678723185_2024765243_n

KRISTAQ SHABANI:SHPALOSET SURPRIZA...

A kishte dhe a ka të drejtë Pegasi , kur ka propozuar e propozon : “Ismail Kadare të kurorëzohet me Çmimin “NOBEL”
KRISTAQ SHABANI:SHPALOSET SURPRIZA... 60605_10151156730178186_1561307945_n
Pse Ismail Kadare , i afruar kaq herë Çmimit Nobel, këtë tetor duhet te kurorëzohet?
nga Kristaq F. Shabani



Një trajektore reje ,
u ul afër tokës
dhe mbi qytet të gurtë
lëshoi një frazë:
“Erdhi fatlumi çast…
I ringritjes së Argjiros..."
Kaq shekuj
në skulpturë guri…

Nga reja
Shtojzovallja
me ngjyrime ylberiane
u shfaq…

Stina
e stima
e gurtësuar ,
prodhuese
e qilimbukurve
mahnitës
u ul mbi një shtëpi lindjeje …
sikundër ulet
mbi kurorë luleje
një Bletë e ditur, ...
me sykthyer teresisht
nga e Bukura..
Sapo u ul,
një ylberizim
gjigand ngjyrimi
projektoi
në një skenë „
”Malgjërë”:
Një trofe triumfi ...

”Kemi pritur njëqind vjet”-
shpërtheu bisqet kënga,
”Kemi pritur një shekull
germëzuar gërmat..."
“Kemi pritur e pritur”
gazmonin breznitë...

Fishta i galluar
ngjante me Perendine.
Migjeni jepte e merrte
me "KLITHMERITE"....

Gjithçka mori
tjetër formë ...

Qytetin e gurtë
Ne hapësira e mbushën
Breznia e ikur ,
duke tundur
mendimin
e arkitekturuar
në qenien – qytet...
Stockholmi kishte ndezur dritat“...

Një një mijë male
u ndrit bardhësia e letërsisë ...
dhe u përndritën.
si flakadanë miliona zjarre...

Lëshonin nga leshuesit e tyre 'hermetike"
një A kuqezezë...
në orbitën e habitur...

*
Shpesh , kur diskutojmë për këtë kurorëzim, ndjejmë peshën e triumfit, por edhe të zhgënjimit…

A nuk e meriton letërsia shqiptare një “dafinizim” të tillë, një skeptër “NOBELI”?
Shpesh herë e kemi “brumuar” vetë ne, kemi produktuar negativitetin, kemi “ofsharë”, kemi futur konceptin trullosës të kahjes së zjarrtë të politizuar ,duke ngatërruar keqas interpretimin e veprës kolanë …, kur studiuesi, mendimi kritik i huaj, lexuesi modern, ka evidentuar parashembullin , parakalorësin e nje gjeniu letrar… duke kalëruar kuq e zi në letrsat botërore…

Kaq , jo më … Një këshill i vogël moral…

Tashmë, interpretimi ynë duhet të jetë gjallor, sikundër është vetë substrati shumëgjinish lëvrues i Kadaresë, i cili spikat në larminë dinamike, në aftësinë përshkruese, në trajtesën e spikatur, në narracionin gjelbërim shumë, në kronikimin “gojëhapës” dhe me vërtetësi reale, duke rikthyer me gjenialitet retrospektivën e duke e përshkruar atë jo si thjesh fantazi, improvizim , por sikur ka qenë dëshmitar okular ngjarjesh, episodesh e duke nxjerrë në bisedë konkluzive tiparëzimin e një kombi përfaqësues , të lashtë që epokon , kundërton, i lindur për lirinë jo vetëm të tij, por edhe të te tjerëve duke eposur me bëma të mëdha historike mbajtjemendëse …



Po figurimi apo mjeti stilistikor? I shndërruar në symbol.
Po arkitektura e gjinive? Individualitet ne tejcak...
Po korsia ? E veçantë, asnjë përqasje me të tjerët...
Forca? Te intelekti përcjellës, i lindur n ë ”kryeqytet”...
Po protagonistët? Origjinalë, të gdhendur e daltuar me “daltë” fine
Po gjetjet? Hapësira të reja dhe në shkretëtirë grafikuar “oazet”

Po vërshimi? Lumon nëpër gjuhë ...
Po krenimi? Natyrisht i gjallë dhe përcjellës..
Vlerësuesi? I vlerësuar dhe ne pritje trompetimi..
Po pentagrami? Me të gjitha notat e përtej notave ...
Po ç’flitet: Diktutojnë dhe të vegjëlit.
Si e shprehin? Me vlere emotive ...
Të shkruarit? Përtej lindjes...

E veçanta ka hapur krahët bukurishëm...
Koha mban mend...
Gjirokastren time, tenden , te gjitheve ...
ne xhaketen e saj
nje manxurane aromemire ...
ndezese lulesash prilli...

Gjirokastër , 27 shtator 2012

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi